Prsh, un jetoj ne gjermani dhe kam pa disa reklama ne internet te ksaj faqe dhe desha te ju pyes nese ndonje ka provoje me ket faqe dhe a eshte e sigurte. Kame hapur llogarine por nuk di a mundem ti besoj ksaj faqeje. Behet fjale per baste dhe kazino(apexa) online, eshte faqe shqip.
p.s Nuk e di nese kam futur temen gabimisht @admin mundesh me rivendos dikun tjt ket.
Një sy që i hodha unë kjo faqe ka një vit që është online dhe është e regjistruar në Panama.
Më ka rastisur që edhe të huajt përdorin shërbime përkthimi serioze dhe jo përkthim në gugëll.
Megjithatë ka shumë gjasa që ai që e ka të jetë në Shqipëri.
Duke mos patur vetë ndonjë interesim për këto lloj faqesh, dhe meqënëse nuk merrem me këto lloj sporti
mbase mund ta shoh më negativisht seç duhet. Pra do jap ca sugjerime të përgjithshme jo doemos për këtë faqe.
Zakonisht faqet e reja të cilat ke të bësh me para, janë pak të dyshimta jo sepse kjo gjë është negative sepse një pikë fillimi të gjithë e kanë,
por sepse nuk ka kaluar mjaft kohë që të garantojë njerëzit që është faqe e konsoliduar.
(-Mashtruesit hapin një faqe rrinë sa rrinë online dhe kur kapin atë që kapin e mbyllin dhe hapin një tjetër dhe ec e gjeje ti pastaj.)
Nëse dikush me patjetër insiston dhe është komod të luajë sa andej këndej, atëherë sugjeroj të ketë një debit card apostafat për këtë punë dhe të luajë me sasi të vogla. Vetëm eksperienca e tyre do e tregojë është apo jo e sigurtë.
Një arsye tjetër pse një faqe e re është e vështirë të gjykohet është se zakonisht nëse një faqe është mashtruese do gjesh materjale për këtë gjë në forume apo sajte të ndryshme, por kur faqja është e re, mund të jemi ne ata që do mashtrohemi të parët.