Data 19 Gusht është dita botërore e fareve. Kjo ditë është vendosur ne vitin 2003 me kërkesë të detarëve.
Farë quhet një ndërtesë e ndërtuar në vende të ndryshme të kontinentale dhe ishuj ose edhe mbi shkëmbinj ku mbi të vendoset një mekanizëm ndriçues ku ndizet dhe fiket. Arsyeja kryesore e fare është që të njoftoi, paralajmëroi ose drejtojë marinarët.
Me emrin farë përkufizohet si ndërtesa edhe mekanizmi ndriçues që është instaluar në të.
Faret ndahen në tre kategori. Kategoria e parë i referohet fareve të cilët orienton anijet ne det të hapur.
Kategoria e dytë i referohet fareve te cilët i paralajmëron anijet të kenë kujdes nga shkëmbinjtë ose cekëtira në breg.
Kategoria e tretë janë faret drejtues të cilët ndodhe në porte.
Faret më të famshëm në lashtësi kanë qenë fari i Aleksandrisë dhe fari i Koloseut në Rodos. Kurse në ditët tona fari më i famshëm është Kulla e Lirisë në SHBA, edhe pse realisht nuk ndriçon më.
Me evoluimin e teknologjisë dhe futjen e GPS në përdorim rëndësia e fareve ka rënë ndjeshëm. Gjithsesi, faret kanë qenë dhe do të ngelen një nga metodat më të rëndësishme për drejtimin e marinarëve në ditë të vështira kur GPS-ja e tyre të pësoi probleme.