Whisky apo Whiskey kjo është çështja

Shefi

Ushtar elitar
Anëtar Stafi
Regjistruar
22 Janar 2018
Komente
2,480
Reagimet
1,601
(me kërkesë të @Julius)
Janë dy këndveshtrime:
a. Thjesht mënyra e shkrimit sipas ndryshimeve gjuhësore në bazë drejtshkimit rajonal të anglishtes.
b. Për të treguar origjinën e pijes.

Whiskey përdoret vetëm në Irlandë dhe në SHBA
ndërsa whisky në skoci dhe gjithë vendet e tjera pë prodhojnë uiski

Uiskit në Skoci i thonë thjesht whisky
por në Angli atij uiski, i thonë Scotch whisky (uiski skocez), dhe atij me origjinë nga Irlanda i thonë Irish = irlandez
ndërsa në Amerikë e i thonë fare Scotch (skoç = skocez.)

Uiski tradicionalisht bëhet nga elbi (barley)
po bëhet edhe nga thekra (rye), gruri (wheat) dhe përzjere të tyre.

Në Amerikë përderisa misri kultivohet masivisht uiski Whiskey bëhet edhe nga misri (corn)
Nëse uiski ka të paktën 51% përbërje nga misri ai quhet Bourbon Whiskey apo thjesht Bourbon.

Çfarëdo lloji emërtimi apo importimi të keni qejf do ta pimë një apo jo?
download (2).jpg
 
(me kërkesë të @Julius)
Janë dy këndveshtrime:
a. Thjesht mënyra e shkrimit sipas ndryshimeve gjuhësore në bazë drejtshkimit rajonal të anglishtes.
b. Për të treguar origjinën e pijes.

Whiskey përdoret vetëm në Irlandë dhe në SHBA
ndërsa whisky në skoci dhe gjithë vendet e tjera pë prodhojnë uiski

Uiskit në Skoci i thonë thjesht whisky
por në Angli atij uiski, i thonë Scotch whisky (uiski skocez), dhe atij me origjinë nga Irlanda i thonë Irish = irlandez
ndërsa në Amerikë e i thonë fare Scotch (skoç = skocez.)

Uiski tradicionalisht bëhet nga elbi (barley)
po bëhet edhe nga thekra (rye), gruri (wheat) dhe përzjere të tyre.

Në Amerikë përderisa misri kultivohet masivisht uiski Whiskey bëhet edhe nga misri (corn)
Nëse uiski ka të paktën 51% përbërje nga misri ai quhet Bourbon Whiskey apo thjesht Bourbon.

Çfarëdo lloji emërtimi apo importimi të keni qejf do ta pimë një apo jo?
View attachment 1865
Cili është vlerësimi yt per këte
 

Attachments

  • viber_image_2021-08-25_17-02-36-104.jpg
    viber_image_2021-08-25_17-02-36-104.jpg
    183.1 KB · Shikuar: 117
Une deri tani paskam pire whiskey.
Duhet me kthy ndonje gote nga ai versioni tjeter.

Tjeter gje qe nuk dija eshte qe bourbon eshte pije nga misri. Ndihem konfuz.
 
Une deri tani paskam pire whiskey.
Po ke pirë Johnnie Walker, Deward's dhe Chivas ke provuar whisky

Jack Daniels është Tenessee Whiskey që është një tjetër emërtim për Bourbon Whiskey.
Tjeter gje qe nuk dija eshte qe bourbon eshte pije nga misri.
Ehu sa gjëra do mësosh këtu ti...:movember:
Këtë i thashë njërit para ca ditësh kemi valuar kot me rrushin për të nxjerrë alkool kur gruri, elbi, thekra, misri dhe orizi bën namin....
Ndihem konfuz.

:lol:
Duhet me kthy ndonje gote nga ai versioni tjeter.
:sure:
 
Cili është vlerësimi yt per këte

Këtë nuk kam rastisur ta provoj, kur të dalë rasti do të të them.
Ky është skoç, kompani e vjetër skoceze.

Usiki skocez ka standarte dhe specifika që duhet të përmbushen gjatë distilimit
që të kualifikohet si uisk skoç, një nga këto pika është që uiski duhet të
stazhionohet për tre vjet.
 
Meqenëse e hape këtë temë, cili është uiski më i mirë? Sipas jush dhe sipas ekspertëve.
Fjalë të mira fare kam dëgjuar për Johnnie Walker Blue Label por është ca si shumë i shtenjtë.
Në numër të dytë vjen Johnnie Walker Gold Label edhe ky nuk është e lirë por është tre herë më pak se bluja.
Kur të kem ndonjë ditë speciale do e provoj këtë të florinjtën.

