Ujku ujku por çakalli bën kërdinë

Shefi

Administrator
Kur shumica e njerëzve luftojë, të për rankim dhe seo te google, duke iu lutur zotit se do indeksohet postimi, dhe faqja me kalimin e kohës nuk penalizohet se ashtu ka qejf google, paçka ke apo nuk ke adsense, po nuk pate bravo të lumtë e more një vizitor e ça pastaj, kot që e more nuk fitove gjë..., por dhe po pate adsense G-ja mund të ta quajë invalid klikimin. Në rastin më të mirë të mban rreth 50% komision (nëse supozojmë se është 100% e ndershme) por dhe atëherë kur sapo fillon të kapësh çekun 400-500 € mund të ta bllokojë fare llogarinë duke të konfiskuar të gjitha të ardhurat dhe hidhu përpjetë po deshe, nuk e gjen asgjëkundi të drejtën akoma edhe sikur të mos ta kesh shkelur rregulloren dhe trafikun ta kesh 100% organik. Shefit dorës vetë G-ja i ka kushedi sa €uro borxh i ka.

Pra sekseri gugëll sa herë që flet se e mban një ekosistem e reklamave të pastër apo sa herë që bën oferta, në vetvete bëhet fjalë për para të konfiskuara në mënyrë arbitrare apo thënë troç të grabitura. Pra duke qënë se shumica e njërëzve luftojnë me shpirt ndër dhëmbë në beteja të kota me google & adsense të zgjuarit nxjerrin para dhe jo llafe në amazon.

Klikimi, në 80% apo më shumë të rasteve ka vlerë nëse shitet diçka, dhe nëse shitet diçka ti merr atë që të takon. Pra disa qindarka apo në rastet më të mira e bën golin dhe mund të kapësh 3, 4 apo 5 euro për klikimin, pra në varësi të shitjes që është bërë. Po këto të gjitha ne i dinim. Gjithashtu e dimë sesi funksionon dhe affiliate. Po sikur të jesh ti ai që shet, dhe përveç komisionit që ti i jep amazon-it je i zoti i vetes dhe ke fitimet e tua. Do thoni ju po çfarë të shesim, kur nuk kemi çtë shesim!!!

Por ka mundësi dhe pa patur një produkt tëndin. Pasi të kesh studiuar dhe gjetur produktin që mendon se ka kërkesa dhe shitet, e porosit direkt nga kina dhe e dërgon në magazinat e amazon. Amazon merret me magazinimin, paketimin dhe dërgimin falas te klienti. Pra, ndryshimi i këtij sistemi me atë të adsense është si dita me natën, ke produktet e tua dhe klikimet të sigurojnë të ardhura serioze. Dhe nëse produkti është cilësor dhe ka kërkesa, shitjet do rriten po ashtu dhe fitimet.

Megjithatë nuk është kaq kollaj sa duhet ka nevojë për punë dhe investim. Besoj se duhet kohë të vendosësh çfarë produkti do zgjedhësh, shitësi/prodhuesi nga kina të jetë serioz dhe i besueshëm, përcaktimi i çmimit etj etj. Duhet investuar psh të paktën nja 2-3 mijë dollarë, do të nevojitet të kontaktosh me shitësit etj. Megjithatë mendoj se është diçka që me të vërtetë ja vlen të merresh pasi nëse ecën ka për të ecur mirë.

Ky është koncepti

Një tutorial
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
@Shefi unë ta kam thënë, nr 1 është afiliet dhe nr 2 është Adsense. Por me afiliet të duhet më shumë punë. Duhet të jesh i mirë jo vetem në seo por edhe në formulimin e artikullit për ta bërë lexuesin që ta blej.
 

Shefi

Administrator
@Shefi unë ta kam thënë, nr 1 është afiliet dhe nr 2 është Adsense. Por me afiliet të duhet më shumë punë. Duhet të jesh i mirë jo vetem në seo por edhe në formulimin e artikullit për ta bërë lexuesin që ta blej.
Kjo që thuhet këtu nuk është affiliate por biznes i mirëfilltë dhe mund ta bësh punën pa patur nevojë të kesh sajt por direkt nga amazon.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
Kjo që thuhet këtu nuk është affiliate por biznes i mirëfilltë dhe mund ta bësh punën pa patur nevojë të kesh sajt por direkt nga amazon.
Po atë e kuptova. Por unë po flisja për affiliate.
Edhe kjo që thuaj ti është shumë e mirë, por si e ke përmendur duhet të investosh shumë në fillim. Dhe si gjithmonë rreziku ekziston, asgjë nuk është e sigurtë.
 

Shefi

Administrator
Sa më i madh risku aq më i madh dhe fitimi. Sepse ai që nuk rrezikon asgjë e dimë shumë mirë se çfarë fiton, ASGJË.
Jo se affiliate nuk ka fitim apo vlerë, por kjo gjë është në një dimension tjetër. Dhe jo vetëm kaq por më pas mund të të dalë hesapi të reklamosh akoma tek amazon apo adwords
 
Top