udhës

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
index.jpg

Nxënësi pyet mjeshtrin e tij:
-Ti më mëson të luftoj por flet për paqen. Ç'lidhje kanë këto me njëra-tjerën?
Mjeshtri i përgjigjet:
-Është më mirë të jesh një luftëtar në kopësht sesa një kopshtar në luftë.
 
View attachment 1613

Ndonjëherë është e udhës ta ilustrosh një mesazh që të kuptohet më mirë. Në videon e mëposhtme është një tufë luanësh që sulmojnë një tufë gomarësh të zbutur. Aq kafshë të urta janë ato saqë iu mungojnë instiktet më elementare që t'ju shpëtojnë rrezikut. Zakonisht në kësisoj filmimesh jam pothuajse gjithnjë me predatorët, por në këtë rast, gomarët të rritur në një realitet tjetër nuk po kuptonin çfarë po ndodhte...
pra rezultatin mund ta imagjinoni. (kopështarë në luftë, me pak fjalë)
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Me kujtove te vetmin gomar qe kam njohur "Çoçin' shyqyr qe nuk u perball me kushurinjte e medhenj te maces.:blessing:
 
Hakimi mund të jetë një testim që i bëhet një një platforme për të parë pikat e dobëta e të forta prej të cilit mëson shumë gjëra. E njëjta gjë edhe në jetë, armiku mund të jetë "miku" yt më i mirë pasi të ekspozon pikat e tua të dobëta dhe tregon më së miri pikat e tua më të forta.
Një jetë që të jetë i realizuar dhe i kompletuar dikush, nevojitet shëndet fizik/mendor dhe shëndet ekonomik.
Për aspektin mendor/psikologjik nuk flitet shumë por psikologjia mashkullore është më e komplikuar nga çfarë flitet dhe ky komplikim kokolepset edhe më shumë nga dështimi total sesi psikologjia i qaset meshkujve. Qasja i vjen nga një këndvështrim femëror prej ku pritet që burrat të bëhet më sensitivë dhe të kenë më shumë lidhje me ndjenjat dhe anën e tyre femërore :cwl: (pra të bëhen si femra...) dhe femrat i nxit të jenë më të forta, të pavarura dhe agresive (shkurt të bëhen si meshkuj) dhe këto nuk i bëjnë mirë askujt, as femrave dhe as meshkujve.
Kthehemi tek "armiku", i cili ka në shënjestër mashkullin në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në imazhin e mëposhëm janë pikat apo atributet që sulmohen tek meshkujt që në momentin që kur lind. Këto atribute nuk janë veçse virtyte dhe çfarë do të thotë të jesh mashkull...
1622277877298.jpg

•forcë mendore dhe fizike
•agresivitet
•stoicizëm
•heteroseksualitet
•i pavarur
•pandjeshmëri emocionale

Pra këta "mendjendritur" që këto tipare i quajnë negative promovojnë dhe duan të kundërtat e këtyre, dhe të kundërtat e këtyre nuk i bëjnë mirë askujt. As atij që i ka, as atyre që i rrethojnë dhe as vetë shoqërisë.
•Po nuk pate forcë mendore dhe fizike mendo sa e mirë do jetë jeta po pate dobësi mendore dhe fizike...
•Po nuk pati burri agresivitet jo vetëm një lojë futbolli që nuk e fiton por e presësh një pemë, si po e ndërtosh një pallat si do e hapësh një tunel.
•Shumica e psikologëve janë nxënësit e Darvinit dhe le të marrim një ilustrim që iu përshtatet. Në botën e kafshëve një kafshë mashkullore që nuk është heteroseksuale thjesht nuk ka kuptim dhe nuk ekziston.
•Vartësia nuk është veçse dobësi.
•Për ndjeshmërinë emocionale është një fjalë të urtë. Kush qan gjithë botën humbet sytë e tij.

Ndërsa stoicizmin e lashë në fund jo paqëllim. Pikë së pari, kjo fjalë nuk ka një antonim por qindra pasi stocizmi nuk është një fjalë e vetme. Populli stoik shqiptar thotë : Qentë le të lehin karvani të shkojë përpara. Për këtë (stoicizmin) do folur gjerë e gjatë për këtë gjë në tema të tjera. Sa për ta ilustruar, imagjinoni një luftëtar në një fushë-betejë ku përpara ka qindra kundërshtarë për të luftuar për të arritur qëllimin e tij. Tani mendoni të njëjtin luftëtar por brenda një tanku, ose thënë më mirë i armatosur me një tank. Cili nga këta të dy e ka më të lehtë të arrijë qëllimin e tij? Tanku ndihmon apo jo?
 
Rregullimi fundit:
Memento mori
-mos harro se do vdesësh-
-mos haroo se ke për të vdekur-
-mos harro se duhet të vdesësh-
Kjo mund të shkruhej në ndonjë unazë, monedhë apo objekt tjetër e shoqëruar me ndonjë kafkë.
1622607300891.jpg

Kjo ishte teori latine që që fokusonte mendimin tek vdekja me qëllim që të ishte në frymëzim për të jetuar prej vërteti. Kjo filozofi kishte si qëllim të bënte njerëzit jetonin për një kauzë sesa për përfitime materjale të cilat janë të përkohshme ngaqë ke për të vdekur...
1622608161231.jpg
 
Memento mori
-mos harro se do vdesësh-
-mos haroo se ke për të vdekur-
-mos harro se duhet të vdesësh-
Kjo mund të shkruhej në ndonjë unazë, monedhë apo objekt tjetër e shoqëruar me ndonjë kafkë.
View attachment 1769
Kjo ishte teori latine që që fokusonte mendimin tek vdekja me qëllim që të ishte në frymëzim për të jetuar prej vërteti. Kjo filozofi kishte si qëllim të bënte njerëzit jetonin për një kauzë sesa për përfitime materjale të cilat janë të përkohshme ngaqë ke për të vdekur...
View attachment 1770
ËËËËËË tani po mendoj si të mos e heq unazën e martesës :scool: nga gishti !!!!!!
 