Historikisht shefi ka pa pirë atë standarten që e pi gjithë populli Johnnie Walker Red Label por
kur provova Johnnie Walker Black Label që i bie të jetë dyfishi i të kuqes doli që e zeza qënka më e mirë se e kuqja.

Sipas jush dhe sipas ekspertëve.
Tani ne me vërte nuk e kemi marrë liçensën e ekspertit por uiskin e pimë e duam:like: dhe na pëlqen :movember:. Pak të duket kjo ty?:mad::angryred:

Vlerësimit e ekspertit specialist ndonjëherë janë jashtë realitetit dhe nuk janë vlerë. Pse e them këtë?
Ja të jap një paralele. Garat me makina Formula Një, janë një supershou, po çfarë lidhje kanë ato gara për një njeri si ty edhe si unë kur mendojmë që do blejmë një makinë të shkojmë punë-shpi dhe ndonjëherë me pushime. ABSOLUTISHT ZERO! E njëjta gjë edhe këtu
Pse e them këtë:
1. Fama. Diçka shumë popullore dhe e njohur mund të ketë famë por jo nivelin e duhur. -një rast Shqipërie të gjithë thonë raki Skrapari raki Skapari, e cila vërtet është e mirë, por ata që pinë raki të gjithë e dinë se më e mirë nga të gjitha është raki Përmeti.
2. Çmimi. Një pije mund të jetë e mirë mund të jetë fantastike por nëse duhet të kursesh një muaj ta blesh a ja vlen ta blesh fare...
Do thuash ti, po pse o pija ta ka fajin që je kotherak ti, rrite nivelin ekonomik edhe blije, por ke parë ti që kur e rrit nivelin ke për të zbuluar gjera edhe më të mira dhe kësaj here të duhet të kursesh dy muaj, e kështu me radhë nuk mbaron ky muhabet. Pra ana e kostos është jashtëzakonisht e rëndësishtme. Psh nëse dikush krijon një pije alkoolike psh me mjaltë por e cila që të krijosh një litër të nevojiten 50 kile mjaltë 6 muaj përpunim dhe fermentim dhe 10 vite stazhionim dhe orë të panumërta pune. Sa është kostoja e kësaj dhe sa duhet të shitet pastaj, edhe sikur të jetë fenomenale, është diçka që maksimumi njëhërë po e provove shumë je me fat. Pra më e lira fare nuk bën, më e shtrenjta edhe po qe më e mirë se merr dot! Ku është balanca midis të dyjave...
3. Ndërtimi. Për uiskin për mua rëndësi ka nësë është e dashur (smooth) të mos jetë e ashpër psh kur pi rum (Bacardi)
4. Efekti anësor. Dhimbje koke, amerikanët, që përveç pandemisë së drogërave kanë edhe pandemi alkooli që do të thotë e kanë fjalorin më të zhvilluar në këtë fushë kanë një fjalë më të mirë, hangover, dmth kur çohesh në sabah pas një nate që e ke tepëruar me alkool dhe je për ibret... Kjo është një diçka që konsumatorët e vlerësojnë dhe e komentojnë shumë por nuk kam dëgjuar shumë nga ekspertët fundja nuk është diçka që matet lehtë se efektet nuk janë njëlloj tek të gjithë. Kjo në fakt ishte reklamuar shumë kohë më parë për një vodkë ruse në Rusi e cila nuk të jepte dhimbje koke. Si parim pijet pa ngjyrë nuk kanë përbërës shtesë dhe si rrjedhojë i bie të të japin më pak dhimbje koke se ato me ngjyrë. Pijet e shtrenjta kanë shumë përpërës, janë përzierje kanë aromatizues kanë përbërës shijesh ngjyre etj, dhe sa më shumë të ketë aq më e madhe është mundësia të të japin një dhimbje koke në mëngjez. Psh një dehje me ndonjë liker mund të gdhihesh më keq sesa nga një dehje me uiski.
5. Sasia. Janë këto kategori njerëzish, a). ata që duan të bëhen tapë, b). ata që e heqin përditë, c). ata e shijojnë në fundjavë, dhe d). ata që malaksin fytin rrallëherë.
- Ata që që e pijnë përditë që të shkojnë në botën e çudirave i bien shkurt gjejnë më të lirën që ka sa më shumë alkool, nuk duan tja dijnë për shijen se e përziejnë me ndonjë lëng portokalli plus që pas gjithë kësaj eksperience pune gjuha vëtëm gjërat e forta i ndjen madje por tju japësh diçka të vërtet të mirë nuk kanë për ta shijuar hiç (të paktën në fillim)
-ata që e malaksin rrallëherë dhe mezi e pinë një apo dy shishe në vite, ata kanë mundësinë ta blejnë një shije dhe 200mijë lekë sepse për një vit del e tepëron dhe shishja nuk mbaron...

