Kërkime të reja mbi gjenezën e kulturës së bronzit të hershëm në shqipëri dhe kosovë

Uriel

Ushtar mjeshtër
Kultura e Bronzit të Hershëm paraqet një facie të re kulturore të ndryshme nga ajo
eneolitike, në elementët më kryesorë të saj. Rishfaqet në këtë periudhë qeramika me pjekje
oksiduese me ngjyrë okër dhe okër të kuqe, që zëvëndëson qeramikën fine eneolitike me pjekje
reduktuese dhe lustër të zezë. Shfaqen forma të reja enësh dhe koncepte të reja dekorative,
me prevalencë të ornamenteve plastike, me frekuencë të lartë të shiritave horizontalë të
gropëzuar, të vendosur në pjesët më të dukshme të enës. Shfaqen zhvillime të rëndësishme
në jetën ekonomike e sociale, të kushtëzuara nga zbulimi i bronzit dhe përdorimi i tij në
ekonomi. Impakti i parë dhe më i dukshëm i këtij zhvillimi është nevoja gjithnjë në rritje
për metalin e ri, e shoqëruar nga lufta për të zotëruar burimet e xeherorëve të bakrit dhe të
kallait, intensifikimi i shkëmbimeve tregtare midis komuniteteve agrikulturore e pastoraliste
dhe atyre që kishin përvetësuar metalurgjinë e bronzit, dhe padyshim polarizimi social
brenda këtyre komuniteteve, duke shënuar edhe fillesat e krijimit të aristokracisë fisnore,
në një shoqëri të sunduar nga burrat. Këto zhvillime në fushën e jetës ekonomike e sociale
çuan gradualisht në vendosjen e një “rendi të ri ekonomiko-botëror”, dhe sollën ndryshime
edhe në fushën e jetës shpirtërore dhe religjioze, të materalizuar në shfaqejn e tumave, si
monumente sepulkrale, ekskluzivisht të lidhura me fillimet e Bronzit të Hershëm.

Për më tepër po ju bashkangjisim pdf-në duke e shkarkuar.
 

Attachments

  • iliri_1727-2548_2015_num_39_1_2498.pdf
    3.3 MB · Shikuar: 206
E njoh këtë sajt francez ka bërë mjaft dixhitalizime materjalesh në shqip nga studime apo revista.
Madje e kemi në plan që të marrim materjale prej këtëj për kategorinë e historisë dhe arkeologjisë tek enciklopedia...
 
Back
Top