⚽ Futbolli ⚽

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,072
Reagimet
1,284
Për ata që nuk e dinë kjo është arsyeja pse portjeri nuk lejohet ta kapë me dorë një pasë nga një lojtar i skuadrës së tij

Kjo është pjesë nga finalja e Evropianit 1992 Danimarkë - Gjermani dhe pasi danezët ishin në avantazh 2 me 0 shtynin kohën sa të mbaronte loja.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ç'mendim kini për këta kartonë të kuq?
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Të pathënat e botërorit të 1998 @Uriel
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ndeshja e shitur e shekullit. Turpi i futbollit.
Nuk e di nëse e ke parë @Dr. Luka por shumë e tejkalon çdo kufi
Italy - Kore e Jugut 2002
Spanjë - Kore e Jugut 2002

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Apsaq (offside) pozicioni jashtë loje

Në ndeshjen e saj të parë në “Euro 2020”, Franca mundi 1-0 Gjermaninë. Ekipi francez fitoi falë një autogoli të mbrojtësit gjerman Mats Hummels. Por ndeshja mund të kishte përfunduar 3-0, po të mos ishin anuluar dy gola, njëri i shënuar nga Kilian Mbape dhe tjetri nga Karim Benzema.

Në mënyrë të ngjashme, lojtarit anglez Xhordan Henderson iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Republikës Çeke. Sipas rregullores aktuale, një lojtar konsiderohet në pozicion jashtë loje nëse ka më pak se dy lojtarë mbrojtës midis sulmuesit në vijë të drejtë kur topi luhet përpara.

Golat e sulmuesve francezë u anuluan pikërisht për shkak të shkeljes së këtij rregulli. Ndërsa golat që u shënuan në parim vinin nga një pozicion jashtë loje, në këtë rast mund të thuhet se duke qenë se shkeljet ishin aq të vogla as Benzema dhe as Mbape nuk po fitonin ndonjë avantazh të dukshëm.

Në përgjithësi, loja sulmuese në futboll është e çmuar dhe inkurajohet. Sulmuesit në fjalë mund të kenë qenë teknikisht në shkelje të rregullit, por jo të frymës së tij. Debati në lidhje me atë që konsiderohet më e mirë për lojën, përkundrejt zbatimit të rreptë dhe direkt të rregullave të saj, dhe posaçërisht pozicionit jashtë loje, nuk është thjesht mbi një klauzolë të vogël se si drejtohet loja. Ai prek thelbin e një ndarje filozofike rreth lojës së futbollit, që ka ekzistuar prej dekadash.

Një trashëgimi e lojës së regbisë

Regulli i parë mbi pozicionin jashtë loje u forcua me formimin e Shoqatës së Futbollit në Angli (FA) dhe publikimin e rregullores së saj në vitin 1863. Rregulli ndalonte çdo lojtar sulmues të ishte përpara topit në raport me lojtarët kundërshtarë.

Nevoja për një rregull të tillë, lindi pjesërisht për shkak të fakti se përndryshe futbolli do t’i ngjante shumë regbit, me taktika të ngjashme dhe lojtarët që lejoheshin të përdornin duart për të kontrolluar topin në disa rrethana.

Supozohet se sulmuesit përfitojnë një avantazh të padrejtë duke qenë përpara topit. Pozicioni offside është ende thelbësor edhe në lojën e sotme të regbit, dhe ruajtja e tij si një parim në futboll u mbroj shumë gjatë kohës kur FA po hartonte regulloren e saj në vitin 1863.

Synimi ishte të ndalohej që lojtarët sulmues të zinin pozicione afër portës së kundërshtarëve, dhe thjesht të prisnin që topi të hidhej në drejtim të tyre për të shënuar. Taktikat dominuese të ekipeve të shtresës së lartë angleze të kohës, ishin futja në fushë e deri 8 sulmuesve, që ose driblonin topin ose “përplaseshin me kundërshtarin”, për të përparuar në fushën e blertë.

Por ekipet angleze të shtresës së lartë e shihnin sportin si një provë të forcës individuale, sesa si një përpjekje kolektive teknike. Loja do të fitohej përmes jashtëzakonshmërisë angleze, dhe jo kocepteve socialiste të ndërmarrjes së përbashkët.

