Dogançe - Gjuhë e koduar

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Mund të duket e pabesueshme por ekzistojnë gjuhë (të folme) të koduara të cilat me zgjuarsi janë krijuar dhe përdorur në të kaluarën. Nga këto të folme artificiale janë Purishtja gjuhë e zonës së Oparit në Korçë dhe Dalibebçe në zonat e Shqipërisë së mesme Tiranë etj. Por këto të folme janë zhdukur dhe nuk përdoren më dhe nuk ishin aq të avancuara sa ishte Dogançja. Dogançja që i ka rezistuar kohës , flitej dhe flitet në trekëndëshin, Përmet - Gjirokastër - Tepelenë. Madje edhe Marin Mema ka bërë një dokumentar për të.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ja një rast sesi i shpëtoi dy veta nga telashet gjuha e koduar.

Dy vëllezër kallanxhinj Thanas dhe Tole Gjikdhima qenë duke udhëtuar me mushkë nëpër pyllin e Sulovës. Tolja ecte përpara dhe Thanasi tërhiqte mushkën e ngarkuar me veglat e punës. Në mes të udhës u doli një xhandar dhe u kërkoi pasaportën dhe lejen e punës. Tolja u zu ngushtë, sepse nuk kishte leje pune dhe as pasaportën nuk e kishte me vete, prandaj për të dalë nga situata i thërret të vëllait: “Fillush! Mengresi xhandua më zegos lepushkën si të setis?” që do të thotë “Vëlla! Xhandari më kërkon lejen dhe letërnjoftimin, cfarë të bëj?” Vëllai ia ktheu përgjigjen: “ftoi lepushkën e derdos”që do të thotë “jepi pasaportën e mushkës”. Xhandarët në atë kohë qenë të pashkolluar dhe dy vëllezërit dolën nga situata duke i treguar pasaportën e mushkës.
 
:rofl2::lol::cwl:
 
o cimadh po fjalori i dogances ku eshte ti hedhim nje ;)
kjo nuk quhet kot gjuhë e koduar, po u bë publike pastaj...
po marr shkas nga rasti i pashaportës së mushkës për të treguar një tjetër histori mbi 100 vite më pas.
Kur punoja në Durrës në një kompani të madhe. Aty ishte dhe një jurist, çun i mirë por me orgjinë të largët nga zonat e
dogaçes dhe i dinte nja dy fjalë. Përveç kësaj si gjithë shqiptarët e tjerë kishte qenë dhe në Greqi dhe çoku thoshte ndonjë fjalë
sa të hynte në telashe. Një ditë të bukur dimri vjen një gocë e cila po rrite gjithë ditën para zyrës së pronarit, sikur të ishte miss Albania e cila kishte një "aromë Greqie" dhe që nuk po fliste me njeri, askush nuk i kishte dëgjuar zërin. Në fakt ai qe një vend i përbashkët takimi por jo që mund të rrije për
një kohë shumë të gjatë. Pak më vonë vjen juristi fillon muhabet me mua. Pastaj kur e pa çupën filloi të flasë greqisht që të mos na kuptonte kjo.
Në fillim mirë por gradualisht muhabeti po shkonte në drejtim të gabuar për gjëra si për kompaninë dhe për çupën.
Deri në këtë moment akoma nuk kishte thënë diçka komprometuese por kur futesh në kthesë me 120km/orë aksidenti është i pamënjanueshëm.
Pra unë isha i bindur që goca jo vetëm dinte greqisht por kishte lidhje me pronarin (gjë që doli e vërtetë më vonë, ajo u punësua si përkthyese ishte rritur në Greqi dhe ishte një mike e familjes). Tani mua më duhet t'i thoja shokut mos fol më për këto se na dogje. Shqip nuk ja thoja dot, greqisht jo e jo, dogançe nuk di. Megjithatë një fjali e formulova dhe i thashë cimadhja ruc ckulçe - goca kupton greqisht. Ai menjëherë hapi sytë, dhe gradualisht e rregulloi shumë mirë situatën. Ajo, jo vetëm që nuk e mori vesh se çfarë ndodhi por na mori me sy të mirë pastaj.
 
Me beri pershtypje kjo pjesa e gjuhes se koduar madje duke lexuar te forumi shqiptar nuk eshte asgje tjeter vecse dialekt krahinor , nga interpretimet e njerzve.
 
