A ja vlene te investojme ne Bitcoin?

skerdilaid

Ushtar fillestar
Si të monetizojmë faqet shqip dhe të fitojmë bitcoin online...

Bitkoini edhe pse ngrihet edhe ulet sipas valëve të ekonomisë dhe kërkesës në treg, është një monedhë me vlerë dhe nuk do ishte keq të kishim ca të tilla dhe t'i shitnim kur të rregullohet ekonomia, të rritet kërkesa dhe vlera e tij.

Gjeta platformën e parë në të cilën mund të reklamohesh dhe të reklamosh duke përdorur bitcoin. Ka shumë gjuhë aprovimi dhe deri tani kur besoj se është ndonjë problem për gjuhën shqipe, të cilën e përcaktova si anglisht.

Fillova një eksperiment pothuajse pak para se të fillonte kriza e kohëve të fundit e cila jo vetëm bëri që të ulet trafiku ndjeshëm por edhe të përgjysmohet vlera e bitkoinit.

Por megjithatë dua të nxjerr disa rezultate paraprake me të dhënat që kemi.
Pra për një muaj është kapur 0.00064858 Ƀ me vlerën e sotme konvertohet në 4.45$.
Tani për një muaj kjo është shumë pak por nëse mendojmë se me një trafik pak më të lartë dhe me një vlerë që rreth 10mijë $ për 1 bitkoin që është zakonisht, do ishte rreth 20$, për rreth 10 -15 mijë shikime dhe klikime që kishte ky test.
Diçka tjerët pozitive platforma paguan edhe për shikime.

Nuk ka tamam një mënyrë sesi të llogaritësh dhe të kontrollosh gjithë procedurën, se as platforma nuk ta ofron këtë mundësi. Por mund të them se jam relativisht i kënaqur pasi në një farë mënyre monetizon trafikun shqiptar, plus që grumbullon bitkoin.

Një Plus i madh është mundësia e mirë për bllokimin e reklamave të papërshtatshme, që është vërtet problem për të gjithë ata që duan të reklamojnë në programet e ndryshme kur nuk kanë mundësi tek adsense.

Mund të përdorini lidhjen e mëposhtme për t'u regjistruar këtu
Ideja eshte interesante, por e rrezikshme nga pikpamja financiare per arsye se bitkoin u krijua per ti shpetuar kontrollit amerikan mbi levizjet e dollarit (çdo operacion mbi 10'000 dollare duhet justifikuar). Me qarte bitkoin nuk ka asnje baze ekonomike siç kane monedhat tradicionale ku vlera e tyre bazohet sipas ekonomise te vendit perkates. Kjo eshte arsyeja qe bitkoin ka lekundje me te medha se monedhat e tjera. Shkembimi i monedhave midis tyre perfaqeson nje biznes prej mijera miliardash ne vit. Bankat me te fuqishme qe kontrollojne kete biznes jane vetem 12. Per mendimin tim, investimi ne bitkoin mund te kete rezultate ose shume te mira, ose zhdukjen komplet te investimit ne disa minuta, pasi bitkoin perdoret me shume ne darknet ku trafikohen edhe gjera qe nuk ta merr mendja, deri ne antinjerezore dhe te degjeneruara.

Ne forex (Foreign exchange market), ose tregu i devizave, shkembehen aktualisht 6000 miliard dollare ne dite. Amerika eshte ajo qe vendos nese dollari duhet te dobesohet ose te forcohet ne menyre artificiale. Pse? Sepse Amerika, si çdo fuqi tjeter ekonomike ndodhet ne tregun nderkombetar ne rolin e dyfishte: edhe si blerese edhe si shitese. Kur Amerika ka nevoje te shese, dobeson dollarin qe te shese me shumice, dhe e kunderta, kur ka nevoje te bleje e forcon ate qe te bleje ne maksimum per te njejten shume parash.

Ne biznesin e devizave, humbesit me te medhenj jane investuesit e vegjel, sepse ideja e atyre qe kontrollojne kete biznes, kur lejuan investuesit e vegjel te futeshin ne valle, eshte se nuk mund te kete lume te madh pa perrenjte qe e ushqejne vazhdimisht ate.

Mendimi im. Nese forumi ka te ardhura nga klikimet ne dollare, me mire ti ruaj te ardhurat ne dollare. Forexin e njoh mire, pasi u bene 18 vjet qe kam investuar ne Forex dhe nuk jam bere akoma pishman.
 
Me qarte bitkoin nuk ka asnje baze ekonomike siç kane monedhat tradicionale ku vlera e tyre bazohet sipas ekonomise te vendit perkates. Kjo eshte arsyeja qe bitkoin ka lekundje me te medha se monedhat e tjera.

