Më erdhi një njoftim për këtë por nuk i kushtova rëndësi. Tani kjo puna e censurë dhe e lirisë së fjalës po keq përdoret shumë. Para disa ditësh lexova një lajmë që youtube do të caktivizoi automatikisht komentet në video me fëmijë. Problemi është i peudofilve. Ka diçka tani. Për mendimin tim nuk është problem i youtube, por i personit që ngarkon videon. Pastaj youtube ka edhe opsionin që komentet të moderohen para se të publikohen. Ti që ke videon pse e lejon një kement të tillë?
Për mendimin tim duhet ndëshkuar pronari i kanalit dhe i videos, pastaj komentuesi.
Kam dëgjuar për këtë, ka pothuajse një muaj që ka ndodhur. Puna nuk është as te youtube, as tek krjijuesit, por tek një klimë histerie që po dominon këto tre-katër vitet e fundit. Pra kishte komente të tilla nëpër video të ndryshme që nuk kishin lidhje me videot, dhe një person e krijoi një fushatë për të sulmuar krijuesit e videove (që nuk kanë faj) dhe youtube i ra shkurt, i bllokoi dhe të ardhurat nëse ka një koment që është i dyshimtë.
Gjithmonë në 90% të rasteve këto rregulla dëmtojnë jutuberin e vogël se kanalet e mëdha mund të kenë çtë duan, nuk i gjen gjë.
Ai që e nisi këtë fushatë ishte një person që kishte dështuar si jutuber dhe donte të bënte diçka nga inati. Vërtet që u gjetën gjëra shqetësuese por kjo gjë nuk zgjidhi gjë. Tani youtube të paktën për gjuhën angleze, që e transkripton videon që në momentin e ngarkimit, ka fjalë kyçe dhe nga ato ta demonetizon apo bllokon fare videon. Për komentin përgjegjësi ka ai që e bën njëherë, nuk besoj se ka jutuber që i do këto komente në kanalin e tij.
Ndërsa përsa i përket lirisë së fjalës. Është diçka interesante por liria e fjalës duhet mbrojtur me patjetër, na pëlqen apo jo ajo që thuhet. Se zakonisht kështu fillojnë të gjitha, fillimisht bllokojmë ata që janë më ekstremistë, pastaj ata që shajnë, pastaj ata që nuk na pëlqejnë dhe në fund na vjen radha ne, por atëherë është tepër vonë të ankohemi. Në twitter që është platforma më e poshtër, persona të njohur janë bllokuar se kanë thënë, "ka vetëm dy gjini", apo "një mashkull nuk bëhet dot femër" sepse këto tani konsiderohen
gjuhë urrejtjeje. Pra njerëzit po penalizohen duke thënë të vërteta elementare.
Sistemet totalitare janë ato që duan të kontrollojnë akoma dhe gjuhën e folur dhe për një llaf goje dënoheshe. Nuk kemi pse të ikim larg, Shqipëria komuniste është një shembull shumë i mirë, po të thoshe mbaroi buka, mund të haje edhe burgun. Fatkeqësiht kompanitë e mëdha kanë tendenca të theksuara radikale të majta dhe po sulmojnë qytetërimin perëndimor, traditën vlerat dhe zakonet. Pikërisht të njëtat gjëra kishim dhe në Shqipëri nën një indoktrinim të tillë. Ku jo vetëm njeriu nuk qe i lirë të fliste e të besonte në Zot, por akoma edhe emrat e fëmijëve duhet të ishin nga lista, u shkatërruan traditat, ndjenja e atdhedashurisë, etj etj dhe çdo gjë u bazua në gënjeshtra dhe propagandë.
Tani përsa iu përket komenteve në youtube, nëse i bllokon komentet nuk është mirë për SEO plus që bllokohen shumica e komenteve të mira apo dhe kritikat konstruktive. Një video mund të ketë qindra, mijëra apo me dhjetëra mijëra komente, tani ma thua dot ti si mund të kontrollohen ato...
nëse yt krijon një sistem njoftimi dhe lajmëron krijuesit për komente të dyshimta dhe ata mund t'i fshijnë apo t'i bllokojnë këta persona
Për mua është kollaj fare, komentet raportohen te interpoli dhe nëse gjejnë ndonjë gjë ata dhe bëhen arrestime, atëherë e shikon ti bëhen më komente apo jo? Frika e ruan vreshtin.