Në fakt vështirë se mund të kualifikohet si dialekt krahinor, pasi jo vetëm që është gjuhë artificiale e krijuar qëllimisht por përveç kësaj ai që nuk e flet nuk kupton as 5% të asaj të flitet... vërtet që ka fjalë nga shqipja greqishtja, bullgarishtja etj. por ato shpesh herë përdoren në mënyrë të tillë që të mos kuptohen. Ndërsa sintaksa dhe gramatika, përdor të njëjtën llogjikë me të shqipes.
Nësë do ishte më e pasur si gjuhë mund të konsiderohej si gjuhë më vetë si psh. esperando interlingua etj. Mendoj se zhargon është termi i saktë për ta klasifikuar.
 
Fjalë të gjuhës dogançe ka përdorur Çajupi dhe Noli. Fan Noli në përkthimin e romanit “Don Kishoti i Mançës”shkruan: “është e kolme dhe rrumbullake”. Fjala “e kolme” ka kuptimin (e mirë). Dogançja përbëhet nga fjalë shqipe, por kahuazuar edhe fjalë greke e sllave dhe turke. Fjalët e kësaj gjuhe përdoren të lidhura me elemente të gjuhës shqipe si lidhëza,parafjalë etj. Nga greqishtja gjuha dogançe ka huazuar fjalët: potam-lumë, apono-lart, kato-poshtë, okso-jashtë, mesa-brenda, psalidhi-gërshëra, stoma-goja etj. Nga turqishtja ka huazuar fjalët: teftis-shpërthen, okno-kokëfortë, sybërdis-shporr, etj. Nga sllavishtja ka huazuar: gospo-zot, gospodar-zotëri, druzhavë-qeveri etj. Kallajxhinjtë malëshovitë qenë zanatçinj endacakë dhe si të tillë jetesa e tyre ishte shumë e vështirë. Për të siguruar punë ata udhëtonin shumë.
 
Me beri pershtypje kjo pjesa e gjuhes se koduar madje duke lexuar te forumi shqiptar nuk eshte asgje tjeter vecse dialekt krahinor , nga interpretimet e njerzve.
Në fakt është çudi se edhe në forumin shqiptar (që i bëri nja njëzet vjet) nuk ka shumë informacion për dogançen....
Ne gradualisht do shtojmë informacione për këtë temë.

Shpesh herë shoh se shumë njerëz të ekranit, apo të lapsit kur flasin për dogançen e kanë me ironi. Sikur këta njerëz që flisnin dogançe ishin shtresë më e ulët. Dhe mbase mendojnë se dogançja ekziston ngaqë ajo zonë ishte shtresë e paedukuar nuk i dinte mirë fjalët shqip, pasi aq kuptonin dhe i shtrembëronin fjalët sepse ashtu i dëgjuan njëherë gabim, dhe ngeli ashtu...
Këta persona nuk e flasin dhe nuk e njohin, dhe ndoshta në mënyrë subkoshiente ndihen inferiorë që dikush të flasë diçka dhe këta mos ta marrin vesh, pasi domosdo ata janë mësuar të flasin me terma bombastikë për të treguar superioritetin e tyre. Superioritet shumë i brishtë nëse do të bisedonin pak minuta me një mbrezhanak, malshovit apo zagorit, pasi nuk do shpëtonin dot nga rrengat apo kunjat plot kripë.
Gjithsesi që të krijosh një gjuhë tjetër duhet të dish tënden mirë në radhë të parë. Krahina e Malëshovës edhe Zagorisë kishte emigracion të hershëm dhe numrin më të madh të personave më të shkolluar dhe diplomuar të kohës. Kot nuk e shkruajti poezinë Çajupi "burrat nën hije lozin kuvendojnë" Po ku ju vinte atyre për punë, kishin bredhur botën, kishin punuar, studiuar, me kravatë, të kollarisur normale që do flisnin për politikë dhe filozofi, mos do vinin të punonin arat apo të lëshonin bagëtinë... Do shkonin te kafeneja fshatit do mësonin të rejat dhe lajmet e ditës, do diskutonin për bindjet e tyre, do mburrnin mustaqet e përdredhura, do dridhnin zinxhirin dhe do pinin kafenë.
(Pak a shumë siç bëjmë të gjithë tani, vetëm se ne nuk kemi as mustaqe, as kollare dhe as diploma. Madje as zinxhir nuk kemi e themi si shprehje, sepse burrat e që motshëm e mbanin dhe një zinxhir me vete, sepse si dihet vete gjëkundi more byrazer dhe nuk ke ç'të dredhësh...)

