skerdilaid
Ushtar fillestar
Ideja eshte interesante, por e rrezikshme nga pikpamja financiare per arsye se bitkoin u krijua per ti shpetuar kontrollit amerikan mbi levizjet e dollarit (çdo operacion mbi 10'000 dollare duhet justifikuar). Me qarte bitkoin nuk ka asnje baze ekonomike siç kane monedhat tradicionale ku vlera e tyre bazohet sipas ekonomise te vendit perkates. Kjo eshte arsyeja qe bitkoin ka lekundje me te medha se monedhat e tjera. Shkembimi i monedhave midis tyre perfaqeson nje biznes prej mijera miliardash ne vit. Bankat me te fuqishme qe kontrollojne kete biznes jane vetem 12. Per mendimin tim, investimi ne bitkoin mund te kete rezultate ose shume te mira, ose zhdukjen komplet te investimit ne disa minuta, pasi bitkoin perdoret me shume ne darknet ku trafikohen edhe gjera qe nuk ta merr mendja, deri ne antinjerezore dhe te degjeneruara.Si të monetizojmë faqet shqip dhe të fitojmë bitcoin online...
Bitkoini edhe pse ngrihet edhe ulet sipas valëve të ekonomisë dhe kërkesës në treg, është një monedhë me vlerë dhe nuk do ishte keq të kishim ca të tilla dhe t'i shitnim kur të rregullohet ekonomia, të rritet kërkesa dhe vlera e tij.
Gjeta platformën e parë në të cilën mund të reklamohesh dhe të reklamosh duke përdorur bitcoin. Ka shumë gjuhë aprovimi dhe deri tani kur besoj se është ndonjë problem për gjuhën shqipe, të cilën e përcaktova si anglisht.
Fillova një eksperiment pothuajse pak para se të fillonte kriza e kohëve të fundit e cila jo vetëm bëri që të ulet trafiku ndjeshëm por edhe të përgjysmohet vlera e bitkoinit.
Por megjithatë dua të nxjerr disa rezultate paraprake me të dhënat që kemi.
Pra për një muaj është kapur 0.00064858 Ƀ me vlerën e sotme konvertohet në 4.45$.
Tani për një muaj kjo është shumë pak por nëse mendojmë se me një trafik pak më të lartë dhe me një vlerë që rreth 10mijë $ për 1 bitkoin që është zakonisht, do ishte rreth 20$, për rreth 10 -15 mijë shikime dhe klikime që kishte ky test.
Diçka tjerët pozitive platforma paguan edhe për shikime.
Nuk ka tamam një mënyrë sesi të llogaritësh dhe të kontrollosh gjithë procedurën, se as platforma nuk ta ofron këtë mundësi. Por mund të them se jam relativisht i kënaqur pasi në një farë mënyre monetizon trafikun shqiptar, plus që grumbullon bitkoin.
Një Plus i madh është mundësia e mirë për bllokimin e reklamave të papërshtatshme, që është vërtet problem për të gjithë ata që duan të reklamojnë në programet e ndryshme kur nuk kanë mundësi tek adsense.
Mund të përdorini lidhjen e mëposhtme për t'u regjistruar këtu
Ne forex (Foreign exchange market), ose tregu i devizave, shkembehen aktualisht 6000 miliard dollare ne dite. Amerika eshte ajo qe vendos nese dollari duhet te dobesohet ose te forcohet ne menyre artificiale. Pse? Sepse Amerika, si çdo fuqi tjeter ekonomike ndodhet ne tregun nderkombetar ne rolin e dyfishte: edhe si blerese edhe si shitese. Kur Amerika ka nevoje te shese, dobeson dollarin qe te shese me shumice, dhe e kunderta, kur ka nevoje te bleje e forcon ate qe te bleje ne maksimum per te njejten shume parash.
Ne biznesin e devizave, humbesit me te medhenj jane investuesit e vegjel, sepse ideja e atyre qe kontrollojne kete biznes, kur lejuan investuesit e vegjel te futeshin ne valle, eshte se nuk mund te kete lume te madh pa perrenjte qe e ushqejne vazhdimisht ate.
Mendimi im. Nese forumi ka te ardhura nga klikimet ne dollare, me mire ti ruaj te ardhurat ne dollare. Forexin e njoh mire, pasi u bene 18 vjet qe kam investuar ne Forex dhe nuk jam bere akoma pishman.