Ekonomia në tërësi sesi funksionon është diçka në shumë nivele, magjike dhe abstrakte dhe jo vetëm shifra dhe numra. Pra nëse i futemi kaq thellë muhabetit jemi në konceptet abstrakte të saj. Në fakt bicoin nuk është diçka aq e thjeshtë sa duket por ka një filozofi të tërë pas saj dhe mënyra sesi u krijua dhe vazhdon të krijohet i ngjan të arit. Pra teorikisht bitkoin është floriri virtual. Arsyeja pse konsiderohet me arin është se është llogaritur që në gjithë botën do ketë vetën 20 milionë bitkoin dhe sasia është e limituar njëlloj si e arit, por bonus ka se duke qenë thjesht një shifër dixhitale, mund të marrë shumë shifra pas presjes, gjë që vështirë të bëhet me monedhat e tjera.

Kur të gjithë ne njerëzit ende nuk arrijë të perceptojmë mirë pse dollari/euro/paund ka kaq apo aq vlerë, pse nuk janë më të mbështetura në ar dhe cila është marrëdhënia me të, kur kësaj formule i shtohet edhe bitkoni, monedhë dixhitale të gjithë do e humbasim fillin.

Një nga shpikjet më të mëdha të të gjitha qytetërimeve ishte monedha dhe kartëmonedha. Pra ramë dakord se me një monedhë blije 1 qengj, apo dy thasë patate apo tre thasë miell apo 1 javë punë. Vlera e monedhës u përcaktua nga lloji dhe vetitë e monedhës si dhe sesa kollaj gjeje në natyrë.
Kartëmonedhat fillimisht qenë si tip vërtetimi apo lloj çeku nga banka, që thoshte, "shiko unë i kam këto monedha në bankë" për të bërë një blerje, pasi transporti i monedhave është më i vështirë dhe jo aq i sigurt.
Madje SHBA-ja deri në vitin 1965 dollarin, e kishte të mbështetur në ar por jo vetëm kaq por monedhat 25 cent të emetuara deri në atë vit ishin 90% argjend. Monedha të cilat ende janë në qarkullim por tani njerëzit i shesin si monedhë argjendi dhe vlera është te 10-12 dollarë në varësi të çmimit të argjendit.
Pra prej asaj kohe kanë dalë janë standardit të arit dhe thjesht presin lekë të reja. Tani psh. me krizën ekonomie që ka kapë botën, Amerika po printon trilonë dollarë, që janë sasi të imagjinueshme.
Kthehemi tek bitkoni, prodhimi i tij është shumë i komplikuar dhe me kalimin e kohës sa vjen dhe vështirësohet duke i shtuar më shumë koston e prodhimit të tij. Arsyeja pse nuk është tamam një monedhë e mirëfilltë është sepse njerëzit nuk e kanë pranuar si të tillë, ka vështirësitë e tij plus ka shumë banka që e luftojnë pasi kjo monedhë është jashtë kontrollit të tyre.

Arsyeja që luhatet shumë është sepse ende nuk është stabilizuar si monedhë, por akoma është si letër me vlerë, apo aksion dhe shkëmbehet si e tillë.

Per mendimin tim, investimi ne bitkoin mund te kete rezultate ose shume te mira, ose zhdukjen komplet te investimit ne disa minuta, pasi bitkoin perdoret me shume ne darknet ku trafikohen gjera te paimagjinueshme.

Siç do investim është risk, prandaj kur dikush investon diku e merr parasysh edhe mundësinë që mund t'i humbasësh këto para.
Prandaj edhe është një ide shumë e mirë kur paguash direkt në bitkoin pasi nuk ke harxhuar paratë e tua nga xhepi, dhe kur sheh se tregu është i mirë i shet dhe mund të shumëfishosh fitimet...

Ndërsa për trafikime apo darknet për mua janë qesharake janë njollosja që përdorin kundërshtarët e bitkoin, për të nxitur njerëzit që mos ta përdorin. Përderisa është e ligjshme dhe i njeh rreziqet nga luhatjet e çmimit, çdonjëri e merr vet përsipër. Çdo krim ka shkëmbim parash, ça do të thotë kjo t'i heqim nga qarkullimi dhe paratë?
(Për të mos thënë se ndoshta në një të ardhme në shtetet totalitare paraja kesh mund të zhduket fare në to dhe jetë vetëm elektronike që ta mbajnë popullin nën kontroll. Po ky është tjetër muhabet)

Ne forex (Foreign exchange market)...
Sa për forex vetëm emrin i dimë nuk dimë as gjërat më elementare...
 
Monedha dixhitale jane disa. Secila ka vleren e saj, por secila nga keto monedha mund te zhduket ashtu siç u krijua dhe nuk ke kujt i qahesh po i humbe. Ndryshe eshte me monedhat tradicionale. Nuk mund te shprehem se çfare ndodh gjetiu, por ne Zvicer per çdo llogari bankare deri ne 100'000 franga jane te garantuara edhe nese banka falimenton. Eshte kjo arsyeja qe shume njerez kane disa llogari bankare ku secila prej tyre eshte e garantuar deri ne 100'000 franga.
Persa i perket darknet-it, perpara se te mohosh ekzistencen e bizneseve me te qelbura qe behen ne te me bitkoin ose monedha te tjera dixhitale, duhet me pare te hedhesh nje sy personalisht. Une vete e kam vizituar dhe jam tmerruar me ato qe njeriu eshte ne gjendje te beje kur mendon se vepron inkonjito dhe jashte kontrollit. Ju keshilloj te mos i konsideroni qesharake deklaratat e mia, sepse nuk kam qellim te njollos bitkoin, por rolin qe bitkoin dhe monedhat dixhitale po lozin.
Kam pershtypjen se ky forum nuk eshte shume i frekuentuar, gje qe cungon anen konstruktive te debatit kur me shume persona japin mendimin dhe sidomos argumentet e tyre.
E vetmja gje pozitive e darknet-it, eshte fakti se perveç mafias qe fut hundet kudo, mjaft gazetare ose forca perparimtare qe luftojne per lirite dhe te drejtat e njeriut, komunikojne ndermjet tyre jashte kontrollit policor dhe pergjimit te qeverive te tyre.
 
