Pse TikTok është kaq popullor në mesin e paraadoleshentëve dhe adoleshentëve?

Uriel

Ushtar i zgjedhur
Regjistruar
19 Shkurt 2018
Komente
898
Reagimet
691
Cfarë e shtyn një të ri apo të re të fiksohet mbas tiktok-ut dhe shikojmë ato që shikojmë vrasje sherre dhe degjenerime të cdo forme.
 
Arsyet janë të shumta. Por besoj se një nga më kryesoret është se është shumë e lehtë të krijosh një llogari. Pra nuk të kërkon pothuajse asgjë. Dhe një arsye tjetër është se nuk ka shumë kontrolle, çensurë bllokime etj.
 
Cfarë e shtyn një të ri apo të re të fiksohet mbas tiktok-ut dhe shikojmë ato që shikojmë vrasje sherre dhe degjenerime të cdo forme.
Nuk është se ka ndonjë shtyrje nga të rinjtë ata janë viktimat...

Tiktoku është një platformë që krijon vartësi të madhe, sepse është dizenjuar në atë mënyrë.
"Monedha" më e madhe dhe më me vlerë që ekziston sot janë "një palë sy" vëmendja
pra që gjithë kërkojnë vemendjen tënde, fejsbuku, istagrami, tiktoku, televizori, forumi e kështu me radhë...
Nuk e përdor aspak tikukun edhe pse e kam si aplikacion, por e kuptoj sesi ata arrijnë të të mbajnë të mbërthyer
me orë të tëra. Psh për mua harxhimi i kohës mund të jetë te tuiteri apo jutubi
Megjithatë tiktoku nuk është se thjesht të harrxhon kohën por të drejton në drejtime dhe në persona të gabuar.
Thuhet se kinezët (që e kanë krijuar) në Kinë nuk provomojnë këto ndyrësillëqe që promovojnë këndej...
 
Back
Top