Fjalori i Gjorgji Puleskit (1875)

Fjalor tri gjuhësh - Rečnik od tri jezika (1875) 2019-09-17

Për të shkarkuar duhet të replikoni

Exp

Kalorës
1066
Gjorgji Puleski është një maqedonas që në vitin 1875 botoi një fjalor trigjuhësh, maqedonisht, shqip, turqisht, me gërma cirilike. Ky fjalor ishte formuluar me fraza, me pyetje dhe përgjigje. Mendojmë se edhe ky fjalor i vjetër përbën interes për gjuhën shqipe.
 
Rregullimi fundit:
Fjalor interesant, por duhet të jesh njohës i alfabetit rusë.
Unë nuk kisha dëgjuar gjë për këtë fjalor, dhe nuk e marr vesh pse nuk është shumë i përmendur shumë pasi është mbi 140 vjet.
Nuk e di si e gjeta por kur më doli para mu duk sikur bëra ndonjë zbulim :cwl:
Ndërsa për ta lexuar, në dorë e kemi, nxjerrim gërmat dhe i japim drejtim...
ja për shembull kjo lexohet fjaltor = dmth fjalor;)
1071



________
p.s
meqë ra llafi, ato resource e kanë të ulët madhësinë e lejuar së skedarëve:tired:, shtoja ca u burrë i dheut.:emo:
 
Unë nuk kisha dëgjuar gjë për këtë fjalor, dhe nuk e marr vesh pse nuk është shumë i përmendur shumë pasi është mbi 140 vjet.
Nuk e di si e gjeta por kur më doli para mu duk sikur bëra ndonjë zbulim :cwl:
Ndërsa për ta lexuar, në dorë e kemi, nxjerrim gërmat dhe i japim drejtim...
ja për shembull kjo lexohet fjaltor = dmth fjalor;)
View attachment 1071


________
p.s
meqë ra llafi, ato resource e kanë të ulët madhësinë e lejuar së skedarëve:tired:, shtoja ca u burrë i dheut.:emo:
Kjo gjë më bënë çudi vërtet. Ka shumë materiale në gjuhën shqipe të vjetra, por që janë shkruar me shkronja që përdorin gjuhët e tjera. Pse nuk e krijuan vetë një alfabet shumë kohë më parë?!
 
Kjo gjë më bënë çudi vërtet. Ka shumë materiale në gjuhën shqipe të vjetra, por që janë shkruar me shkronja që përdorin gjuhët e tjera. Pse nuk e krijuan vetë një alfabet shumë kohë më parë?!
Edhe shumë fare fare fare nuk kemi. Po të paktën mirë që kemi këto që kemi.

Pse nuk krijuam një alfabet më parë... Ky është problem kompleks sepse është një çështje multidimensionale.
Por për mendimin tim e ka fajin Perandoria Britanike. Sepse po të na kishin pushtuar ata në vend të Perandorisë Otomane, jo vetëm që do ishim populli më i shkolluar në ballkan por do ishim më të zhvilluar e industrializuar dhe do kishim marrë pavarsinë më parë.

Popujt që deri përpara krishtërimit nuk kishin zhvilluar një sistem shkrimi të tyren,
ose nuk ishin të aftë ta krijonin ose nuk kishin arsye ta krijonin pasi përdornin të tjerë të gatshëm.
Në shumë raste gjuhët kanë filluar të shkruhen nëpërmjet biblës dhe bibla mund të jetë libri i parë
apo një nga librat e parë të një gjuhe të shkuar. Edhe ne bëjmë pjesë te ky grup
ku libri i parë ishte një meshar katolik dhe ku shumica e 100 apo 500 librave të parë në shqip janë
ose bibla ose libra fetarë kristianë.

Pra ideja është se, si koncept religjionet (në këtë rast krishtërimi) janë shumë konservatore, dmth janë pro rregullave strikte dhe nuk pranojnë ndryshime kollaj. Dhe kjo deri diku është e domosdoshme që ato t'ju rezistojnë kohës pasi nëse çdo vit do futeshin ligje dhe rregulla të reja do krijoheshin probleme dhe nuk do kishin jetëgjatësi. Prandaj feja dhe tradita janë të ndërthurura me njëra tjetrën.

Tani kjo nuk do të thotë që kishat në shekuj nuk kanë ndyshur dhe rinovuar dhe riformatuar. Po këto ndryshime kanë qënë shumë të ngadalta dhe kanë kërkuar kohë, (dekada & shekuj) njëlloj si frenat e një treni të madh, që frenon këtu por ndalon pas dy kilometrash...