Flisnin për dikë që ishte kthyer me shkollë të lartë nga Franca dhe kishte krijuar familje në fshat (ndoshta si gjithë të tjerët, ndoshta ngaqë u mbyllën rrugët me jashtë s'ka rëndësi) dhe në një bisedë që kishte ky me një bashkëfshatar që i kishte shkuar në shtëpi, dhe e pyeti si shkojnë punët. Dhe ai i kishte thënë. -Ëhë! Lëre është e kotë çdo ka marrë fund! Ja p.sh. shiko gruan time mirë që mezi lexon por me librin e enciklopedisë franceze po ndez zjarrin tani!

Për fat të keq një nga figurat më të shquara shqiptare që mund të hidhte shumë dritë pse jo edhe për çështjen e dogançes, Sejfulla Malshova (Lame Kodra) u persekutua dhe nuk u lejua të bënte asgjë. Një njeri jo vetëm në nivel shumë të lartë intelektual por me guxim të madh, pasi është nga të paktët që kanë kritikuar hapur Enver Hoxhën. Ai ka qenë profesor në universitetin e madh rus Lomonosov, që atje vetëm të jesh student është gjë shumë e madhe jo më të jesh profesor. Nejse, duhen gjetur dhe parë dorëshkrimet e tij në aq gjuhë që zotëronte, mos ka shkruar gjë edhe për këtë.

Dogançja në fakt është si një art marcial intelektual, për t'u mbrojtur dhe për të sulmuar. Fakti që shumë vetë e mësuan dhe e përdorën është me të vërtetë mbresëlënës.
 
Është për të ardhur keq por studiues të gjuhës shqipe nuk ka. Edhe ata që janë mundohen të "shesin" fantazitë e tyre. Mjersisht nuk kam hasur asnjë studiues që të vjen qef ta dëgjosh ose lexosh.
Përsëri unë mendoj që fajin mund ta ketë fakti që gjuha shqipe nuk ka patur një alfabet të vetin.
 
Fjalët e dogançes që janë huazuar nga greqishtja...

Fjalët që janë huazuar dhe përshtatur nga greqishtja thuhen siç do i thoshte një shqiptar,
psh ndryshimi i theksit nga vuno' që thonë grekët thuhej në vu'no. Kështuqë në shumicën e rasteve
edhe një që di greqisht mund të mos ta kapë fjalën, pasi fjala tingëllon ndryshe.
apo H-ja greke është e trashë siç kemi ne ll-në ata kanë h-në.
Prandaj shpesh herë shqiptarët e kanë më të lehtë që h-në ta shqiptojnë q e njëjta gjë vërehet edhe në dogançe

Fjale dogançe të përshtatura nga greqishtja
Dogançe - Shqip - Greqisht
Qimonë - dimër (χιμώνας - himonas)
Vuno -mal (βουνό - vuno')
Vardje - punë (βάρδια -vardhja)
Sakure - sëpatë (τσεκούρι - cekuri)
Sonidhje - dërrasë (σανίδι - sanidhi)
Edho - Këtu (εδώ - edho')
Kalloqer - behar (καλοκαίρι - kalokeri)
Kronja - vit (χρώνια - hronja)
Graps - shkruaj (έγραχψα - e'grapsa)
Caruqe - çorape (τσαρούχι - caruhi)
Foti - llambë (φώτα - fota)
 
Me pelqen Shpjegimi shume i qarte dhe i asyeshem . Bravo Shefo
 
Krahina e Malëshovës edhe Zagorisë kishte emigracion të hershëm dhe numrin më të madh të personave më të shkolluar dhe diplomuar të kohës.
M'u kujtua që kisha folur për emigracion i cili përmendet edhe te ky segmenti nga top-channel.
Te organizata Vatra paskërka pasur 206 malëshovitë patriotë që kontribuonin dhe ndihmonin çështjen kombëtare.
Dhe mesa duket edhe Fan Noli dogançen do e ketë mësuar nga po këta malëshovitë, ndër të tjera Noli paska thënë
"Janë këta malëshovitë dhe mbrezhdanakë që më kanë përkrahur vazhdimisht, dhe tërësisht për të kryer detyrën e shenjtë ndaj kombit."
Madje edhe pasuesi i Nolit në Kishën Autoqefale të Shqiptarëve të Amerikës e paska qënë një malshovit Stefan Lasko.
interesante Noli paska mësuar dogançe në Amerikë :cwl:
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Hallos-mballos

