Si te fitoj leke keshilla shtese
Aplikimi ne adsense nuk eshte dhe aq i veshtire por ama jane disa hapa qe duhen ndjekur
dhe disa rregulla qe duhet te dime.
1. Ne radhe te pare duhet ditur se nuk mund te aplikoni me nje sajt ne gjuhen shqipe
Rregullat e google -it nuk e lejojne aplikimin ne gjuhe shqipe akoma.
Prandaj per te pare se ne c’gjuhe mund te aplikojme klikoni
ketu.
Per nje fare kohe akoma dhe reklamat e google adsense nuk shfaqeshin fare ne
territorin e Shqiperise, por me pas google e kthehu mendjen.
Pra ne territorin e Shqiperise shfaqen si reklama shqiptare ashtu dhe te huaja.
Dmth pasi kemi marre aprovimin mund ti fusim reklamat ku te duam.
Pra nese jemi gati mund te aplikojme
ketu
2. Ne radhe te dyte po e themi edhe nje here se qe te kemi pergjigje pozitive
dhe te na aprovohet aplikimi mire eshte te kemi nje numer te konsiderueshem
artikujsh ne sajtin tone. Tani cili eshte numri i duhur, nuk eshte se eshte ndonje
rregull fiks por rreth 70-80 artikuj besoj se mjaftojne.
3. Artikujt eshte mire te jene artikuj orgjinale dhe jo copy/paste nga ndonje sajt
tjeter sepse thjesht llogjika thote se nuk ka pse te paguhesh ti me punen e tjetrit.
Dhe google nuk eshte i trashe dhe nuk eshte e lehte tja hedhesh.
4. Ne varesi te sajteve duhet te jene dhe artikujt dmth. nese ti ke nje sajt per
vetem per shendetesine psh.
www.shendeti-im-online.al
dhe pastaj aty
ke artikuj per futbollin apo per show biz, nuk eshte ideje me e mire
sepse vizitori qe sapo erdhi ne sajtin tone me te vene re qe nuk ka ate qe donte
ka per te ikur dhe ne nuk na intereson kjo. Ne duam vizitore, dhe qe te mos
largohen vizitoret por dhe te rikthehen duhet te kemi ate gje qe themi se kemi
dhe jo te perdorim "manipulime", nese duam te kemi jetegjatesi.
Nuk e di nese isha i qarte ne kete pike sepse jane me qindra kesisoj sajtesh
qe pasi fitojne nje klikim nga ne dhe me pas i vizitojme me pas largohemi
per te mos u kthyer me kurre.
5. Ekzistojne shume sajte dhe perdite numri i tyre po rritet ne menyre te frikshme
por ata qe jane me vizion punetore, dhe qe duan te punojne kane per te ecur.
6. Qe te vije koha e korrjes ne fillim behet
a) gjetja e tokes,
b) rregullimi dhe rrethimi i saj,
c) perzgjedhja e fares,
d) lerimi tokes dhe mbjellja,
e) vaditja dhe prashitja,
f) korrja dhe shirja.
(Me sa duket kohen nuk paskan ndryshuar qe nga lashtesia thjesht jane dixhitalizuar
)
a) Fillojme me gjetjen e tokes, gjeni cili eshte fusha juaj ne te cilen keni njohuri me te shumta dhe deshire per te punuar. Psh: nese jeni barist dhe dini sesi funsionon bari dhe sesi behen kokteile te ndryshme pse jo mund te merreni me kete gje. Nese jeni tip qe dini pak nga te gjitha mund te beni nje sajt te pergjithshem vetem se keto lloje sajtesh kane nejove per me shume pune dhe me shume angazhim.
SHENIM: ASKUSH NUK KA PER TJU THENE SE CFARE ESHTE ME E MIRE PER JU! DHE SE CFARE ECEN ME SHUME!!! SEPSE DHE IDEJA ME E THJESHTE MUND TE VLEJE MILIONA POR ATE QE MUND TJU THEM ME SIGURI DHE SE RREGULLI I ARTE ESHTE (PO SOLLE TRAFIK NE SAJTIN TEND, TRAFIK KONSTANT DHE NE RRITJE - FITIMET KANE PER TE ARDHUR)
b) rregullimi dhe rrethimi i saj, ketu futet ngritja e struktures se sajtit tuaj si nga ana grafike dhe vizuale, ana grafike e nje sajti dhe sesa terheqes eshte dicka shume pozitive. Plus edhe mbrojta nga viruset dhe berja e back up- eve ne rast nevoje.
c) perzgjedhja e fares, dmth duhet te kerkosh se me cfare lloje artikujsh do ta pasurosh sajtin tend. Nese vendosim te kemi nje sajt pak nga te gjitha (te pergjithshem) ok ky hap mund te anashkalohet por nese duam te bejme nje niche (sajt vetem per nje teme te caktuar, atehere kete duhet ta vendosim tani)
d) lerimi i tokes dhe mbjellja, kjo eshte faza me e veshtire sepse ketu do behet puna me e rendomte dhe e veshtire krijimi i artikujve dhe ngarkimi i tyre ne sajt. Ketu eshte gjithe barra e punes dhe nese kemi persona qe mund te na ndihmojne sa me mire.
e) vaditja dhe prashitja, ne kete faze merremi ne perkujdesjen e sajtit dhe shikojme per gabime te ndyshme per rregullime qe duhen per per shtesa apo heqje dhe per pasurim e sajteve me artikuj te tjere.
f) korrja dhe shirja nese i kemi kaluar te gjitha fazat nuk mbetet vecse te korrim te te shijme frutet e punes sone te lodhshme
Jo pa shkak e mora kete paralelizem me punen e veshtire te bujkut sepse duhet te kuptoni qe nuk fitohen kaq lehte parate nese nuk investoni ore te tera pune.
Une harxhova nje ore kohe per te bere kete artikull, ti pese minuta per ta lexuar, per sajtin tend sa kohe ke harxhuar?