Dhe kjo gjëndje ka qënë për shumë shekuj e pandryshuar plus që mentaliteti i kohës ishte se bibla nuk duhej përthyer, ngaqë dukej si tabu etj etj. Dhe përveç kësaj shto faktorët ekonomiko-socialë që përbënim pengesë. Përkthimi i të dyja dhiatave është një punë kolosale që të merret përsipër, shto pastaj anën ekomomike sa vite punë duhen, plus personat me nivel të lartë gjuhësor për ata që do merreshin me të, akoma dhe ana teknike numrin e madh të papirusëve apo pengamenëve që do përdoreshin si dhe numri i popullsisë që flet një gjuhë. (dhe këto nuk janë të gjitha...)

Duke marrë parasysh gjithë këto që përmendëm dhe shumë që nuk u përmendëm, besoj se biem dakord kur themi se që të krijohen kushtet për gjithë këto ndoshta nevojitet një vullnet qeveritar shqiptar. Po ne nuk e patëm një mbretëri shqitare.

Pra Dhiata e Re është shkruar në greqisht shekullin e parë, por përkthimi i saj në latinisht bëhet vetëm më 382 që quhet versioni vulgata.
Dhe flasim për latinishten, një gjuhë të zhvilluar perandorake...
Në shekullin e 9-të Cirili dhe Metodi përkthyen biblën në sllavishten e lashtë, por që të bënin këtë, krijuan edhe alfabetin sllav që përdoret dhe sot e quhet alfabeti cirilik.

(Më 1455 Gutenbergu krijoi shtypshkronjën, dhe libri i parë që u shtyp qe bibla latinisht, dhe pas kësaj hapet dera për shtypjen dhe prodhimin e librave në masë, pra një revolucion i jashtëzakonshëm!!!)
Më 1522 gjermani Martin Luter pas protestave që kishte për Vatikanin përkthen biblën në gjermanisht dhe krijohet protestanizmi...

Pas kësaj kishat lëshojnë pak pe, dhe kemi përthimet e para kristiane me Gjon Buzukun me Mesharin 1555

Më 1568 kemi versionin King James, përkthimi komplet anglisht i biblës (sepse më parë ka patur disa përkthime tek tuk të pjesëve të ndryshme)

Më 1820 përkthehet për herë të parë deri te Dhiata e Re në shqip nga Vangjel Meksi.
Më 1878 përkthehet nga Kostandin Kristoforidhi.
Pra të dy këta përkthyes jo vetëm përkthyen, por krijuan alfabetë, krijuan fjalë, përshtatje etj.
Sidomos Kostandin Kristoforidhi (babai i gjuhës shqipe) i cili bëri dy versione të dhiatës së re gegërisht dhe toskërisht,
bëri dy alfabete dhe gatoi gjuhën shqipe.

Ja dhe lista e 50 librave të parë në shqip (LIBRI SHQIP 1555-1912 nga RAMAZAN VOZGA)
Pëkrhimet e biblës janë me shkonja të trasha, ndërsa shumica tjetër janë libra të ndyshëm fetarë.

