Parler është bërë suspend

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
O @Shefi ç'n'e që nuk e paske marrë vesh? Parler aplikacioni i "fjalës së lirë" qënka jashtë linje. Google dhe Apple kishin deklaruar se nëse nuk bënë rregullime në politikën e tij do hiqeshin nga dyqani (app store) i tyre. Por me sa duket Parler paska qenë i hostuar ne serverat e Amazon dhe ata i paskan bërë suspend komplet serverin.
Deri ku do arrij kjo?
 
E di shefi si nuk e di por, ne këto i kemi parathënë prej kohësh, por duket sikur bëhesh i bezdisur kur flet vazhdimisht për çensurën. Pjella e maces minj do hajë, apo fshati që duket nuk do kallauz dy fjalë të urta që të vijnë në mendje... Të gjithë ata që mendojnë se do shpëtojnë janë naivë dhe nuk mësojnë nga historia.
Bolshevizëm, komunizëm, socializëm, globalizëm, sοrοsizëm = janë e njëjta gjë terror komunist, dominim botëror.
Fillon avash avash ajo, në fillim bllokuan Aleks Xhouns (punë e madhe thanë njerëzit, nuk e kemi shumë qejf atë), pastaj sulmuan kristianët (e ca pastaj thanë ca të tjerë ne nuk jemi kristianë) në fund vetë presidentin në detyrë të shtetit më të fuqishëm në botë...
Dhe me heqjen e presidentit nuk është VETËM se atij iu hoq e drejta të flasë, por tetëdhjetë milionë njërezve e drejta të lexojnë se çfarë presidenti donte të thoshte. (meqë ra llafi te socializmi, mos ngatërroni politikat sociale me socializmin, Amerika ka shumë vullnetarizëm, shumë bamirësi shumë vepra sociale por socializmi është kancer.)

Shumica e njerëzve thonë nuk më intereson politika në Amerikë
dhe mund ta injorojnë krejt atë
por
puna është se politika në Amerikë
nuk ka për t'ju injoruar ju...


nëse nuk bënë rregullime në politikën e tij
=duan që të çensurojnë dhe të shtypin të drejtën e fjalës

Deri ku do arrij kjo?
Ky është vetëm fillimi, ka për t'u bërë nami. S'kemi parë gjë akoma. Ne e dimin që kjo do të ndodhte akoma edhe po ta kishte marrë Trampi, vetëm sa do kishim fituar pak kohë e do ishin shtyrë katër vite më pas.

Rrini të qetë, vigjilentë dhe stoikë, më në fund ne do fitojmë veçse nuk e dimë se kur dhe ku do jetë fundi, e drejta dhe e vërteta është me ne!
 
Unë fillimisht mendova se mos më kishin bllokuar mua. Kërkova të lidhesha nga shfletuesi de sapo shkruajta Parler direkt më sugjeroi Parler is down. Ok e klikova dhe aty e mësova se i qenka bllokuar edhe serveri që i kishte new Amazon dhe disa aksese në Google cloud..
 
Unë fillimisht mendova se mos më kishin bllokuar mua. Kërkova të lidhesha nga shfletuesi de sapo shkruajta Parler direkt më sugjeroi Parler is down. Ok e klikova dhe aty e mësova se i qenka bllokuar edhe serveri që i kishte new Amazon dhe disa aksese në Google cloud..
Të gjitha këto janë vetëm në javën e parë të 2021-shit dhe akoma partia e majtë nuk e ka marrë pushtetin. Kemi katër vite përpara.
 
Për momendin vëtëm GAB është alternativa më e mirë dhe që po iu reziston të gjithëve..
 
Por rezultatet e këtyre nuk dalin në motorët e kërkimit.
Po ça do presësh nga ata. Guglli ka vite që ata që nuk i ka aleatë i heq nga rezultatet e kërkimit. Tani duan tju thonë faqeve të veprojnë siç kanë dëshirë ata.
 


Megjithatë presidenti dhe themeluesi i kompanisë është shkarkuar nga puna...
Që do të thotë Parler ka për të qënë si gjithë të tjerat. Ajo që ka ngelur është gab por dhe ajo
ka vite që po sulmohet dhe hidhet baltë mbi të.

 
Di gjë njeri ça u bë me këtë? Ka disa ditë që faqja nuk hapet. Kanë një mesazh që po punojnë dhe do kthen për disa orë, por kanë kaluar disa ditë dhe faqja nuk është hapur akoma.
 
nuk të lë njeri të ngresh kokë, si parler si gab nuk e kanë të lehtë...
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top