Njoftim Rikonceptimi - Rikonstruksion

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Po e nisim nga fillimi fare. Shpjegimi i logos së shqipopedias. Fillimisht ideja për logon simbol të Shqipopedias ishte simboli i mbretit në shah apo kurora mbretërore. Përveç asaj donim që simboli i kurorës të ishte edhe simbol/gërmë, gjë që nuk ishte e lehtë. Gjatë kërkimeve doli ky symbol ש ose Ш i cili dukej interesant ngjan si kurorë, dhe përveç paraqitjes është vetmja shkonjë teke që njohim për tingullin SH. në alfabetin aramaik ש dhe kjo në atë cirilik Ш, dhe meqënëse edhe Shqipopedia fillon me sh ishte ofertë tre në një.

Duke marrë shkas edhe nga ky sygjerim këtu
Shefi po i jepni rendesi anes teknike te forumit, ndersa me struktruren se si duhet te pasurohet dhe te kemi krijimtari aneteraresh, e shoh qe vite po i njejti monoton. :angry::unamused:
edhe nga ky këtu

E kisha fjalen per kete.
mendova se duhej bërë një hyrje për të thënë rikonceptimin e mëtejshëm të forumit.

Përderisa mirë apo keq e kemi edhe një forum tani, i cili edhe pse nuk ka bërë namin ka trafik të mjaftueshëm, por gjithsesi ka shumë rrugë përpara, nuk e ka kapur ende potencialin e vet. Ka ardhur koha që të bëjmë ristrukturim e tij dhe të shkojmë tek origjina e tij fillestare, duke rikonceptuar hierarkinë dhe të ketë një paraqitje më tërheqëse

Ideja është anëtarët e forumit të kenë një rankim sipas gurëve të shahut,
Pra kemi edhe themi
1. Ushtar, Ushtare
2. Kështjellar, Kështjellare
3. Kalorës, Kalorëse
4. Oficer, Oficere
5. Mbretëreshë, Mbret

Cilido nga këto rangje mund të ketë 3 apo pesë a 7 grada në bazë të postimeve, pëlqimeve dhe kontributit, dhe këto mund të shfaqen edhe këtu
Psh:

USHTAR
Kaçak malesh 0 postime
Ushtar fillestar 1-50 postime
Ushtar i thjeshtë 51-100 postime
Ushtar me eksperienë 101-300 postime
Ushtar i sprovuar 301-600 postime
Ushtar mjeshtër 601-1000 postime
Ushtar i lartë 1001-3000 postime
Ushtar legjendar 3001+ postime

KËSHTJELLAR
Kështjellar 3001+ postime (vetëm për administratorët) Kështjellar, Kështjellare janë pozicione strategjike që iu jepen administratorëve pasi kanë kaluar fazën e ushtarit legjendar.

KALORËS
(Kalorës është rang nderi që iu jepet anëtarëve të forumit për kontributin e tyre, zakonisht pasi kanë kaluar stazhin e ushtarit)
Kalorës
Kalorës i Lartë

OFICER
(Oficer dhe Oficer i lartë është rangu më i lartë që iu jepen anëtarëve të forumit për arritjet e tyre.)
Oficer
Oficer i Lartë


Grada do ketë dhe për rangjet e tjera përveç mbretit dhe mbretëreshës të cilat për momentin janë të rezevuara.
Gjithashtu mund të bëjmë logo të ndryshme për cilëndo gradë, rang dhe kategori.
Psh kjo mund të jetë logoja e re e Shqipopedias
shqipopedia_logo_small.jpg



Sido që të jetë Forumi do fokusohet kryesisht në kategoritë e njohura,
1. Albanologji (trashëgimni kulturore & gjuhësi)
2. Informatikë
3. Investime & Fitime
4. Diasporë
5. Gjithë kategoritë e tjera & mbështetja e faqes mëmë Shqipopedia.

[Dhe gjithashtu do pëpiqemi të mënjanojmë sa më shumë debatet politike dhe fetare...]
 
Rregullimi fundit:
Nje sugjerim nga ime do ishte qe minimalisht duke u rritur ne hierarki duhet te kete disa aksese "me shume ne lidhje me forumin" ne menyre e ben edhe me interesant per anetaret.
 
do ishte mire te hidhnit nje sy te ndryshini design forumit pasi na jane lodhur syte me gjithe kete bardhllek lol
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top