Leksikografia dygjuhëshe greqisht - shqip

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Leksikografia dygjuhëshe greqisht - shqip

1009

Gjeta këtë listë fjalorësh dhe thashë ta kishim këtu. Me shumë interes për fushën e Albanologjisë janë fjalorët përpara shekullit XX por edhe fjalorët deri nga vitet 1950, pasi si gjuha shqiptare dhe ajo greke nuk kishin kaluar akoma reformën gjuhësore, dhe mund të gjenden fjalë që kanë humbur apo s'përdoren më.

Nga këta, ne te Shqipopedia kemi fjalorin e Theodhorit dhe të Dhaniilit i cili është i transkriptuar dhe të përkthyer nga ne.
Duhet të kem pasur vërdallë edhe fjalorin e Marko Boçarit, kur t'i vijë momenti dhe ta gjej do e shtoj dhe atë.
Ah se desh harrova të Kristoforidhit që e shtuam në shkurt.
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Janë publikuar edhe dorëshkrimet e mëposhtme nga Thimi Mitko të cilat nuk ishin publikuar më parë
Fjalori italisht greqisht shqip 1887 në dy vëllime.
fjalor-italisht-greqisht-shqip-thimi-mitko.jpg
fjalor-italisht-greqisht-shqip-thimi-mitko (1).jpg


Fjalor greqisht shqip & shqip greqisht
fjaletore-shqip-gerqisht-gerqisht-shqip-thimi-mitko.jpg
 
Rregullimi fundit:
Niko Shtillo gjithashtu ka sjellë në dritë dorëshkrimit e fjalorit të papublikuar të Panajot Kupitorit 1890
fjalori-greqisht-shqip-i-panajot-kupitorit-niko-stylos.jpg
 
Rregullimi fundit:
Nga dorëshkrimet e njohura kanë ngelur pa u publikuar fjalori i arvanitasit Taso Nerucos dhe i Th. Papadhimës.
 
Back
Top