Nje pyetje marketingu

Julius

Ushtar me eksperiencë
E zeme se keni nje biznes te vogel, dhe shisni sufllaqe.

Nese do te zgjidhnit nje avantazh te biznesit tuaj, qe konkurrenca nuk do e kishte, cili do te ishte ky avantazh?

Mund te zgjidhni cfaredo lloj avantazhi te doni, me kushtin e vetem qe te zgjidhni vec nje!
 
Për avantazh e ke fjalën për shprehje, fjalë apo slogan?
 
Jo, e kam fjalen per avantazh real. Psh cilesi produkti, lokacioni, ambjenti, sherbimi etj etj.
Për këtë duhet studiuar vendi. Për shembull, nëse jemi tek ish blloku duhet cilësi (shije, zbukurime e kësisoj gjërash) por nëse je në periferi aty njerëzit duan të "mbushin" barkun dhe duan sasi dhe çmime të lira. Pra varet nga vendi dhe cilën shtresë kërkon të kesh si klientë.
 
Duhet të jesh më specifik se kaq. Por nëse po flasim për sufllaqe dhe që do kesh vetëm një avantazh që të tjerët nuk e kanë,
ajo që të vjen ndër mendje është të kesh eksluzivitetin në një zonë të caktuar.
 
Për këtë duhet studiuar vendi. Për shembull, nëse jemi tek ish blloku duhet cilësi (shije, zbukurime e kësisoj gjërash) por nëse je në periferi aty njerëzit duan të "mbushin" barkun dhe duan sasi dhe çmime të lira. Pra varet nga vendi dhe cilën shtresë kërkon të kesh si klientë.
Produkti eshte i njohur: sufllaqe. Dhe pyetja e thjeshte: nese do te ishe konkurrent me nje tjeter, dhe do te ishit ne gare se kush shiste me shume sufllaqe, zgjidh nje avantazh qe do doje ti te kishe, dhe ai jo!

P. s Kjo pergjigje vlen dhe per pyetjen e shefit.
 
Dhe pyetja e thjeshte: nese do te ishe konkurrent me nje tjeter, dhe do te ishit ne gare se kush shiste me shume sufllaqe, zgjidh nje avantazh qe do doje ti te kishe, dhe ai jo!

të kesh eksluzivitetin
Monopoli mo burrë i dheut! Ku ka si monopoli.
Besoj se i ke parasysh sesa fiton një byrektore që ka ekskluzivitetin në qytetin studenti psh. apo jo?
 
Close, but not cigar.

Supozohet qe ta lejosh dhe tjetrin te shese, apo jo?
 
Nëse ke mundësi ta bllokosh pse ta lësh të garosh? Po e ke mikun shfrytëzoje o burrë o dheut.

Nëse nuk je vetëm ti atëherë duhet cilësia.
Cilësi= cilësi në produkt, cilësi në shërbim

E megjithatë vendodhja është gjysma e punës.

Çmimi besoj se vjen e treta
 
Po atehere marketingu me i mire, i bie te jete... komunizmi. Se ay nuk te linte me shit, vetem shiste vete, sa e 10u.

Nuk eshte vendodhja. Eshte dicka qe se jashtmi lidhet me vendodhjen, por jo tamam.

Eshte nje karakteristike qe ne matematike i thone sine qua non.

Eshte dicka qe nese une e kam, dhe per pasoje ti nuk e ke, me ben qe te fitoj gjithmone. Every time.
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Po atehere marketingu me i mire, i bie te jete... komunizmi. Se ay nuk te linte me shit, vetem shiste vete, sa e 10u.

JO komunizmi por monopoli në kapitalizëm.
E shikon gugllin, e bleu jutubin.
E shikon fesbukun e bleu uacapin dhe instagramin.
(ndoshta një antitrust i ve në vijë por e shoh të vështirë...)

Nuk eshte vendodhja. Eshte dicka qe se jashtmi lidhet me vendodhjen, por jo tamam.
Ti paske oreks për muhabet më duket. Ne vërtet jemi forum po nuk para bëjmë llogje* jena dembelë.
Ti nxirri ato që ke dhe e diskutojmë pastaj.
Më shumë duket sikur është temë për te lojrat. Hajde thuaje të mbledhim mendjen.

____________
*ide e mirë kjo @Dr. Luka të hapim një sajt llogjeum.al - Vendi ku bëhen llogjet:D
 
Back
Top