Zbuloni si të gjeni akses në internet Wi-Fi falas

Uriel

Ushtar mjeshtër
Free-Wifi-730x410.jpg

Wi-Fi pa pagesë është vështirë të gjeni, por ekzistojnë disa mënyra për të përfituar akses falas.

Ekzistojnë disa aplikacione të cilat tregojnë pikat e aksesit falas në zonën tuaj të banimit.

lg.php

Me poshtë kemi renditur disa prej tyre:

lg.php
WiFi Free Spot

Kjo databazë përmban pika aksesi Wi-Fi në SHBA, Evropë, Australi, Kanada, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë, njofton PCW.

lg.php

Vendodhjet janë të ndara sipas shteteve, qyteteve dhe përmbajnë pika aksesi të librarive, hoteleve, restoranteve e shumë të tjera.

WiFi Map

Nëse doni që të keni me vete një dazabazë, ekzistojnë disa aplikacione mobile që duhet ti keni në konsideratë.

Wi-Fi Map është një aplikacion falas në Android dhe iOS dhe përmban mese 100 milion pika aksesi në Amerikë, Evropë, Azi, Australi, Lindje të Mesme dhe Afrikë.
lg.php

Aplikacioni jo vetëm që përmban fjalëkalimet e pikave të aksesit por edhe ju tregon vendodhjen e tyre.

Versioni pa pagesë ju tregon pikat e aksesi në distancë prej 4 kilometër.

Shkarkoni: WiFi Map për iOS | Android (Free)

WeFiPro

Dëshironi më shumë opsione kontrolloni WeFiPro i cili gjithashtu është i disponuehsëm për iOS dhe Android.

Përveçse ka një database të rrjeteve Wi-Fi, aplikacioni automatikisht lidhet me atë që konsideron si rrjetin më të shpejtë.

Shkarkoni: WeFiPro për iOS | Android (Free).
 
Këta mund të jenë aplikacione të mira për andej nga është @Shefi , por për ne këtej nga ballkani nuk besoj se vlejnë.
Tani i kemi mësuar kodet e wifi në shqipëri. Disa janë se mbaj men, nje makjato, hyrja falas etj etj. 😂😂
Durrësi akoma në Ballkan bie. Pastaj atë mos e thua ti se në Greqi hyjnë në punë këto.
Madje në çdo vend, kryesisht turistët i bëjnë publike pasuordët dhe nuk ke nevojë as të blesh makiato muajt e verës...
 
Është e vërtetë që turistët i publikojnë kodet e internetit, por mos harro se nga ajo që jemi në Ballkan i çdo muaj pothuajse.
Dikur njëri kërkoi ndihmë që të krijonte një metodë që çdo ditë të gjenerohej një kodë i ri për të shmangur ata që i binin qylit :lol:
Këtu njerëzit (pronarët e lokaleve) janë kail që për çdo klient të gjenerohet një kod i ri dhe të mos zgjasë më shumë se 30-60 minuta.
 
Këto hyjnë shumë në punë sidomos kur udhëton për një kohë të shkurtër dhe nuk ndërmend të blesh kartë të atij vendi ku shkon.
Më kanë ndihmuar nja ca vite para kur m'u desh të shkoja në Greqi dhe në Kosovë. Në Kosovë në fakt nuk i shpëtova makjatos, (që në
rastin e shefit është një ekspres i thjeshtë) Në fakt në kafeja e planifikuar ishte nuk është se ankohemi jo :like:
Por në Greqi hyri në punë shumë. Starbaksi në Greqi i gjeneron përditë fjalëkalimet çdo ditë dhe e ke tek fatura e kafesë, si kodin e halesë por dhe të internetit nëse e mbaj mend mirë. (sepse edhe haleja është me pasuord që të mos hyjnë brenda me kuç e me maç pasi Greqia është bombarduar dhe masakruar vitet e fundit me vende e popuj)
Por në vende gjytyryme si Turqia është keq për internet sidomos në pikat tranzit, ta masin kokën me spango. Nuk kishte fare internet falas në aeroport një herë që kisha punë andej. Turqit e ''mençëm'' që të shisnin akullore në aeroportin e Stambollit, bashkë me akullore me hotspot të jepte edhe internet...

