Uriel
Ushtar mjeshtër
Bromite është një nga lundruesat e bazuar mbi Chromë për sistemin Android.Nëse e kërkoni në Google Playstore sdo ta gjeni sepse krijuesi i këtij lundruesi pikërisht ka hequr çdo pjesëz të Google nga burimi që shërben për ta formuar dhe përdorur në Android.Pra çdo mbikqyrje e veprimtarisë tuaj nga Google është e pamundur.Nuk gjendet gjithashtu as në F-droid(ndryshe nga Google Playstore përmban programe burimet e të cilëve janë të hapur për të gjithë pa pagesë).Megjithatë mund ta vendosni në pajisjen tuaj Android me anë të F-droid duke përdorur "the official Bromite F-Droid repository".