Por jo të gjitha ekipet luajtën në këtë mënyrë. Për shembull, disa ekipe të shekullit XIX-që i përkisnin komuniteteve industriale në veri të Anglisë, e mbështetën rregullin e pozicionit jashtë loje. Sidomos në Skoci, pasimi ishte një tipar kryesor i lojës, megjithëse nuk kishte asnjë rregull të pozicionit jashtë loje.

Dallime të tilla kontribuan në evolucionin e rregullit jashtë loje të futbollit. Ndryshimet e para ndodhën në vitin 1866, kur lojtari cilësohej në “pozicion të rregullt” nëse kishte 3 kundërshtarë midis tij dhe topit, ose nëse ai ishte pas topit kur po luhej loja.

Në vitin 1873 rregulli u ndryshua, në mënyrë që një lojtar të konsiderohej në pozicion jashtë loje kur topi hidhej përpara tij, më shumë sesa kur ai e merrte topin. Në vitin 1903 erdhi “ndërhyrja në lojë”, një përkufizim i gjatë dhe shpesh subjektiv i asaj që bën një lojtar duke qenë aktiv gjatë një periudhe loje në të cilën ndodh një pozicion jashtë loje.

Pastaj në vitin 1925, u vendos që mjafton të ishin vetëm 2 lojtarë mbrojtës përpara sulmuesit që ai të ishte offside. Ai ndryshim ndodhi për shkak se skuadrat ishin bërë aq shumë të afta për t’i lënë kundërshtarët në pozicione jashtë loje, sa që ndeshjet shpesh futeshin në një ngërç.

Ndryshimet moderne ndodhën vetëm në vitet 1990, ku duhej që një sulmues të ishte në vijë të drejte me vetëm 1 mbrojtës për të mos qenë në pozicion jashtë loje. Në vitin 2005, u vendos që një lojtar konsiderohet offside vetëm nëse një pjesë e trupit me të cilën lejohet të prekë topin është përtej mbrojtësit të parafundit.

Gjithsesi mbete ende pyetja bazë se pse duhet offside në futboll. Kur ishte drejtor teknik në FIFA gjatë viteve 2016-2018, ish-futbollisti i famshëm holandez Marko van Basten, bëri fushatë për heqjen e tij. Ai vuri në dukje se tifozët donin një futboll më emocionues me sa më pak ndalesa dhe vonesa.

Për të arritur këtë, ai argumentoi se heqja e pozicionit jashtë loje do ta thjeshtojë lojën, dhe do ta bëjë atë më interesante dhe dinamike. Kritikët e Van Basten thonë se ky akt do të çonte në kaos. Por larg prishjes së bukurisë së lojës, ka një konsensus të gjerë se pozicioni jashtë loje e ka forcuar lojën sulmuese duke i bërë ndeshjet më emocionuese dhe më të rrjedhshme.

Ndërkohë janë zhvilluar ndeshje-provë pa rregullin e offside, duke sjellë rezultate të përziera. Ndeshja eksperimentale çoi në një rezultat me shumë gola (9-7), por gjithsesi në tërësi ndeshja nuk ishte shumë ndryshe. Van Basten beson se kjo lojë mund të përshtatet dhe të përmirësohet siç ka bërë sporti i hokejit.

Ky debat adreson polemikat e shkaktuara nga përdorimi vitet e fundit i asistencë me video arbitër të asistuar (VAR), ku sulmuesit janë penalizuar nga aplikimi i pozicioneve jashtë loje edhe me shkelje milimetrike. / bota.al
 