Nje pjese e banoreve ne Gjirokaster,me shtepi te mbledhura tek 7 krojet ne lagjen Meçite flasin dhe nje gjuhe te dyte.
E perdorin disa familje ketu dhe te tjera me shtepi ne lagjen Varrosh dhe me banim ne apartamente.
Te paret e tyre qe jane pagezuar me emrin mjeshterok jane ngulur ne Gjirokaster gjate shekullit te19-te dhe ne fillim te shekullit te 20-te.
Profesion te pare kane patur gdhendjen e gurit per ndertimin e shtepive dhe shtrimin e rrugeve me kalldrem.
Per jeten dhe kontributin e tyre te madh ne ndertimin e qytetit e vecanerisht ne shtrimin e rrugeve te Pazarit dhe lagjeve eshte folur shume dhe ne balle te ketyre puneve kane qene ustallare te degjuar, perfaqesues nga te gjitha fiset qe mund t`i permendni.
Keto fise e thame dhe ne fillim te shkrimit tone ne marredhenie me njeri-tjetrin kane folur e flasin edhe nje gjuhe te dyte qe e quajne dogançe.
Fjale dhe shprehje te kesaj gjuhe te vecante i jane bashkengjitur edhe te folmes se qytetit,kane fituar sic thuhet qytetari, te perdorshme dhe nga banore te tjere.
E verteta eshte se mjeshteroket sic quhen ne qytet, gjuhen e dyte, dogançe e kane perdorur mes tyre dhe ne fare pak raste ne mjedis me te tjeret, per te mos krijuar keqkuptime apo qejfmbetje, shprehje e pershtatjes me psikologjine e shumices dhe kulturen e tyre qytetare.
Fjale dhe shprehje te vecanta i kane perdorur vecanerisht kur jane ndodhur ngushte, si ne marredhenie me pronaret e shtepive qe nuk kane mbajtur fjalen, s`kane qene korrekt me shumen e caktuar me pare apo kane dashur qe t`ua hidhnin.
Ne situata te tilla, zemerimin dhe merzitjen e shprehnin dhe ne sy te pronareve, me kode, sinjale, fjale e shprehje si keto:
“hallos-mballos”(ne kuptimin, “ ky stan kete bulmet do dhe futja punes, beje si ta besh”).
Per nje femer qe e pelqenin dhe nuk shpreheshin hapur ne prani te botes, me njeri tjetrin perdornin fjalen Lodhja, pra dogance Kerkoja!
burimi: gjirokastraonline
 
Më doli një shkrim nga Bejdo Malo që flet për dogançen, dhe për fshatin dhe krahinën e Malëshovës.
Po shtoj në fillim pjesën e dogançes dhe më poshtë po shtoj dhe pjesën e historisë së krahinës

Dogançe quhet e folura e fshehtë e dervishëve të Malëshovës në rrethin e Përmetit. Është e njohur nga gjysma e dytë e shek. XVIII. Vatra e lindjes së kësaj të folur të fshehtë është Malëshova, krahinë që shtrihet ne jugperëndim të Përmetit e që përfshin Malëshovën, Limarin, Leskaj, Kala. Më pastaj kjo e folur është përhapur e folur me variante nga zejtarë bakërpunues, muratorë e sharrëxhinj, dhe profesione të tjerë shëtitës. Krahas fjalës dogançe, për këtë të folur të fshehtë përdoren edhe malshoviçe. Fjala malshoviçe përdoret nga ata që s’janë malshovitë, sepse e përdorin malshovitët. Ata flisnin dogançe sa herë që kishte prani të jomalshovitëve. Malëshovitët përdornin dogançen në raste rreziku, për t’u shpëtuar grabitësve kur qenë duke udhëtuar. Njohësit më i mirë i dogançes ka qënë Veip Rusmali, Myrteza Dade, Feim Muka, Shuaip Malo plaku, Sheh Dalip Meto, Sheh Najzi Memo

