skerdilaid
Ushtar fillestar
Pak informata nga Zvicra. Gjuha shqipe ne Zvicer, eshte e katerta nga renditja persa i perket numrit te personave qe e flasin. Natyrisht gati gjysem milion prej tyre jane shqiptare te Kosoves dhe nje perqindje e vogel shqiptare te Shqiperise. Niveli i jeteses ne Zvicer eshte shume i larte dhe jeta shume e shtrenjte. Niveli i taksave qe paguan çdo njeri varet nga te ardhurat. Por te ardhurat nuk jane i vetmi tregues per shumen e taksave qe duhet te paguash, pasi ekzistojne 14 nivele te ndryshme. Perqindja e taksave qe duhen paguar rritet gradualisht sipas nivelit te te ardhurave te personit ose te familjes. Sistemi shendetesor i Zvicres eshte i treti ne bote per nga efikaciteti, por sigurimet mjeksore jane te detyrueshme dhe te shtrenjta. Qirate jane nga me te lartat ne bote. Dy qytete zviceriane, Gjeneva dhe Zyrich, qe prej shume vjetesh bejne pjese ne top 5 te qyteteve me te shtrenjta te botes. Menyra e thjeshte e jeteses se shqiptareve, te jetuarit se bashku, te ushqyerit modest dhe forma te tjera kursimi, u krijojne atyre mundesite te ndihmojne sadopak familjet e tyre qe kane ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Nese dikush me ben nje pyetje, nuk garantoj se e njoh pergjigjen e sakte. Por ne çdo rast do u pergjigjem.
Nese dikush me ben nje pyetje, nuk garantoj se e njoh pergjigjen e sakte. Por ne çdo rast do u pergjigjem.