1. Meshar - Gjon Buzuku viti 1555 (Meshar)
2. E mbësuamë e krishterë - Lekë Matrënga viti 1592 (EMBSUAME / E CHRÆSTERÆ)
3. Doktrinë e krishterë - Pjetër Budi viti 1618 (DOTTRINA CHRISTIANA)
4. Pasqyra e rrëfimit - Pjetër Budi viti 1621 (PASECH8RA, ETREF8EMIT )
5. Ritualë Romanë - Pjetër Budi viti 1621 (RITVALE ROMANVM)
6. Fjalor latinisht shqip - Frang Bardhi 1635 (DICTIONARIVM LATINO EPIROTICVM)
7. Dokrinë e krishterë - Pjetër Budi 1636 (DOTTRINA CHRISTIANA)
8. Doktrinë e krishterë - Pjetër Budi 1664 (DOTTRINA CHRISTIANA)
9. Cuneus Prophetarum de Christo Salvatore Mundi - Pjetër Bogdani 1685 - (CVNEVS PROPHETARVM DE CHRISTO SALVATORE MVNDI)
10. L’ INFALLIBILE VERITA’ / DELLA CATTOLICA FEDE, Bogdani, Pjetër 1691
11. CONCI?I / PROVINTIAA?I / O / CUNVENDI / ARBENIT 1706
12. AKOLOUTHIA / TIS OSIAS MYROVLYTIDOS KAI THAVMATORGOU / THEODORAS Grigor Voskopojarit.1731
13. AKOLOUTHIA / TON AGION / PENTEKAIDEKA IEROMARTYRON Grigor Voskopojari 1741
14. KLIMIS / AKOLOUTHIA / TOU EN AGIOIS PATROS IMON 1742
15. MENI I’OUNIO, K’. / MNIMIN EPITELOUMEN 1742
16. MENI I’OUNIO, V’. / MNIMIN EPITELOUMEN 1742
17. TI KV’. / TOU MAIOU MINOS / PSALLOMEN TIN AKOLOUTHIAN 1742
18. KOLOUTHIA / TOU / A’GIOU O’SIO / MARTYROS NIKODIMOU 1742
19. MINI I’OULIO / AKOLOUTHIA / TON AGION EPTARIOMON 1742
19/I. BREVE COMPENDIO / DELLA / DOTTRINA / CRISTIANA 1743 Kazazi, Gjon Nikollë
20. AKOLOUTHIA / TOU E’N A’GIOIS / PATROS IMON VISSARIONOS 1744
21. OKTOICHOS / NEOSTI. Kavaljoti, Theodor 1750
22. EISAGOGI GRAMATIKIS. Kavaljoti, Theodor 1760
23. GHIELLA / E / S. MËRIIS / /VIRGHIËR Variboba, Jul 1762
24. EISAGOGIKI DIDASKALIA Adam Haxhi (Voskopojari), Dhanil 1802
25. TO KATA MATTHAION / EVANGELION -Vangjel Meksi,- 1824
26. I KAINI / DIATHIKI / Tou Kyriou kai Sotiros imon -Vangjel Meksi,-Pjesa I. - 1827.
27. I KAINI / DIATHIKI / Tou Kyriou kai Sotiros imon /-Vangjel Meksi,-Pjesa II - 1827.
28. I KAINI / DIATHIKI / Tou Kyriou kai Sotiros imon /-Vangjel Meksi,-komplet - 1827.

29. De Rada, Jeronim CANTI / DI MILOSAO 1836
30. Veqilharxhi, Naum PROCHEIRON ALVANIKON ALFAVITARION: 1844
31. Veqilharxhi, Naum Fare i ri / ËVETAR SHQIP 1845
32. De Rada, Jeronim POESIE / ALBANESI / DI / Girolamo de Rada / 1847
34. CRYSHTÈU / I SH?ITYRÙORY / ME TY / 1855
35. Reinhold, Karl NOCTES PELASGICAE 1855
36. Bellarmino, Roberto DOTTRINA CRISTIANA 1856 Rishtypje
37. I KAINI / DIATHIKI / TOY KYRIOU / 1858 Ribot. i bot. të vitit 1827, përkthim i Vangjel Meksit. Pjesa I.
38. I KAINI / DIATHIKI /Ribot. Pjesa II. 1858
39. I KAINI / DIATHIKI / TOY KYRIOU KAI SÔTIROS IMÔN / IISOU /Ribot. I&II

40. [Bucciarelli, Dario] UDHA / E SCEITES CR8C / E TIERA PUN’ T’DIVOCME / 1862
41. JEZU CRISCTI / N’ ZEMER T’ MESCTAARIT 1862
42. Da Francavilla, Bonaventura CONFESSIONE PRATICA / ITALICO-EPIROTICA /1863
43. Bruschi, Gaetano MOJ’ I MAJIT / SCIVGURUVM ZOIS BEKÙEME / DIVOZIÒN / I DIFTVVM SCCI8PTARVET / 1864
44. De Rada, Jeronim RAPSODIE D’ UN POEMA ALBANESE 1866
45. KATËR UNGJILLAT / E ZOTIT EDHE SHËLBUSIT TONË Kristoforidhit 1866
46. Rossi, Francesco VOCABOLARIO / ITALIANO - EPIROTICO 1866
47. Vreto, Jani GRAMATIKI / TIS OMILOUMENIS / ELLINIKIS GLOSSIS / EIS TIN / ALVANIKIN 1866
48. D’ Istria, Dora FYLÉTIA E ARBENORÉ / PRÈJ / KANEKATE LAOSHIMA / ENKETHYEME NE SHKJIPE 1867
49. Kristoforidhi, Kostandin ALFAVITAR SHQIP / Prei Konstantinit Kristoforidhit, Elbasanasit / Pa vd, [1867].
50. Budi, Pjetër DOTTRINA CRISTIANA 1868
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top