Meqenëse e hape këtë temë, cili është uiski më i mirë? Sipas jush dhe sipas ekspertëve.
Fjalë të mira fare kam dëgjuar për
Johnnie Walker Blue Label por është ca si shumë i shtenjtë.
Në numër të dytë vjen
Johnnie Walker Gold Label edhe ky nuk është e lirë por është tre herë më pak se bluja.
Kur të kem ndonjë ditë speciale do e provoj këtë të florinjtën.
Historikisht shefi ka pa pirë atë standarten që e pi gjithë populli
Johnnie Walker Red Label por
kur provova
Johnnie Walker Black Label që i bie të jetë dyfishi i të kuqes doli që e zeza qënka më e mirë se e kuqja.
Sipas jush dhe sipas ekspertëve.
Tani ne me vërte nuk e kemi marrë liçensën e ekspertit por uiskin e pimë e duam

dhe na pëlqen

. Pak të duket kjo ty?

Vlerësimit e ekspertit specialist ndonjëherë janë jashtë realitetit dhe nuk janë vlerë. Pse e them këtë?
Ja të jap një paralele. Garat me makina Formula Një, janë një supershou, po çfarë lidhje kanë ato gara për një njeri si ty edhe si unë kur mendojmë që do blejmë një makinë të shkojmë punë-shpi dhe ndonjëherë me pushime.
ABSOLUTISHT ZERO! E njëjta gjë edhe këtu
Pse e them këtë:
1.
Fama. Diçka shumë popullore dhe e njohur mund të ketë famë por jo nivelin e duhur. -një rast Shqipërie të gjithë thonë raki Skrapari raki Skapari, e cila vërtet është e mirë, por ata që pinë raki të gjithë e dinë se më e mirë nga të gjitha është raki Përmeti.
2.
Çmimi. Një pije mund të jetë e mirë mund të jetë fantastike por nëse duhet të kursesh një muaj ta blesh a ja vlen ta blesh fare...
Do thuash ti, po pse o pija ta ka fajin që je kotherak ti, rrite nivelin ekonomik edhe blije, por ke parë ti që kur e rrit nivelin ke për të zbuluar gjera edhe më të mira dhe kësaj here të duhet të kursesh dy muaj, e kështu me radhë nuk mbaron ky muhabet. Pra ana e kostos është jashtëzakonisht e rëndësishtme. Psh nëse dikush krijon një pije alkoolike psh me mjaltë por e cila që të krijosh një litër të nevojiten 50 kile mjaltë 6 muaj përpunim dhe fermentim dhe 10 vite stazhionim dhe orë të panumërta pune. Sa është kostoja e kësaj dhe sa duhet të shitet pastaj, edhe sikur të jetë fenomenale, është diçka që maksimumi njëhërë po e provove shumë je me fat. Pra më e lira fare nuk bën, më e shtrenjta edhe po qe më e mirë se merr dot! Ku është balanca midis të dyjave...
3.
Ndërtimi. Për uiskin për mua rëndësi ka nësë është e dashur (smooth) të mos jetë e ashpër psh kur pi rum (Bacardi)
4.
Efekti anësor. Dhimbje koke, amerikanët, që përveç pandemisë së drogërave kanë edhe pandemi alkooli që do të thotë e kanë fjalorin më të zhvilluar në këtë fushë kanë një fjalë më të mirë, hangover, dmth kur çohesh në sabah pas një nate që e ke tepëruar me alkool dhe je për ibret... Kjo është një diçka që konsumatorët e vlerësojnë dhe e komentojnë shumë por nuk kam dëgjuar shumë nga ekspertët fundja nuk është diçka që matet lehtë se efektet nuk janë njëlloj tek të gjithë. Kjo në fakt ishte reklamuar shumë kohë më parë për një vodkë ruse në Rusi e cila nuk të jepte dhimbje koke. Si parim pijet pa ngjyrë nuk kanë përbërës shtesë dhe si rrjedhojë i bie të të japin më pak dhimbje koke se ato me ngjyrë. Pijet e shtrenjta kanë shumë përpërës, janë përzierje kanë aromatizues kanë përbërës shijesh ngjyre etj, dhe sa më shumë të ketë aq më e madhe është mundësia të të japin një dhimbje koke në mëngjez. Psh një dehje me ndonjë liker mund të gdhihesh më keq sesa nga një dehje me uiski.
5.
Sasia. Janë këto kategori njerëzish, a). ata që duan të bëhen tapë, b). ata që e heqin përditë, c). ata e shijojnë në fundjavë, dhe d). ata që malaksin fytin rrallëherë.
- Ata që që e pijnë përditë që të shkojnë në botën e çudirave i bien shkurt gjejnë më të lirën që ka sa më shumë alkool, nuk duan tja dijnë për shijen se e përziejnë me ndonjë lëng portokalli plus që pas gjithë kësaj eksperience pune gjuha vëtëm gjërat e forta i ndjen madje por tju japësh diçka të vërtet të mirë nuk kanë për ta shijuar hiç (të paktën në fillim)
-ata që e malaksin rrallëherë dhe mezi e pinë një apo dy shishe në vite, ata kanë mundësinë ta blejnë një shije dhe 200mijë lekë sepse për një vit del e tepëron dhe shishja nuk mbaron...
-shumica e popullit është midis atyre që e heqin përditë dhe atyre të fundjavës. Këta janë pak a shumë e njëjta gjë aq më tepër nëse atë të fundjavës pinë po aq në fundjavë sa ata që e heqin përditë. Dhe këtu është i gjithë tregu. Këtu ndodhet
@Dr. Luka në mos bëj gabim.
Pra për t'i rënë shkurt si çdo gjë tjetër cila është më e mira për një çmim deri diku të kapshëm
për mua është skoçi më i mirë apo whisky është Deward's (duhet të ketë të njëjtin çmim me Xhoni Uollker Red)
ndërsa sa për burbon usiki vetëm Jack Daniels kam provuar (Jack Daniels nuk reklamohet si burbon por si uiski i Tenesisë) Xheku kohë më parë nuk më ka tërhequr dhe aq, megjithatë po kjo kompani ka nxjerrë një linjë me emër
Jack Daniels Gentleman Jack i cili është vërtet shumë i dashur por nuk ja vlen se ka dyfishin e çmimit të Deward's