Pyetje me vend! Mbase do e shtojmë si pyetjen edhe përgjigjen tek Çuçuritje 2024! Shiko si është puna, Forumet e kanë si rregull të flasësh brenda një teme të caktuar, dhe nëse del jashtë teme të fshijnë postimin. Dhe nuk i lejojnë bisedat "Çkemi?" "Ça bën?" se janë jashtë teme. Rrezikon të marrësh edhe paralajmërim për bllokim llogarie nëse e përsërit vazhdimisht. Madje e kanë edhe tek rregullorja ndalohen chit-chat -et.
Ne menduam se duhet patur një temë e tillë, për t'u llafosur, për të shkëmbyer ndonjë llaf apo ndonjë lajm, për të postuar ndonjë video apo faqe interneti, ndonjë mendim që nuk ka lidhje me ato që janë thënë më parë. Chit-chat në shqip e përkthyem çuçuritje. Ky është viti i pestë dhe jemi i vetmi forum në botë
që ka një temë të tillë apo jo o
@Dr. Luka