Një tufë ujqërish transformon krejt parkun

Exp

Kalorës
Meqë u hap edhe kjo degë te forumi, desha që postimin e parë të shtonim një minidokumentar vërtet mbresëlënës sesi një tufë e vogël ujqërish ndyshoi rrënjësisht parkun Jellouston në Amerikë. Atje mungonin ujqërit për më shumë se 70 vite dhe numri i drerëve ishte rritur jashtëzakonisht shumë. Por ku sollën ujqërit ata hëngrën ca drerë, po kjo nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, ajo që pati rëndësi ishte ndyshimi i sjelljes së drerëve. Ata filluan të mos shkonin në ca zona të parkut, kryesisht në lugina dhe gryka, dhe menjëherë këto zona filluan të rigjeneroheshin, dhe një ca vende gjatësia e pemëve u pesëfishua, brenda 6 viteve, dhe shumë vende u pyjëzuan. Sapo ndodhi kjo, zogjtë filluan të vijnë, numri i kastorëve filloi të rritet, se ata hanë pemë.
Dhe kastorët ashtu si ujqërit janë inxhinierë të ekosistemit. Digat që ata krijojnë janë vendbanim për vidrat, ondatrat, rosat, peshqit, amfibët dhe zvarranikët.
Ujqërit hanë kojotat, dhe numri i lepujve dhe minjve u shtua, dhe kjo shtoi numrin e fajkojve dhe nuselalave, dhelprave, vjedullave. Korbat* dhe shqiponjat* u shtuan se po ushqeheshin me kërmat që linin ujqit akoma dhe arinjë po ushqeheshin me to dhe numri i tyre filloi të shtohej sepse kishte më shumë fruta* për të ngrënë.

Por tani fillon gjëja më interesante, ujqërit ndyshuan sjelljen e lumenjve. Lumenjtë filluan të mos gjarpërojnë, erozioni ishte më pakët. Shtratet e lumenjve u ngushtuan, u krijuan më shumë pellgje, lumenjtë ndryshuan si pasojë e ujqërve. Arsyeja ishte se pyjet e rigjeneruara përforcuan brigjet e lumenjve, dhe lumenjtë nuk dilnin nga shtrati.

Pra ujqërit të vegjël në numër jo vetëm që transformuan ekosistemin në Parkun Kombëtar Jellouston, por edhe gjeografinë fizike.

Shikoje ketu
 
Rregullimi fundit:

ku eshte videoja se me beri kureshtar referati
 
Minimalisht faqes ne fb mund ti ingranonini postimet e forumit per mos ti humbur aktiviteti...
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,507
1,318
Çuçuritje 2022
5,323
271
Çuçuritje 2021
16,692
688
Çuçuritje 2020
6,622
303
Çuçuritje 2019
5,917
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top