A do ia vlejne me instagram influencers?

Uriel

Ushtar mjeshtër
Instagrami po teston ne disa shtete heqjen e numrit te like-ve. Nese vendos perfundimisht qe t'i heqe, mendoni se te ashtuquajturit influencers do te kene te njejtin ndikim? A ia vlen me te investosh te ata per t'i bere marketing biznesit?
 
Me sa kam dëgjuar shikimi i pëlqimeve (Likes) do jetë i padukshëm për të tjerët, por personi i llogarisë mund ta shikoj. Për një marketing të tillë nuk jam i informuar, mua më duket budallallik, megjithëse kam dëgjuar që një marketing i tillë ecën shumë mirë.
Unë personalisht nuk do investoja në një llogari insagrami.
 
Instagrami po teston ne disa shtete heqjen e numrit te like-ve. Nese vendos perfundimisht qe t'i heqe, mendoni se te ashtuquajturit influencers do te kene te njejtin ndikim? A ia vlen me te investosh te ata per t'i bere marketing biznesit?
Biznesi ka nevοjë të shesë. Nëse një produkt reklamohet, do ketë shitje.
Sido që të jetë, do jetë publik numri i ndjekësve te profili, dhe kjo të jep një farë ideje.
Nëse do ketë të njëjtin ndikim apo jo, vështirë të parashikohet.
Por kjo gjë ndoshta mund të ndihmojë dikë që të rrisë influencën pasi nëse dikush nuk ta varte ngaqë kishe vetëm 5 pëlqime tani si dihet mund të të shikojnë me sy tjetër. Afatgjatë mund të mos do ketë ndryshim, pasi sistemi e di gjithsesi se kush ka sukses dhe po të njëjtët persona do promovojë...

Investimi gjithmonë risk është. Teston, provon/provokon dhe nga rezultati që ke vendos ça do bësh.
Një gjë është e sigurt, ai që përshtatet i pari del i fituar.
 
megjithëse kam dëgjuar që një marketing i tillë ecën shumë mirë.
Po ka shumë para (për ata që merresh sigurisht)
Unë personalisht nuk do investoja në një llogari insagrami.
Nëse do kishe produkte për të shitur, dhe për çdo shitje që bëje, gjetja e një klienti (nga google ads)
të kushtonte 10$ për 100 klientë do paguaje 1000$.
Nëse nga instagrami gjeje një llogari të profilit tënd, që të promovonte produktin tënd mund të dilje me fitim më të madh.
psh një llogari me 100.000 ndjekës shpërndan reklamën tënde e cila shikohet të paktën nga 5% e ndjekësve pra 5mijë veta.
nga këta 5 mijë veta 2% bëjnë blerje i bie 100 klientë. Dhe për këtë nuk paguan 1000$ por 200 apo 300 dollarë.
pra është me fitim për të dyja palët.
 
Nuk mendoj se makru nuk i bie hiles. Mendoj se Marku po kopjojnë nga Google dhe i do të gjitha për vete.
 
Pyetja qe me lind mua, eshte se ku mund te jete perfitimi i vet instagramit nese ul reputacionin e like/komenteve gjithmone nese ndodh?!
 
Arsyeja pse është istagram nuk është për të promovuar ose akoma më shumë, për të bërë marketing, por për të mbajtur njerëzit sa më shumë të lidhur me botën virtuale. Gjithashtu funksionon për të "vjelë" ata që duan të bëjnë promovime.
Instagrami është si një qeveri që i lejon njerëzit të shesin ku të duan, të ndërtojnë ku të duan, pastaj u thotë ja paguan pak taksat tani. Pra lidhja: Marku i la të lirë ashtu si në facebook sa mori emër. Tashmë e do të gjithë për vete tortën. Mund të pyes ty, ti do invstoje, ose do i jepje parat një personi që vetëm të thotë unë kam 1 milion ndjekjes, por nuk e di si i ka bërë ato?
Unë personalisht jo edhe sikur të thoshte dua 10€ në javë.
 
Kjo që thua ti, nuk e kuptoj. Nëse ajo 10euro që do jepje ti do kthehej tek ty me një vlerë më të madhe, nuk e shoh cila është arsyeja që të mos paguaje.... Arsyeja që nuk paguan është se nuk pret të të kthejë gjë.

Arsyeja bazë që interneti shqiptar ende nuk është atje ku do ishte është se nuk bëhen shumë shitje-blerje online. Psh një biznes i mesatar psh. klinikë moderne dentare, është një biznes që mund të reklamojë, për këto arsye, 1. ka treg pafund ngaqë shqiptarët i kanë dhëmbët copë-copë dhe nuk kujdesen, 2 e kanë të madh marzhin e fitimeve pasi i kanë të larta çmimet. Pra një biznes i tillë nuk e ka problem të investojë në reklamin 500$ në muaj ndoshta dhe më shumë vetëm për reklamimin online. Tani puna është sesi do ta bëjë këtë reklamim, nëse i drejtohet Ardit Gjebreas ai mund të kërkojë 7000$ sepse është njëshi i reklamimit në Shqipëri, por atë nuk e bën dot se 7000$ është buxheti i reklamimit për gjithë vitin. Kështu që duhet tju drejtohet faqeve më të vogla.
Idealja është që t'ju drejtohesh faqeve që kanë materiale të ngjashëm sepse në këtë mënyrë përqindja konvertimit të vizitorëve në klientë është më e lartë.
Ndërsa reklamimi i brandit/markës së biznesit që është më pasiv është edhe më i shtrenjtë sepse ke vetëm si qëllim të bësh të njohur emrin dhe tua mësosh njerëzve.

Kjo është arsyeja që shumica e faqeve shqiptare nuk i mbushin pesë vjet pasi vetëm jep e jep e jep, nuk ke ç'të japësh më sepse vetëm kosto ke dhe fitim hiç. Këtë strategji mund ta ndjekin kompanitë e mëdha që kanë buxhet të madh dhe fitimet i kanë të siguruara nga reklamimet, shitjet, referalet etj.

Madje shumë gazeta dhe revista të mëdha amerikane, të cilat kanë edhe versionin online të gazetave të tyre të shtypura, nuk të lejojnë të lexosh më shumë se dy a tre artikuj falas pasi duhet të abonohesh online ngaqë edhe shitjet e gazetave në letër kanë rënë.

Një gjë është e sigurt
Nëse iu ofron njerëzve vetëm gjëra falas, ke për të kuptuar se njerëzit që vijnë duan akoma më shumë gjëra falas...
Duhet kombinimi i të dyjave, Versioni Free dhe Versioni Premium, duke pasur versionin falas mund të gjesh ata që janë gati të paguajnë për version me pagesë.
 
Llogjika ime është se nuk do të paguaja 10 € në një faqe që nuk e di se sa veta do ta shikojnë. Pra ti si do e kishe më mirë, të më jepje mua 10€ në një profil instgrami, që unë të them që kam 100k ndjekës? Apo do jepe 50€ instagramit nga ku mund të zgjedhësh se ku dhe kur të shfaqen reklamat?
 
teknikisht mund te jem dakord me ty, por besoj se mund te jesh më efiçent nëse audienca është më e përzgjedhur, plus që mund të paguash më pak.
por ne mund të flasim gjithë natën dhe të mos biem dakord.
mënyra më e mirë është testimi, i provon të dyja dhe krahason rezultatet.
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top