Një arbëresh përballë një shqiptari

Exp

Kalorës Legjendar
Anëtar Stafi
Regjistruar
12 Shkurt 2018
Komente
13,224
Reagimet
8,984
Martin Di Maggio është një arbëresh i cili në këtë video na tregon për arbërishten gjuhën e të parëve tanë e cila nuk është ndikuar aspak nga turqishtja
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Fjalët e reja në fillim :inlove:
të reja për ne sepse i kemi zëvendësuar me fjalë turke, se në fakt janë shekullore, mbase mijëvjeçare...

tata = atë, baba
nona = gjyshe
noni = gjysh
motrëmëmë = teze
mortata = hallë (mor(motër) e tatës)
tatmadhi = babai i babit (babai i madh)
llua - lluezër = vëlla, vëllezër
lal = vëlla i madh, kushëri i madh
lalbukër = burri i hallës (lali që sjell bukë)
shurbëtirë = punë
ghranet = paratë
animar(γ) = kafshë
fund = bythë
të haristis = të faleminderit

Ngatërresat:swearing:
punoj = lëroj
shurbenj = punoj
ushqim = tagji
shoq = bashkëshort
shoqja = bashkëshorte
kopile = vajzë
mik = shok

Të njëjtat:relieved:
kushiri = kushëri
mbrazët = bosh, zbrazët
të ngrënit = ushqim
kriet = kryet, koka
llargu = larg
embri = emër
zembra = zemra
shpi = shtëpi
mëma = mama
nuse = nuse

Më interesantja e kësaj ishte se arbërishtja paska patur një tingull g të butë siç është gama (γ) në greqisht por që tani ata e shkruajnë me ll ndërsa tingulli ll nuk ekzistoka.
 
Pjesa e dytë, e krahasimit të dialekteve. nuk është ndonjë gjë e madhe por megjithatë më mirë se kjo nuk ka bërë kush!
Edhe një herë vlen të theksohet edhe një herë se te arbërishtja ka patur një tingull i cili paska humbur apo zëvendësuar.
Ky tingull gjendjet vetëm tek gjuha greke, gjë që e bën më të lidhur shqipen me greqishten.:clapping:
është g-ja e butë apo gama greke γ (g sikur bëjmë gargarë :cwl: ) Nuk e di nëse ky linguisti arbëresh ka djeni për këtë gjë.
psh fjala dielli shqiptohet dieγi

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Krahasimet midis arbërishtes dhe greqishtes @Dr. Luka

Djegi dmth të djeg sepse djelli djeg
Gjetëm etimologjinë e fjalës dielli ?:like:
ja dëgjojeni këtu
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top