Media atë punë ka, të të thotë
• KË të besosh
• ÇFARË të mendosh
• SI të mendosh

Duhet të keni kujdes se çfarë konsumoni
Kur nuk e komandoni ju subkoshencën tuaj të tjerët kanë për ta bërë për ju
E2PYE4IXsAk0SR_.png
 
Është detyrë e burrave të rinj të kërkojnë të vërtetën.
Është detyrë e burrave të vjetër të thonë të vërtetën.
Është detyrë e të gjithë burrave të mbrojnë të vërtetën.
warrior-with-sword-shield-his-hands-battle_168440-48.jpg
 
Kur isha 14 vjeç babai im ishte fare injorat nuk rrija dot pranë tij. Bur kur u bëra 21 vjeç, u mrekullova sesa shumë gjëra kishte mësuar babi në 7 vjet.
- Mark Tuejn
 
Rregullimi fundit:
Qentë dhe Geopardi.

Fotoja tregon një garë që u zhvillua midis qenve dhe një geopardi (kafsha më e shpejtë në botë), për të zbuluar se kush është më i shpejti.
Të gjithë u habitën që geopardi nuk u zhvendos nga vendi i tij, kështu që ata pyetën koordinatorin e garës se çfarë ndodhi.
Kjo ishte përgjigja e tij pasi pa këtë fotografi:
1624355827530.jpg

“Ndonjëherë të përpiqesh të provosh se je më i miri, është një fyerje ".

Ne nuk kemi nevojë të zbresim në nivelin e të tjerëve, për t'i bërë ata të kuptojnë se ne jemi më të fortët.
Mendoni me kujdes dhe kurseni energjinë tuaj për atë që meritoni.
Geopardi përdor shpejtësinë e saj vetëm për të gjuajtur, jo për t'u treguar qenve se është më i shpejti dhe më i forti ".
Mos e humbni kohën tuaj duke provuar vlerën tuaj.
 
View attachment 1814

Besoj nga më të bukurat deri tani tek kjo temë.
 
download.jpg

"Nuk bëhesh kalë po u linde në stallë." - Duka i Uellingtonit

("Being born in a stable does not make one a horse." - Duke of Wellington)
 
Paepshmëria - Të qenit i paepur, i pamposhtur
Ky është me të vërtet një virtyt që të gjithë kemi nevojë të kemi gjithnjë e më shumë pasi të qënit disfatist, është gjëja më shkatërrimtare që ekziston. Kjo gjë më kujton Filozofinë e Milingonës. Filozofia e milingonës (nga Xhim Ron një nga figurat më të mëdha për vetëpërmirësimin dhe motivimin) është e thjeshtë dhe ka dy pjesë, pjesa e parë të mos dorëzohesh dhe pjesa e dytë po vjen dimri. Kjo është një filozofi e mirë për tu patur.

download.jpg

Xhimi thoshte, i keni parë ndonjëherë milingonat kur janë duke vajtur në një drejtim dhe jeni përpjekur t'i ndaloni? Ato menjëherë gjejnë një rrugë tjetër. Do ngjiten sipër, do shkojnë nga poshtë do venë andej, do shkojnë këtej gjithmonë do gjejnë një rrugë tjetër. Filozofi e mirë apo jo? Të mos dorëzohesh asnjëherë dhe të gjesh një rrugë për të shkuar atje ku duhet të shkosh.
Pjesa e dytë, milingonat gjatë gjithë verës mendjen e kanë tek dimri, Ky është një këndveshtrim i rëndësishëm. Është naivitet të mendosh se vera do zgjasë përgjithnjë. Pra milingonat e mbledhin ushqimin në mesin e verës.

Kohët e fundit ka dalë një mimë e cila mund të interpretohet në shumë mënyra, varet edhe nga diçitura e saj. Por në fakt ka të bëjë edhe me çështjen sesi duhet reaguar në një disfatë apo dështim total.
hera-e-parë.jpg

Pra në ky person, që "qënka ekzekutuar" disa herë refuzon të vdesë dhe i jepë kurajë atij tjetrit aty që edhe ai paska dështuar dhe i thotë ''E ke për herë të parë o?'' Sepse këtu vdekja është dështimi apo mosrealizimi i diçkaje, dhe fakti që ky nuk e paska për herë të parë do të thotë se ka dështuar edhe më parë edhe nuk po dorëzohet. Pra këtij nuk i bëjnë përshtypje dështimet por vazhdon përpjekjet e tija.

Normale që filmi kishte ndërmend humorin dhe nuk kishte këtë këndvështrim kur e xhiroi këtë skenë, por ky shpjegim alternativ lidhet shumë me temën, sepse nuk duhet të epemi nëse dështojmë apo nuk realizojmë diçka, por ta presim me stoicizëm dhe me gjakftohtësi derisa ta realizojmë madje edhe kur ta realizojmë nuk ka dhe shumë arsye për t'u festuar më tepër nga çduhet pasi realizimi i diçkaje nuk duhet të na habisë sepse nuk është se është ndonjë surprizë por thjesht fryti i punës, e cila është gjë që pritet që do të jetë shtyjë edhe për punë të tjera.
 
Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,668
1,318
Çuçuritje 2022
5,404
271
Çuçuritje 2021
16,830
688
Çuçuritje 2020
6,718
303
Çuçuritje 2019
6,104
148
Back
Top