Cuditerisht ka akoma njerez qe i bien qylit dhe u duhen apo te tilla.
Nuk besoj se në shumicën e rasteve është punë qyli, por është lehtësi dhe domosdoshmëri.
 
Aq më tepër që shërbimi roaming nuk ja vlen fare.

Cuditerisht ka akoma njerez qe i bien qylit dhe u duhen apo te tilla.
Nuk besoj se në shumicën e rasteve është punë qyli, por është lehtësi dhe domosdoshmëri.

E zëmë se je te kafeja ti dhe je atje dy orë e mbarove kafenë dhe akoma nuk të kanë kthyer përgjigje.
Cila është zgjidhja të rrish akoma dhe nja dy orë të tjera apo të ikësh dhe të pish prapë kafe në një kafene tjetër...
sido që të jetë keq është, në stinën e verës është mirë kur ka ndonjë shesh apo ndonjë qendër ku edhe kullot sytë
edhe shplodhesh dhe bën ndonjë punë në internet me gjërat që të nevojiten.

Interneti është ndihmë e madhe në këto raste se informacioni është shumë i domosdoshëm në raste të tilla.

Një rast personal, më duhet të rezervoja një dhomë hoteli, dhe thashë të përdorja një sajt që kisha
lidhje referimi nga faqja ime duke përdorur booking.com dhe të merrja komision për atë shitje që do bëhej.
Dhe më duket se përveç skontos prej 5 eurosh që më dha hoteli ngaqë erdha nga faqja që kishte ofertën,
booking nga ana tjetër më dhe 2 euro komision sepse ishte faqja ime që bëri shitjen.
 
Është e vërtetë që turistët i publikojnë kodet e internetit, por mos harro se nga ajo që jemi në Ballkan i çdo muaj pothuajse.
Mos ki merak se edhe turistët i japin të hollësishme komentet për ato që vlejnë dhe ato që nuk vlejnë.
>diçka pa lidhje< mbaj mend kur ishte një kohë dhe po merresha në fushën e turizmit, gjeta një informacion (nga turistët kuptohet)
se kishin zbuluar në Sarandë të parën dhe të vetmen pushinë në botë me ujë deti të kripur... :cwl:

Dikur njëri kërkoi ndihmë që të krijonte një metodë që çdo ditë të gjenerohej një kodë i ri për të shmangur ata që i binin qylit :lol:
Këtu njerëzit (pronarët e lokaleve) janë kail që për çdo klient të gjenerohet një kod i ri dhe të mos zgjasë më shumë se 30-60 minuta.
Prandaj edhe nuk ecin punët përpara, nëse dikush e bën që qendër të madhe ku populli të shijë dhe të kullosë i lirë, do grumbullohen aq shumë njerëz (kuptohet edhe qylaxhinj) saqë fitimet në fund fare kanë për t'i justifukuar humbjet nga qylaxhinjtë. Po i mbajte gjërat cic-mic me pikatore, mizerje është biznese, mizerje klientela çdo gjë e tillë është. Ndoshta para dhjetë apo pesë vitesh qe e pamundur diçka e tillë tani ai që ofron më shumë fiton më shumë.

Cuditerisht ka akoma njerez qe i bien qylit dhe u duhen apo te tilla.
Nuk besoj se në shumicën e rasteve është punë qyli, por është lehtësi dhe domosdoshmëri.

Qyli o Qyli! Qyli bën kërdinë.
Por duhet të jemi realistë qyli bën kërdinë. Ja dija unë ca çuna që e kishin apartamentin sipër një lokali i cili e kishte intenetin të shpejtë 24 orë.
Po pse si thua ti atje e pinin kafenë ata? Kurrë në botë! Kishin gjetur pasin me një çerek makiato, dhe nuk u bënë më të gjallë atje. Ata ishin kail të shkonin gjysëm ore më këmbë te kafeneja e preferuar për të pirë kafenë dhe atje ku kishin ngritur biznesin e tyre nuk shkelnin me këmbë.
Pa pikë ndërgjegje mo! Botë e poshtër!
 
:rofl2::lol:
Çfarë më kujtove tani...
Ishin kohë të bukura ato.
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top