-shumica e popullit është midis atyre që e heqin përditë dhe atyre të fundjavës. Këta janë pak a shumë e njëjta gjë aq më tepër nëse atë të fundjavës pinë po aq në fundjavë sa ata që e heqin përditë. Dhe këtu është i gjithë tregu. Këtu ndodhet @Dr. Luka në mos bëj gabim.


download (3).jpg


Pra për t'i rënë shkurt si çdo gjë tjetër cila është më e mira për një çmim deri diku të kapshëm
për mua është skoçi më i mirë apo whisky është Deward's (duhet të ketë të njëjtin çmim me Xhoni Uollker Red)


ndërsa sa për burbon usiki vetëm Jack Daniels kam provuar (Jack Daniels nuk reklamohet si burbon por si uiski i Tenesisë) Xheku kohë më parë nuk më ka tërhequr dhe aq, megjithatë po kjo kompani ka nxjerrë një linjë me emër Jack Daniels Gentleman Jack i cili është vërtet shumë i dashur por nuk ja vlen se ka dyfishin e çmimit të Deward's
 
Një tjetër ndryshim midis burbonit dhe uiskit është se burboni duhet me patjetër të stazhionohet në fuçi të reja prej lisi të shkrumbosura, ndërsa uiski mjafton që fuçitë të jenë prej lisi, nuk duhet me patjetër të jenë të reja apo të shkrumbosura...

tani do thoni ju çfarë është kjo shkrumbosje? Shkeumbosja është djegia nga brenda e fuqisë derisa të bëhet kongjill. të shkrumboset me pak llaf.
kjo gjë jo vetëm që disinfekton por i jep pijes aromë tymosjeje, shije dhe ngjyrë gjatë stazhionimit. (madje më vonë këto fuçi të përdorura bër burbon mund të përdoren edhe për stazhinimin e verës që tju japë atyre një shije të veçantë...)

shikojini vetë dy raste shkrubosje më poshtë
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


tek kjo video do shikoni sesi bëhet edhe kotrolli i fuçisë me presion nëse ka rrjedhje apo jo.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Meqë e kemi tek uiski jo për naj gjo
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Meqë e kemi tek uiski jo për naj gjo
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


:angryred: ;););)
 
Njëra më e bukur se tjetra, madje kjo tjetra më e bukur se njëra @Exp ;)
Apapapapa kjo e dyta, si me porosi ma nxorre mo @niki
nuk e kisha dëgjuar këtë version :super:
ja ta dëgjojmë edhe nja dhjetë herë të tjera :cwl:

Rakia, (ose thënë më giatë për lexuesit e huaj uiski shqiptar), edhe pse ndoshta nuk është është shpikur nga ne, nuk besoj se ka
popull që i ka thurrur kaq shumë vargje dhe këngë sa ne...
 
tani do thoni ju çfarë është kjo shkrumbosje?
Që thoni ju ja tregova tim eti përpunimin e fuçive dhe më tha se kështu bëhet djegia e tyre dhe tek ne në Shqipëri që të ikë lagështia...
 
Uiski = Whisky
Emri uiski, në fakt është një keqshqiptim i fjalës së lashtë në gjuhën galike që flasin scocezët,
e cila përkthehet 'uji i jetës' që në galik është 'uisge beatha'
që në veshin e anglezit tingëllonte 'uishgi' dhe kështu lindi fjala uiski.
 
Nga se bëhet uiski?
Uiski prodhohet nga drithërat, elbi (barley), thekra (rye), gruri (wheat), tërshëra (oat) mistri (corn)
dhe nga drithëra të tjera më pak të njohura si
quinoa (kinoa), sorghum (melekuqe), millet (meli), buckwheat (hirrka), einkorn (ajnkorn) dhe triticale (tritikale).

Janë dy kategori të mëdha uiski, single malt whisky, & blend whisky.

Meqenëse e hape këtë temë, cili është uiski më i mirë? Sipas jush dhe sipas ekspertëve.
Uisqet më të mira janë uisket e quajtura single malt whisky (uiski me një malt)

Që kemi single malt whisky duhet të plotësohen këto kritere:
Uiski të jetë
1. Prodhuar në Skoci, i distiluar dhe stazhionuar në Skoci
2. I bërë 100% nga elb i maltuar
3. I prodhuar nga një distileri e vetme
4. I stazhionuar minimumi tre vjet, në fuçi lisi të përdorura.
5. Të mos ketë përbërës as ngjyre dhe shijeje.

Blend Whisky (Uisky i përzier)
Ky uiski mund të jetë një përzierje uisqesh nga distileri të ndryshme dhe drithëra të dryshme.
dhe pse shumica e këtyre uisqeve janë më të lirë, ka plot nga këto uisqe shumë të shrenjta dhe cilësore.
 
Back
Top