Ka ardhur koha të ç'instalojmë INSTAGRAMIN

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Ka ardhur koha të ç'instalojmë INSTAGRAMIN

Me rregulloren e re instagrami ka të drejtë të ketë akses, dhe të regjistrojnë nga kamera, të kopjojë listën e kontakteve
historikun e mesazheve, të mbledhë informacione për çdo gjë që kërkoni online, të ketë akses dhe të marrë informacion edhe nga kompjuteri.

Pra përveç këtyre, thënë shkurt, ata tani kanë të drejtë të mbledhin informacione për çfarëdolloj llogari keni, bankare, mjekësore, karta krediti, në çdo sajt etj etj pra të gjurmon në cilindo vendi keni hapur një llogari.

Shumë njerëz nuk e kanë problem rëndësinë e humbjes së privatësisë apo nuk e kuptojnë atë. Instagrami jo vetëm që është humbje e madhe kohe (shumë njerëz rrinë me orë të tëra duke parë video dhe foto), krijon probleme të ndryshme psikologjike si shumë rrjete të tjera sociale. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, kini parasysh se shumë veta e përdorin celularin edhe në banjë, dhe instagrami edhe atje mund t'ju fotografojë madje të bëjë si video dhe audio...
 
Fakti që androidi nuk të lë ta ç'instalosh krejt por vetëm mund ta ç'aktivizosh është një arsye më shumë që nuk duhet përdorur...
 
As unë nuk e dija. Më parë duhej ta instaloje vetë por mesa duket pas përditësimeve të ndryshme e kanë penguar heqjen e tij.
 
Ne fakt @Shefi jo vetem instagrami po cdo platforme te kerkon te dhena personale, po ideja eshte sa te apasionuar jane njerezit ndaj ketyre gjerave. Ti thuash shqipes, qe duhet fshire instagrami ke perborxh te shahesh me kuç e me maç i themi ne lol, sepse vdesin per pordhe e te hipin ne ndonje makine te bukur te bejne storyn e dites :selfie: gje qe mua ma peshtiros fare. :las:
Mos flasim per femrat se kalojme ne te tjera etapa e situata... :las::las:

Kshuqe mos vendos keto lajme bombastike se duken si clickbait :tmi: :laugh:
 
Po jo mo e kam seriozisht. Dhe çka e bën më të vështirë është ajo që thua ti, se njerëzit janë të apasionuar ndaj këtyre. Çështë e vërteta këto po shndërrohen në vese dhe varësi të mëdha që vështirë të hiqen. Adoleshentët tani po kërrusen se rrinë me orë të tëra mbi celular. Nuk u thashë për klikbejt fare por sepse në fakt ndyshimi i rregullores së përdorimit i kaloi çdo cak të mundshëm, dhe meqë është kështu thamë se mos dikujt do t'i vlente kjo gjë për ta prerë përgjithmonë instagramin. Tani sesa veta do e lënë instagramin pasi e lexuan këtë temë, nuk do bëhet nami jo, këtë e dimë shumë mirë. Megjithatë ne bëjmë tonën, plus që ka edhe njerëz që çoku dhe na e marrin fjalën për bazë dhe ndoshta prisnin ndonjë preteks më ta bërë një hap të tillë...

Ndërsa për femrat instagrami është problem shumë herë më i madh. Është kombinim fatal. Kisha ndërmend të hapja një temë më vete këtë (rreziqet e instagramit) por meqë e nisëm këtu po i bie shkurtimisht. (Fëmijët deri në 18 vjeç nuk duhet të kenë smartfone). Po të marrim një djalë 12 vjeç dhe i jep një celular ai do gjejë lojrat që i pëlqejnë dhe gjithë ditën do rrijë me to. Kjo nuk është gjë e mirë por rreziku kryesor është se djali humbet kohën kot. Tani një vajzë 12 vjeç as që do tja dijë për lojrat në smartfone pasi gocat janë më sociale dhe çunat më individualë. Tani çfarë ndodh kur një gocë ka një celular, ka internet dhe instagram? Do postojë fotografi kryesisht të vetes së saj. Sa herë që merr pëlqime i vjen mirë dhe sa herë që nuk merr nuk i vjen mirë. Pra e gjithë psikologjia dhe vetë vlerësimi i saj për veten është nga reagimi i personave që njeh apo nuk njeh. Dhe që të mos ta zgjatim shumë kjo gjë e bën që ajo të bëjë gjërat që do bota që ajo të pëlqehet. Dhe meqënëse gocat janë në instagram aty do shkojnë edhe djemtë. Tani aty të gjithë shohin gjërat të mrekullueshme (shumë herë jo të vërteta dhe të pakapshme) të cilat i bëjnë depresiv pasi ata këto gjëra nuk i kanë dhe nuk kanë për t'i patur ndonjëherë kështu që jo vetëm që nuk vlerësojnë ato që kanë por nuk jetojnë fare me realitetin e tyre.
 
si lindin fëmijët përpara instagramit dhe si lindin me instagram
insta.jpg
 
e ka radhën whatsup. akoma edhe klani po e përmend...