-Historia-
Fshati i boshatisur Malëshovë është pjesë e Njësisë administrative Këlcyrë, e Bashkisë Këlcyrë në Qarkun e Gjirokastrës. Ndodhet 123 km larg kryeqytetit të Tiranës dhe aeroportit ndërkombëtar të tij, si dhe 70 km larg qëndrës së Qarkut të Gjirokastrës. I përket trekëndëshit midis Përmet-Tepelenë-Gjirokastër. Produkt i kafshimit gjegrafik, gjuhësor, kulturor dhe zakonor të këtyre tre rretheve. Lulëzimin e ka patur në vitet 1932-1955. Pas këtij viti ka pësuar regres deri në zgripin e boshatisjes. Lidhjet martesore 1800-2000 janë me Peshtan, Dragot, Mezhgoran, Lekël, Arrëz, Tepelenë, Zhej, Doshnicë, Zagorie, Mbreshtan, Zhepovë Përmet. Në zonë gjenden shumë burime natyrore, gjeologjike, kanione, male, liqene, ujëvara, shpella, formacione shkëmbore, fosile, parqe kombëtare, monumente natyre dhe shumë specie të florës e faunës. Gjithashtu gjenden edhe burime të trashëgimisë kulturore, si vende arkeologjike, folklorit, artizanatit, evente kulturore, historike, fetare dhe festivale. Popullsia lokale shquhet për gatimin e ushqimeve tradicionale lokale, degustimin e pijeve, vrojtimin e kafshëve, shpendëve dhe zogjve. Në 1950 kishte rreth 350 shtëpi e 1022 banorë. Shkolla u hap për herë të parë në vitin 1934, nga Kamber Kazazi nga Elbasani.
Malëshova është mbreti i sherebelit, çajit malit, arrëve dhe fauna mbizotërohet nga ujku, derri egër, gjeli pula e egër, thëllëza, kunadhja, lepuri dhe dhelpëra. Gjuetia e tyre ka qënë prioritare. Ismail Demiri konsiderohet si gjahtari më i mirë. Kafshë shtëpiake mbanin dhen, dhi, lopë goricë, mushka, gomerë dhe qen stani. Malëshova ka kishën e Shënkollit e cila ka simotra të saj dhe shtatë të tjera. Tre kisha të Shën Kollit dhe Kisha e Shëngjergjit janë në Leskaj të cilat u shkatërruan në vitin 1967. Po ashtu dhe Shën Kristofori, kisha mëmë e Shënkollit në Malëshovë dhe kisha e Limarit. Ka pesë vende të shenjta Kondisma. Më e shenjta në Kapedanaj në Malëshovë. Ka nje Teqe, Teqe e Zastenit e shkatërruar në 1967. Xhamia e Leskaj e vitit 1850 e kthyer në shkollë, e ndërtuar nga Sheh Iljazi, tre Mekame, të ndërtuara nga Sheh Myftar Sina, nga Sheh Agush Caushi dhe Haxhibabai ndërtuar nga Sheh Ameti. Kishte dy mullinj bloje drithi, mulliri Haredinit dhe mulliri i Zogo Meshinit. Numëroheshin rreth 30 kazanë rakie. Malëshova spikat për rakinë e famshme të manit të zi dhe pjesa tjetër limar Leskaj për raki mani të zi dhe rrush. Mbi Kacorr në Kuluricë ndodhen të vetmet saraje të mbështjella me mister. Shtëpitë e tjera janë përgjithësisht dy katëshe, kazi parë qilar bagëtish, i dyti për banim. Flinin me bagëtitë për shkak të vjedhjeve të medha.
Kanë qëndruar neutralë ndaj historisë, sehirxhinj ndaj komunizmit, të imponuar për t’iu nënshtruar regjimit. Asnjëherë se kanë dashur luftën, i kanë qëndruar larg. Për shkak të mbijetesës pranuan luftën civile 1939-1944. Vuajtën pasoja të mëdha për shkak të Sejfulla Malëshovës. Dega e Punëve të Brendshme Përmet ka luajtur një rol shumë special që të mbajë të përçarë, të frikësuar, gojëkyçur malshovitët. Pas një strategjie të detajuar të komunizmit Malëshova në vitin 1970, mund të quhej plotësisht e nënështuar, e përçunduar, e shpërfytyruar, e varfëruar duke arritur që regjimi i asaj kohe të krijonte një nga organizatat e PPSH, nga më famëkeqet. Pas këtij viti Komiteti i Partisë Përmet s’kishte nevojë të merrej me Malëshovën, pasi malshovitët ia bënin gropën njeri-tjetrit për bukuri. Njeriu i pafytyrë, i ashtuquajturi njeriu i ri, margjinalizoi Malëshovën. Aq e madhe ishte shpëlarja e trurit sa dhe breza të lindur