Sa shqiptare eshte fustanella?

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Duke u nisur nga disa foto interesante të bërë nga i fotografi i njohur Fred Boissonnas në vitin 1913 mu dukë interesante të hapja një temë ku të diskutonim për fustanellën. Pra sa shqiptare eshte fustanella? Këtu po postoj edhe disa foto të tjera të cilat ndonëse janë të cilësisë shumë të mirë, mjerisht nuk munda të gjej origjinalet.



 
  • Love
Reagimet: Exp
Fustanella nëpër botë është bërë e famshme gjatë revolucionit grek kur një pjesë e mirë e luftëtarëve kryesorë ishin arvatitas dhe që e mbanin veshur. Përderisa grekët e sotëm i konsiderojnë arvanitasit grekë normale që aty përfshihet edhe fustanella. Megjithatë ata që janë më të sofistikuar e kuptojnë se fustanella aktualisht është 100% me orgjinë shqiptare, madje kam folur me shumë prej tyre dhe e kanë për nder, dmth nuk kishin ndonjë kompleks të pranonin orgjinën dhe pse ata e duan dhe e respektojnë . Nëse e keni dëgjuar për gardën presidenciale Evzones, është një trupë urshtarake e zgjedhur që ekziston për mbi 150 vitesh që nga 1868. Karakteristë e kësaj trupe, është se këta ushtarë janë të veshur me fustanellë, dhe kanë koreografi të lëvizjeve të mënyrës sesi levizin. Çdo gjë është strikte dhe duhet të rrish aty gati-tu pa lëvizur me orë të tëra. Zgjidhen ushtarët me të gjatë dhe më të pashëm për këtë pasi kjo konsiderohet nderi më i lartë që mund të ketë një ushtar.

evzones_3__1556225029_87969-800x445.jpg
 
Rregullimi fundit:
Back
Top