Për pepinot dhe antipepinot... Italia gjithnjë ka qënë e fortë, por në ndryshim me psh Gjermaninë, fuqinë e kishte se nuk hante gola, por kur hante gola e kishte më të vështirë, në kundërshtim me Gjermaninë apo edhe me Francën që kur hanin gola bëheshin më agresivë dhe shënonin.
Kjo është penalltia historike penalltia e shekullit kur Roberto Baxho një golashënues fenomenal, madje një nga penalltigjuejtësit më të mirë në botë me rreth 80% të penalltive të përfunduar në rrjetë humb penalltinë atë në finale tragjike me Brazilin.
Humb penalltinë më të rëndësishme të jetës së tij, dhe bëri që të gjithë pepinot në mbarë botë të pikëllohen apo jo o @Dr. Luka ....
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në fakt kaq shumë bujë ka bërë kjo penallti saqë shumica e ka harruar fare se Italia ka humbur edhe një botërorin në 1990 që u zhvillua në Itali.
Në këtë botëror Italia qe më e fortë dhe humbi në gjysmëfinale me Agjentinën me penallti. Italia deri në gjysmëfinale nuk kishte ngrënë asnjë gol,
ha një gol aty si kot e kot, barazim dhe më pas penallti. Fiton Maradona i poshtër. Po kot që fituan se më pas i mundën gjermanët që @niki i do kaq shumë madje ka shumë mundësi që me këtë botëror do jetë bërë gjerman i flaktë.
Ky botëror ishte ai që shkëqeu Skilaçi si golashënuesi më i mirë me 5 gola. Këtë herë edhe Baxhua edhe Barezi penalltitë i bënë gola por nuk mjaftoi...
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Shefi vërtet është me Italinë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka një respekt të madh dhe të thellë për
kundërshtarin historik (në sport) Gjermaninë.

Gjermania që thoni ju, e ka futbollin sport kombëtar, ku luan e gjithë popullsia. Pra aktualisht janë
mbi 26 mijë klube sportive dhe me mbi 6.5 milionë futbollistë
Gjermania është shpallur 4 herë kampione bote (1954, 1974, 1990, 2014)
dhe tre herë kampione Evrope (1972, 1980, 1996)

-Ndeshja e parë si kombëtare ka qenë me Zvicrën më 1908 dhe humbi 5 me 3
-Fitorja më e thellë ka qenë me Prandorinë Ruse më 1912 dhe fitoi 16 me 0
-Humbja më e thellë me me Amatorët e Anglisë më 1909 dhe humbi 9 me 0
 
@Dr. Luka Italia me këtë skuadër mund të bëjë të pabesueshmen dhe nëse merr botërorin mot më 2022 në Katar
i bën 5 tituj botërorë dhe barazon Brazilin
dhe më 2024 nëse ia përlan Evropianin gjermanëve në Gjermani (ashtu siç bëri sivjet me inglezët)
dhe të ketë tre tituj duke barazuar Gjermaninë dhe Spanjën
ja kaq pak kërkoj unë :dreaming::cwl:
barazim
 
Kjo po që është një ndeshje futbolli që do të doja ta shikoja nga fillimi në fund, me kohë shtesë dhe me penallti.
:cwl: :cwl: :cwl:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
@Julius Holanda është një nga vendet më interesante në Evropë. Madje edhe ajo ka patur "bitkoinin" e saj shekuj më parë, mania me shitblerjen e tulipanëve...

Ata kanë arritur në finalet e botërorit të
1974 (humbën nga gjermanët 2:1)
1978 (humbën nga argjentinasit 3:1)
2010 (humbën nga spanjollët e liq 1:0)

dhe kanë fituar evropianin në 1988 ku mundën Bashkimin Sovjetik 2 me 0

E gjithë tifozëria për Holandën (përveç holandezëve) mund të ''justifikohet'' nga dy protagonistë, Krojf dhe Van Basten por kjo nuk do të thotë se holandezët nuk kishin stilin dhe shkollën e tyre madje gjithnjë kanë qenë një skuadër e rrezikshme.

Marko Van Basten
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Joan Krojf (Johan Cruyff)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Edhe unë kam qënë i të njëjtit mendim se Pele ka qenë më i vlerësuar nga sa i takon
ça mendimi keni ju
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Edhe unë kam qënë i të njëjtit mendim se Pele ka qenë më i vlerësuar nga sa i takon
ça mendimi keni ju
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Unë jam i mendimit se Pele ishte lojtar i mirë për kohën kur jetoi, asgjë më shumë. Krahasimet për mua janë të palogjikshme në raste të tilla.
 
Po ashtu edhe Ronaldo fenomeni, une jam i mendimit qe Zidane ka qene me mire se ai ne kohen e tyre.
 
Penalltia njëlloj sikur je duke bërë testimin e matematikës dhe fizikës njëkohësisht
dhe duhet të japës testimin brenda dy minutash :worried::cwl:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
si stëviten më mirë portjerët
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
ee.jpg
 
Back
Top