në 1990, nuk shkëputen dot nga kthetrat e murtajës së kuqe. PPSH, ose mitra e kuqe e komunizmit hyri midis burrit e gruas në Malëshovë, midis fëmijës e prindërve, vëllait e motrës. Nëse do të deklasifikoheshin dosjet e Degës së Punëve të Brendshme të Përmetit, do shikohej fytyra e vlrtetë e tragjedisë që i shkaktoi Malëshovës komunizmi. Malëshovën e përvëloi dhe përzierja e besimeve fetare, të cilën ustallarët e shfrytëzuan më së miri. Malëshova, Gjyma e Limarit, Kalaja dhe një familje në Leskaj janë të krishterë, Leskaj, gjysma e Limarit janë bektashinj.
Kurbeti i parë filloi në kohën e Tanzimatit. Por ata që shkuan lanë kockat në tokën e zisë, Turqi. Pastaj vjen Franca në vitin 1900. Në 1920 fillon emigrimi në SHBA dhe u arrit kulmi me 320 malshovitë kurbetllinj në SHBA.
Në vitin 1924 në SHBA janë 206 fshatarë të krahinës së Malëshovës që kanë qenë anëtarë dhe vullnetarë të shoqërisë “Vatra” dhe degëve të saj në Amerikë. Kontributin e tyre e vlerëson dhe z. Noli kur thotë: “Janë këta malëshovitë dhe mbrezhdanakë që më kanë përkrahur vazhdimisht e tërësisht për të kryer detyrën e shenjtë ndaj kombit”. Është ndoshta kjo simpati e Nolit për malëshovitët, që pas vdekjes së tij ai që e zëvendësoi në kishën autoqefale të shqiptarëve të Amerikës në vitin 1967, ishte at Stefan Lasko nga Malëshova. Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe respektit për fshatin nga bashkëfshatarët jashtë atdheut, është dhe krijimi i “Kanunores” më 12 korrik 1935 në Çikago. Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 dhe i dyti me 16 nyje, sic thuhet aty me qëllim “zbukurimin e gjendjes së katundit Malëshovë”. Krahina e Malëshovës me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues. Vjershat e Llukan Laskos të botuara në “Kalendarin Kombiar” shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut. Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite. Poeti Sejfulla Malëshova identifikohet me emrin e krahinës, së cilës i mori emrin por edhe i dha shumë emër, ka qenë sekretar i kabinetit të kryeministrit Fan Noli.
Malëshova kjo krahinë e fshehur malore në Shqipërinë e Jugut, është ndoshta me natyrën e ashpër me klimë kontinetale, mbeti një prej krahinave më primitive në Shqipëri dhe po shkon drejt boshatisjes se plotë. Në këtë zonë të ashpër malore pa rrugë me pakë elektricitet më së shumti është zhvilluar blegtoria e imët. Banorët e kësaj krahine duke parë që të ardhurat ishin të pakëta dhe jetesa e vështirë, shpëtimin e kanë gjetur te arsimimi. Në Leskaj pranë Malëshovës gjendet fragmente muresh të një kalaja të vjetër që komunizmi e quajti kala ilire por më shumë është një karakoll që kontrollonte portën e vetme për të hyrë në Zagorie nga Peshtanie cila është ndërtuar , me gurë të gdhendur gëlqerorë në permasa të mëdha të pazbuluar ende por edhe shumë të tjerë të renë në humnerë. Eshtë ende e pazbuluar nga institucionet dhe profesionistet e arkeologjisë. Kalaja ndodhet në një reliev vërtet të veçantë ku mund ta kontrollosh gjithë luginën si dhe njëkohësisht. Ska ambjente banimi.
