Pershendetje te gjitheve!
Jam nje shqiptare qe kam shume pak muaj qe po jetoj ne Frankfurt.
Pas termetit te tmerrshem qe ndodhi ne Shqiperi, jam bere e fiksuar me mendimin qe te largoj familjen time pre jShqiperise ( prinderit, motren dhe te fejuarin).Ndersa shpresoj shume qe ne me te rinjte do ia dalim te gjeme nje pune, duhet patjeter te siguroj dicka per prinderit qe te mbijetojme ketu.Cfare pune mund te bejne dy emigrant ne Frankfurt? Me ndihmon dikush me ide, mundesi, cfare te bej hap tjeter? Ju lutem nje udhezim.
E vleresoj shume cdo opinion.
Faleminderit
Nëse e keni bërë menden top tjetër gjë, por nuk mund të nisesh nga një faktkeqësi natyrore të marrësh vendime të tilla, pasi agjëkundi nuk je i sigurt.
Tani le të futemi në temë. Gjermania është Amerika e Evropës, dhe shumë veta që arrijnë të gjejnë punë dhe sistemohen disi nuk kthehen më në Shqipëri pasi standarti i jetesës është më i lartë dhe kushtet më të mira; megjithatë nuk është se u bë deti kos, hidhi një sy dhe
kësaj.
Përsa i përket jetesës dhe punës, tregu i punës është i vështirë, psh. nëse je kasap dhe gjen një punëdhënës që të ofron një vend pune të tillë, ambasada gjermane mund t'ju kërkojë një dokument që jeni kasap, mosnjohja e gjuhës gjermane gjithashtu është problem i madh, tjetër vështirësi ka akoma edhe një marrjen me qera të një apartamenti, pasi do t'ju duhet të tregoni që jeni të punësuar, edhe prapë edhe mund t'ju bëjnë naze për t'ju pranuar si qiramarrës.
Këto pra për të patur një ide. Tani ça mund të bëhet? Varet se çfarë dini të bëni, çfarë kërkoni, etj etj. Që të mos e zgjatim duket e ditur punën tonë pak a shumë në të njëjtat ujra jemi. Kështu që si fillim për ty ngrelet të punosh në restorante/taverna apo ibis (kështu quhen fastfudet atje), ndërsa për të fejuarin ngelet ndërtimi apo transporti.
Këto janë mundësitë që mund të keni për momentin, pasi mund të punoni edhe në të zezë dhe paguheni kesh.
Madje nëse dini italisht apo greqisht, e keni më të lehtë të gjeni punësim në taverna apo restorante .
Gjithashtu mund të gjeni edhe ndonjë biznes, apo qiradhënës shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Përveç këtyre zvillohen dhe kurse falas për emigrantë, dhe mund të përfitoni nga kjo, madje edhe Shqipopedia ofron
mësime autodidakte gjermanisht.
Kaq dimë kaq themi, alles gutte!