Kur mund te kthehem ne shqiperi

Dmth kur ka bileta per kthim ne shqiperi
Fluturimet janë pezulluar krejt. Nuk mund të vish vetë. Megjithatë po organizohen nga qeveria fluturime që të mundësojnë kthimin e shqiptarëve të ngecur kryeshit, në Greqi, Itali dhe Kroaci. Madje mund të jenë falas. Të paktën sipas Top Channel. Kontakto me ambasadën se mund të japin informacione më shumë. Janë shumë vetë që duan të kthehen...
 
165 shtetas shqiptarë të bllokuar prej ditësh në Kroaci si pasojë e mbylljes së kufijve nga koronavirusi, janë riatdhesuar mbrëmjen e sotme
Disa prej tyre janë shprehur se sapo kanë mbërritur u kanë matur temperaturën dhe u kanë bërë disa kontrolle nëpërmjet formularëve të gatshëm të OBSH, ndërsa pas mbërritjes në shtëpi ata duhet të vetëizolohen për 14 ditë. Më herët, gjatë mbrëmjes së sotme janë riatdhesuar nga Italia dhe 120 shtetas të tjerë të cilët siç janë shprehur vetë, kishin 20 ditë të bllokuar në vendin fqinj.
Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë dhe në ditët e tjera, me të gjitha shtetet ku kanë mbetur shqiptarë, në bazë të tre kritereve kryesore, ku përfshihen: rastet humanitare, studentët e bllokuar në vendet ku studiojnë dhe qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në këto vende.
B. GazetaTema
 
Për mendimin tim do ishte mirë që karantina e këtyre të mos bëhej në shtëpinë e vetë, por të krijohej një qendër speciale.
Po nuk i bëjmë dot këto. I bie të kesh një hotel apostafat me mijëra vetë dhe tju mbulosh shpenzimin, ushqimin
dhe kontrollin mjekësor për të paktën 3 - 4 javë.
Ja ça thotë edhe Zv/ ministri i Jashtëm
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top