Malëshova ka kaluar shumë zi buke dhe sëmundjesh, por zia më e madhe ndodhi në kohën e Ali Pashait. Një hajdut që s’la shtëpi e bagëti në Hormovë e Malëshovë pa vjedhur. Ata që shpëtuan gjallë në Luzat, Lekël dhe Hormovë nga shfarosja e krimeve njerëzore të Ali Pashait u strehua në Malëshovë duke shkaktuar një krizë urie. Malëshova do të ishte vendi i ri që u bë streha e tyre në tokat e blera nga Allajbeu i Peshtanit. Ata mbarështuan bagëti dhe vreshta, si dhe ndërtuan shumë shpejt ndërtesat nga e para me gurë, trarë e dërrasa guri. Fshati kishte gjashtë lagje, lagjia e arexhako, lagjia e mesme, lagjia e gropës, lagjia e bregut, kala, ajo e lilos dhe sherishtë. Lagjet lidheshin me rrugica me kalldrem. Fshatarët ishin shumë trima, të zgjuar dhe të besës, aty u hap shkolla e parë greke në vitin 1884 ku mësimi jepej në Kishën e Shën Mërisë dhe Fshati Malëshovë kishte dhe tetë kisha, kisha e Shënmërisë që përdorej si katedrale e fshatit, por që u dogj në rrethana misterioze në Luftën e Parë Botërore. Toponimet e Malëshovës janë të gjitha sllave që nga vetë emri saj fshatrat arat, kodrat, Malëshova (Leskaj dhe Limari) dhe Peshtani kanë pasur shumë lidhje krushqish. Numurohen mbi 50. Pjesa më e dhimshme e Malëshovës janë varret e të parëve mbetur pa zot nga 1000 malshovitët që e kanë braktisur, të cilët kanë lënë prindër dhe të afërmën nën degradimin natyror.
Një ndër emrat e Malëshovës është, Sejfulla Malëshova (Malëshovë, 2 mars 1900 – Fier, 11 qershor 1971) qe sekretar i kabinetit Noli, ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar. Malëshova përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”. Në lëmin letrar, Pipa e përshkruan “babai i letërsisë komuniste në Shqipëri”. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin “San Demetrio di Corona”. Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë.
Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit.
Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me Llazar Fundon dhe Fan Nolin. Bënte pjesë në Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik me nofkën “Gurin” ishte dëgjues në akademinë “Tolmaçevski”. Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studjuar.
Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it.
Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore – ministri e cila nuk funksionoi më. Më 1945-1946 nënpresident i Frontit Demokratik. Në Plenumin e Dytë të Beratit në nëntorin e 1944 kritikoi hapur vijën terroriste që kishte kapluar Partinë Komuniste.
Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Më 1946-47 ministër i Arsimit si dhe kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe Artistëve. Pas kësaj u denigrua vazhdimisht për pikëpamjet e tij “oportuniste” dhe u dërgua të punojë punë të ulëta.
Prej vitit 1956 u vendos në Fier, ku punoi si shitës samarësh.
Më 11 qershor 1971 Sejfulla Malëshova u nda nga jeta dhe u varros në varrezat e vjetra të qytetit. Në vitin 1993 një grup intelektualësh u kujdesen për rivarrimin dhe ceremoninë e munguar për përkthyesin e Internacionales, Gëtes dhe Nekrasovit, apo poetin rebel siç i pëlqente ta quante veten. Kur ishte student në Romë botoi poemën e tij të parë me pseudonimin Kostandini.
Malëshova përktheu atë që ai e quante “abecenë e komunizmit” të Buharinit.Ka lënë dorëshkrim 31 rubaijate të përkthyera, 27 origjinale, 4 apokrife. Nga shënimet që ka lënë kuptohet se është mbështetur në një variant të gjuhës ruse, botuar në Taxhikistan më 1952 prej një orientalisti sovjetik. Në krye të dorëshkrimit gjendet e shkruar “Rubajatet e fundit” (Omar Kajam).