Monedha dixhitale jane disa. Secila ka vleren e saj, por secila nga keto monedha mund te zhduket ashtu siç u krijua dhe nuk ke kujt i qahesh po i humbe.
E hapa temë të re pasi biseda devijoi dhe mori një drejtim tjetër.
Tashmë për temën. Edhe unë i këtij mendimi kam qenë nga fillimi i kësaj gjëje. Këto janë disa nga rreziqet që ka siguria e monedhave digjitale siç është edhe bitcoin. Gjithsesi, fakti që disa shtete e kanë pranuar si monedhë dhe disa banka kanë vendosur ATM ( bankomat ) për shkëmbim të bitcoin me euro apo dollarë, nuk mendoj se mund të falimentojnë. Tashme për të patur një vlerë të qëndrueshme nuk mendoj.
 
Monedha dixhitale jane disa. Secila ka vleren e saj, por secila nga keto monedha mund te zhduket ashtu siç u krijua dhe nuk ke kujt i qahesh po i humbe. Ndryshe eshte me monedhat tradicionale. Nuk mund te shprehem se çfare ndodh gjetiu, por ne Zvicer per çdo llogari bankare deri ne 100'000 franga jane te garantuara edhe nese banka falimenton. Eshte kjo arsyeja qe shume njerez kane disa llogari bankare ku secila prej tyre eshte e garantuar deri ne 100'000 franga.
Persa i perket darknet-it, perpara se te mohosh ekzistencen e bizneseve me te qelbura qe behen ne te me bitkoin ose monedha te tjera dixhitale, duhet me pare te hedhesh nje sy personalisht. Une vete e kam vizituar dhe jam tmerruar me ato qe njeriu eshte ne gjendje te beje kur mendon se vepron inkonjito dhe jashte kontrollit. Ju keshilloj te mos i konsideroni qesharake deklaratat e mia, sepse nuk kam qellim te njollos bitkoin, por rolin qe bitkoin dhe monedhat dixhitale po lozin.
Kam pershtypjen se ky forum nuk eshte shume i frekuentuar, gje qe cungon anen konstruktive te debatit kur me shume persona japin mendimin dhe sidomos argumentet e tyre.
E vetmja gje pozitive e darknet-it, eshte fakti se perveç mafias qe fut hundet kudo, mjaft gazetare ose forca perparimtare qe luftojne per lirite dhe te drejtat e njeriut, komunikojne ndermjet tyre jashte kontrollit policor dhe pergjimit te qeverive te tyre.
Përsa i përket sigurisë ke absolutisht të drejtë është sikur s'i ke në raste të tilla, dhe nuk ke garaci. Një nga problemet në vitet e kaluara, nuk ka dëgjuar ndonjë lajm kohët e fundit. ishte vjedhja dhe zhdukja e disa miliona bitkoin. Për ata njerëz që i kishin ato nuk diskutohet që ishte katastrofë pasi siç e the dhe ti nuk ke kujt t'i qahesh dhe garanci nuk ka.
Bitkoini njerëzit e përdorin si investim pasi mendojnë që vlera do rritet. Nëse ti ke 100.000$ dhe do t'i ruash normale i lë në bankë. Por kur vete pas 10 vitesh ato 100.000$ aq janë pasi interesat janë minimale, madje vlera është paksa më e vogël nga inflacioni. Nëse dikush 10 vite më parë kishte blerë 100.000 bitcoin kur ishte kursi 1 me 1 atëherë sot do kishte rreth 700.000 dollarë. Por ky është investim dhe askush nuk e di dhe nuk mund të hedhë fall që të gjejë nëse vlera e diçkaje rritet apo jo.
Unë nuk e mohova fare darknetin, dhe nuk e konsideroj aspak qesharake atë që the, por më duket pak e padrejtë kur mediat shajnë vetëm bitkoin që përdoret në aktivitete të tilla, dhe nuk shajnë. euron apo dollarin. Sepse bitkoini në vetvete nuk mban përgjegjësi sesi e përdor.
Megjithatë unë nuk është se jam ndonjë avokat i bitkoinit kam edhe unë rezervat e mia, pasi kurrë nuk ke siguri në paranë elektronike aq më tepër bitkoin një monedhë virtuale, dhe shumica e njerëzve siguri do siguri. Prandaj këtë e shoh më shumë si një mënyrë që të fitosh dhe investosh dhe jo që të ruash paratë.
 
Back
Top