Prezantohet kartëmonedha e re 10000 lekëshe

И I ❮ I

Ushtar me eksperiencë


Nëse e prek, kartëmonedha 10.000 lekëshe është kartëmonedha e vetme, që në të dyja krahët ka printimin e ngritur. Nëse e prek në të dyja krahët ajo është e ashpër. Këtë specifikë e ka vetëm prerja e 10.000 lekëshit.
Shiko do të thotë që kartëmonedhën duhet ta drejtosh drejt një burimi drite dhe të shikosh aty figurën ujore. Është një hapësirë që duket sikur është bosh, por në të vërtetë nuk është bosh. Nëse e vendos në dritë është figura ujore. Përveç portretit kryesor, Asdrenit është edhe vlera nominale 10.000 lekë dhe figura, pra janë tre figura brenda kësaj hapësire të vogël që quhet portreti ujor.
Lëvize kartëmonedhën drejt një burimi drite. Nëse e lëviz kundrejt dritës do shikosh fillin e sigurisë, që ndërron ngjyrë. Do shikojmë shiritin hologram, që duken pullat e mëdha, me ngjyrë të argjendtë, por nëse lëvizin drejt dritës ndryshojnë edhe ngjyrën, por edhe pamja e pullës. Kemi edhe librin me penë, i cili kur lëviz kundrejt dritës, ndryshon ngjyrë.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top