Në tetor të 1949 nis bashkëpunimin me Skënder Luarasin dhe Pashko Gecin për përkthimin e fjalorit rusisht-shqip që parashikohej me 21-22 mijë fjalë autorësia e të cilit, kur u botua më 1954, iu mvesh Androkli Kostallarit. Ndërsa për përkthimet e bëra me mëditje nga Malëshova, nuk dihet ende gama e plotë e teksteve të përkthyera në anonimat,por duke qenë përkthimi e vetmja veprimtari intelektuale që i ishte lejuar nga një urdhëresë selektive e Ministrit të Kulturës Manush Myftiu, nga përkthimet që i dihen, u botuan pa emrin e përkthyesit “Kopështi i qershive” dhe tregime të tjera të Çehovit, prozën poetike “Zgalemi” të Gorkit dhe vjershat e Nikollai Nekrasovit. Një pikë kulmore e ndjenjës së dashurisë dhe të respektit për fshatin nga bashkëfshatarët tanë jashtë atdheut, është krijimi i kanunores më 12 korrik 1935 në Çikago. Ajo kishte dy kapituj, i pari me 23 nyje, dhe i dyti me 16 nyje. Qëllimi i kësaj ishte “zbukurimi i gjendjes se katundit Mlëshovë”. Krahina e Malëshovës me bukuritë që i ka falur natyra, por edhe me shpirtin e ndjeshëm të njerëzve të saj është bërë burim frymëzimi për shumë krijues të kësaj treve. Vjershat e Llukan Laskos të botuar në Kalendarin Kombiar shquhen për forcën dhe frymëzimin ndaj atdheut. Po ashtu të rrëmbejnë me një joshje të veçantë vjershat e Sejfulla Malëshovës që kanë shërbyer si gurrë frymëzimi për një plejadë të më pasme krijuese malëshovite si Lliko Nano, Niko Tyto, Rrapo Këllëçi, Dashamir Malo, Shpëtim Shehu, Zenel Sina, Arif Korro etj., si dhe publicistëve dhe gazetarëve të sotëm, Filip Rrumbullaku, Themistokli dhe Arben Todhe, Kastriot Korro, Bejdo Malo e shumë të tjerë.
Pas viteve 1990, malëshovitët kanë lëvizur në masë të madhe, duke boshatisur krahinën, këtë bukuroshe të fjetur të Dhëmbelit. Urojmë t’ua bëjë mbarë kudo që janë, por edhe një porosi ua japim me këtë rast, që si të parë te tyre që brodhën botën, por nuk e harruan vendlindjen e tyre, edhe këta të fundit të mos harrojnë Malëshovën!
Janë të shumtë malëshovitët që janë shquar dhe kanë lënë gjurmë si në e emigracion ashtu edhe në administratat shtetërore të kohës, si: Apostol Barko, Guro Baze, Simo Tyto, Anastas Kano, Anastas Premto, Arta Dade, Çajup Rusmali, Dhimtraq Note, Dule Çarçani, Haredin Male, Sherif Meto, Muço Hasani, Visho Jemini, Qazim Çoka, Jano Keqi, Jano Meshini, Jorgo Th. Nano, Kiço Masho, Kolo Haxhiu, Kolo Meshini, Kostë Peçi, Lliko Nano, Lliko Todhe, Llukan Lasko, Miço Rrumbullaku, Feim Muke, Rrapo Habili, Myftar Çope, Leonidha Kano, Niko Kaçi, Pano Todhe, Petro Tyto, Pilo Jorgo, Sabri Grilli, Sami, Çafka, Sejfulla Malëshova, Stefan Lasko, Stefan Nano, Thoma Puci, Todhe Keqi, Vangjel Lasko, Vasil Meshini, Ligor Jonuzi, Amet Shehu, Meleq Shehu, Zenel Çato, Islam Çato, Flamur Çato, Zenel V. Sina Dervish Niaziu, Dervish Zanua, Sheh Ademi
Nga Malëshova ka 145, mësues 78, ekonomistë 37, mjekë 92, oficerë 70 inxhinjerë 25, agranomë 18, veterinarë 14, juristë 12, artistë 8 gazetarë 19 hierarkë të fesë …Kur i sheh nga larg të krijohet përshtypja se në këtë zonë banojnë më të varfrit dhe më të paditurit, por kush i njeh sadopak malëshovitët, do të shohë se aty kurrë nuk ka patur fukarallëk, kurrë nuk ka patur injorancë. Burrat e kësaj zone kanë njohur kurbetin, kanë njohur zanatin, kanë njohur punën, kanë njohur shkollën dhe kulturën. Të larguar përgjithmonë apo përkohësisht ata kanë menduar për krahinën tyre, për njerëzit e tyre aty. Edhe sot, si gjithë Shqipëria, Malëshova është boshatisur. Enigma e dervishëve të Malëshovës ka lidhje me dervishët rrotullues dhe rrjedh nga “Nata e Bashkimit” e cila është një ceremoni e dervishëve mevlevi që kujtojnë vdekjen e Rumit – Mevlana Jalaluddin al – Rumi, poeti dhe mistiku i madh pers. Ai ishte edhe një teolog dhe jurist i kohës së vet, por sot, 743 vjet nga vdekja bota e njeh më së shumti si poet.
Shqipja ka qenë me fat që ka në pronësi të vet disa përkthime brilante të poezisë së Rumiut nga Vexhi Buharaja, Sejfulla Malëshova, apo Dhori Qirjazi

burimi
 
Ore cimadh ja pellcet vençe
 
Back
Top