Tregu i kriptomonedhave vazhdoi të bjerë këtë muaj që lam pas.

Uriel

Ushtar mjeshtër
  • Tregu i kriptomonedhave vazhdoi të bjerë këtë muaj që lam pas. Falimentimi i FTX-it ndikoi në përkeqësimin e gjendjes së tregut duke shkaktuar panik te investitorët dhe duke vën në krizë shumë kompani që ishin të lidhura me FTX-in. Përveç falimentimit të FTX ja cilat ishin ngjarjet e tjera që ndikuan më shumë në industrinë e kriptomonedhave:
    · Përdoruesit e Instagram-it së shpejti do të jenë në gjendje të shesin NFT.
    · MoneyGram mundësoi blerjet me anë të kriptomonedhave.
    · FTX deklaroi falimentimin.
    · Binance hoqi dorë nga blerja e FTX-it.
    · Bursat e kriptomonedhave publikojnë prova të rezervave të tyre.
    · Rendimenti i depozitimit (staking yield) të Ethereum rritet ndjeshëm.
    · Çmimi i Grayscale ra në nivele rekord.
    · Joe Biden bëri thirrjen "kritike" për ndryshimin e rregullave globale të kriptomonedhave pas kolapsit të FTX.
    · Emetuesi i monedhës së qëndrueshme (stablecoin) USDC Circle fitoi licencën e pagesave dixhitale në Singapor.
    · Menaxherët e aseteve lançuan ‘Crypto 401(K)’.
    · GameStop mbështet NFT-të e Immutable X.
    · Google Cloud lidh partneritet me Solanën.
    · Banka Qendrore e Rusisë deklaroi se po punonte për integrimin e aseteve dixhitale në sistemin financiar lokal.
    · Për të mbrojtur industrinë e përgjithshme të Blockchain-it dhe tregun e kriptomonedhave, TRON DAO Reserve bleu 1 miliard USDT.
    · Aptos dhe Google Cloud zbuluan partneritetin mes tyre.
    · Crypto.com transferoi aksidentalisht Ethereum me vlerë 400 milionë dollarë në një bursë tjetër.
    · Qeveria amerikane nisi hetimet ndaj SBF.
    · Pas rënies së FTX, DeFi pa një rritje në përdorim.
    · Nike lançoi në Web3 platformën e saj të veshjeve.
    · Koleksioni i parë i NFT-ve të Cristiano Ronaldos u bë i disponueshëm më 18 nëntor si pjesë e një partneriteti ekskluziv me Binance.
    · Matter Labs rriti një fond prej 200 milionë dollarë për të rritur adoptimin e zkSync.
    · Binance rinisi dhënien e ofertave për Voyager.
    · Genesis kërkoi hua urgjente prej 1 miliard dollarësh.
    · Man Group lançon fondin e investimeve prej 138 miliardë dollarësh.
    · Balancat e portofolit të prodhuesve të Bitcoin-it ra në nivelin më të ulët të 10 muajve të fundit.
    · Bybit shpalli një fond prej 100 milion dollarësh për të mbështetur klientët institucionalë
    · Banka e Japonisë do të testojë Yenin dixhital.
    · BlockFi paraqet falimentimin./vial.al
    fdcdcbf2-805c-45e7-8a00-4f1828cbe17f-image.png
 
Kjo eshte nje nga vjedhjet me spektakolare qe ka ndodhur ndonjehere. Nuk ka lidhje fare me kriptomonedhat pasi ishte thjesht skeme piramidale. Fakti qe personi ne fjale nuk eshte akoma ne burg tregon shume. Tregu i kriptomonedhave funksionon si bursa, kriza ekonomike ne nje krah vjedhja e mbi 10 miliarde dollareve ne krahun tjeter natyrisht qe do shkaktojne renie te tregut. Nga ana tjeter shteti do qe ta perdore kete rast per te futur duart te kriptomonedhat.
 
Ky ishte ai "gjeniu i vogel"

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ketu kane futur duart sherbimet sekrete
 
Back
Top