Kjo që thua ti, nuk e kuptoj. Nëse ajo 10euro që do jepje ti do kthehej tek ty me një vlerë më të madhe, nuk e shoh cila është arsyeja që të mos paguaje.... Arsyeja që nuk paguan është se nuk pret të të kthejë gjë.
Arsyeja bazë që interneti shqiptar ende nuk është atje ku do ishte është se nuk bëhen shumë shitje-blerje online. Psh një biznes i mesatar psh. klinikë moderne dentare, është një biznes që mund të reklamojë, për këto arsye, 1. ka treg pafund ngaqë shqiptarët i kanë dhëmbët copë-copë dhe nuk kujdesen, 2 e kanë të madh marzhin e fitimeve pasi i kanë të larta çmimet. Pra një biznes i tillë nuk e ka problem të investojë në reklamin 500$ në muaj ndoshta dhe më shumë vetëm për reklamimin online. Tani puna është sesi do ta bëjë këtë reklamim, nëse i drejtohet Ardit Gjebreas ai mund të kërkojë 7000$ sepse është njëshi i reklamimit në Shqipëri, por atë nuk e bën dot se 7000$ është buxheti i reklamimit për gjithë vitin. Kështu që duhet tju drejtohet faqeve më të vogla.
Idealja është që t'ju drejtohesh faqeve që kanë materiale të ngjashëm sepse në këtë mënyrë përqindja konvertimit të vizitorëve në klientë është më e lartë.
Ndërsa reklamimi i brandit/markës së biznesit që është më pasiv është edhe më i shtrenjtë sepse ke vetëm si qëllim të bësh të njohur emrin dhe tua mësosh njerëzve.
Kjo është arsyeja që shumica e faqeve shqiptare nuk i mbushin pesë vjet pasi vetëm jep e jep e jep, nuk ke ç'të japësh më sepse vetëm kosto ke dhe fitim hiç. Këtë strategji mund ta ndjekin kompanitë e mëdha që kanë buxhet të madh dhe fitimet i kanë të siguruara nga reklamimet, shitjet, referalet etj.
Madje shumë gazeta dhe revista të mëdha amerikane, të cilat kanë edhe versionin online të gazetave të tyre të shtypura, nuk të lejojnë të lexosh më shumë se dy a tre artikuj falas pasi duhet të abonohesh online ngaqë edhe shitjet e gazetave në letër kanë rënë.
Një gjë është e sigurt
Nëse iu ofron njerëzve vetëm gjëra falas, ke për të kuptuar se njerëzit që vijnë duan akoma më shumë gjëra falas...
Duhet kombinimi i të dyjave, Versioni Free dhe Versioni Premium, duke pasur versionin falas mund të gjesh ata që janë gati të paguajnë për version me pagesë.