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook. Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojë ose llogaria ju mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social. Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë. Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria. Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital. Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”. /tvklan.al

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
As Uacapi (WhatsApp) nuk u hiqkërka, por vetëm ç'aktivizohet.
Bëra mirë që e hoqa dmth:movember:
 
Unë këto i kam hequr prej kohësh por nga celulari duhen hequr edhe aplikacionet e tjera të fejsbukut, messenger, facebook dhe facebook manager.
E di se do rezistoni sepse i përdorni për të kontaktuar por kjo është gjëja e duhur.
Madje nëse keni laptop apo kompjuter mos u futni as me shfletues nga celulari në fejsbuk.

Hiqeni
mbidhni mendjen
dhe do gjenin rehanë...
 
e ka radhën whatsup. akoma edhe klani po e përmend...

WhatsApp është aplikacioni më i njohur i mesazheve në botë, i zotëruar nga kompania e Facebook. Por me rregullat e reja që ka vendosur, ku përdoruesit janë të detyruar t’i pranojë ose llogaria ju mbyllet, ka bërë që shumë prej tyre të braktisin këtë aplikacion dhe t’i bashkohen një tjetër rrjeti social. Por cili është aplikacioni që po e sfidon WhatsApp? Bëhet fjalë për “Signal”, një aplikacion i enkriptuar i mesazheve. Së fundmi ka njohur një rritje të ndjeshme të përdoruesve, sidomos pasi WhatsApp njoftoi rregullat e reja të privatësisë. Sipas këtyre rregullave të reja, përdoruesit e WhatsApp do të duhet të pranojnë ndarjen e të dhënave personale me Facebook, përfshirë edhe numrin e telefonit. Ata që nuk pranojnë këto kushte, nga data 8 Shkurt do t’ju mbyllet llogaria. Shumë përdorues janë shprehur kundër këtyre rrregullave të reja dhe kanë filluar të përdorin aplikacionin Signal. Madje edhe miliarderi Elon Musk, në një reagim në Twitter, u sugjeroi përdoruesve që të kalojnë në aplikacionin Signal. Ky aplikacion vlerësohet që të jetë mënyra më e sigurt e komunikimit dixhital. Përdoruesit kanë mundësinë që të fshijnë mesazhet brenda një periudhe të caktuar kohore, nga 1 javë në 5 sekonda. Interesante është edhe fakti që disa anëtarë të qeverisë së Britanisë së Madhe, përfshirë edhe Kryeministrin, po përdorin aplikacionin Signal, raporton “The Sun”. /tvklan.al

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Dhe telegrami eshte i sigurte thone
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Çthemi sot e çfarë thamë dje

Telegram emerges as new dark web for cyber criminals​

Kësaj i thonë të thuash
duhet të ndalojmë prodhimin e telefonave se i përdorin kriminelët
duhet të ndalojmë prodhimin e makinave se i përdorin kriminelët
duhet të ndalojmë prodhimin e çorapeve të grave se i përdorin kriminelët

këta janë artikuj të sponsorizuar propagandues dhe asgjë më shumë.

megjithatë po të hiqni instagramin, fejsbukun, tiktokun, jutubin dhe snapçatin nga celulari
do bënit shumë mirë.
 
te kthehemi ku ishim.
 
Attachments

  • download.jpg
    download.jpg
    8.9 KB · Shikuar: 52
te kthehemi ku ishim.
Pse jo?!
Bateria shkon 1 javë, nuk haxhon kohë kot me celular se nuk ka programe, djali nuk të çan kokën që të luajë me të 'sepse ka lojra koti',
e përdor për të çarë arra (apo kaçka), përdoret si armë e ftohtë për të gjuajtur ndonjë nga koka, nuk humbet kollaj, nuk thyhet, nuk ke frikë se ta vjedhin, të mirat janë pafund!
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top