Fjalët e Tupes

И I ❮ I

Ushtar me eksperiencë
Regjistruar
29 Mars 2018
Komente
262
Reagimet
261
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Pa e parë videon fare asnjë nuk ka orgjinë shqip begati (бегать) është sllavisht prosperitet latinisht. Kur të shoh dhe videon të shohim ça thotë Tupja.
 
1. Për fjalën e parë profesori ka mëse të drejtë kur thotë se prosperitet është e tepërt dhe begati është fjala që duhet përdorur.
Bëri shumë mirë që nxorri dhe disa ilustrime, sepse e patë sesi fjala begati formon shumë fjalë të tjera, dhe prosperitet nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë. Huazimi nga gjuha angleze është problematik pasi, jo vetëm që nuk kemi shumë patur shumë marrëdhënie me të, por edhe nuk është gjuhë e ngjashme me shqipen, psh me italishten apo greqishten, fjalët që huazojmë krijojnë folje lakohen etj etj.

2. Për fjalën lancoj nuk jam shumë dakort, sepse jam i mendimit se duam apo nuk duam gjuha pasurohet dhe dhe i përshtatet kushteve të reja që krijohen, fjalë "vdesin" dhe të tjera "lindin".
psh folja cekoj ka vdekur (ndoshta edhe përdoret diku...) = përdoret për kur përdorim parmendën dhe e bëjmë të zërë cekët dhe të mos hyjë thellë në tokë. Pra ka një kuptim tepër specifik. E njëjta gjë është edhe fjala lancim, e cila është për hedhjen në treg të një produkti, programi, disku, etj. Është shumë specifike dhe ka nevojë të ketë një fjalë posaqërisht për këtë gjë. Zgjidhjet për këto fjalë nuk është zëvendësimi me fjalë të përgjithshme që i përshkruajnë këto, por fjalë specifike. Pra OSE do "ringjallet" ndonjë fjalë e vjetër, ose do krijohet një e re, ose do merret llokum fjala e huaj ashtu siç dëgjohet.

3. Anoncoj totalisht e panevojshme njoftoj dhe shumë fjalë të tjera e kryejnë më së miri punën e tyre.

4. Alokoj - Nuk dëgjova ndonjë alternativë që ta zëvendësojë plotësisht pasi nuk mjafton as caktoj, as shpërndaj.
Dhe alokoj është fjalë e rëndësishme dhe me kuptim specifik si në informatikë dhe në ekonomi:
✦ ndaj sipas zërave [ekonomi]
✦ ndarje të resurseve të kompjuterit [informatikë]

4. Sens Ka fjalë që depërtojnë nëpërmjet frazave. Normalisht që nuk jam dakort që të themi 'Nuk ka sens', se nuk ngjit dhe është e tepërt. Por nuk ka burrë nëne ta zëvëndësojë te shprehja 'sensi i humorit.'
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
O @Dr_Luka se kjo po bëhet temë më vete. Bëje një me titull, Fjalët e Tupes...
 
Back
Top