VISUAL BASIC ështënjëgjuhë programimi VIZUALE dhe e drejtuar nga eventet (events). Këto janë edhe divergjencat më kryesore nga BASICu i vjetër. Në BASIC, programimi bëhet në një file text dhe programi ekzekutohet ne mënyrë sekuenciale. Në VISUAL BASIC, programimi behet ne një mjedis grafik. Përdoruesi mund të klikojë mbi çfardo objekti i cili ka funksionet dhe pronësitë (properties) e tij dhe mund të shkruhet njëkod programimi në çdo event, kështu që çdo objekt duhet të programohet në mënyre të pavarur për të qënë i aftë t’i përgjigjet eventeve te ndryshme. Kështu, një program VISUAL BASIC është i përbërë nga shumë nënprograme, ku secili ka kodin e tij dhe secili mund të ekzekutohet i pavarur dhe në të jëjtën kohë të gjithë mund të lidhen sëbashku në një rrugë apo një tjetër. Gjuha Visual Basic eshte mjaft e fuqishme. Pothuajse çdo detyre programimi mund të kryhet me këtë gjuhë. Siç edhe mund ta merrni me mend, duhet mjaft punë për të konsideruar veten tuaj ekspertë të kësaj gjuhe, por menjëherë sapo ju të kuptoni koceptet bazë të Visual Basic ju menjëherë do të shikoni se mund të jeni mjaft productiveë me këtë gjuhë. Kjo gjuhë programimi është më e përdorura ndrët të gjitha gjuhët në historinë informatikës. Gjuha e programimit Visual Basic është e ndërfutur në një sërë aplikacionesh të tjera për Microsoft Windows si Microsoft Excel, Microsoft Access etj.