Uriel
Ushtar mjeshtër
Teknologjia 5G ka të bëjë me gjeneratën e pestë të rrjetave celulare dhe në thelb sjell shpejtësi dhe kapacitet më të madh të transmetimit të të dhënave. Aplikimi i saj nuk sjell vetëm cilësi shumë herë më të mirë të komunikimit, por mundëson edhe zbatimin e inovacioneve si Internet of Things, makinat pa shofer, etj.
Gjithsesi, për t'u përdorur si teknologji duhet të zhvillohen pajisjet e komunikimit dhe Kina, specifikisht kompania Huawei, ka arritur ta implementojë përpara kompanive amerikane. Për këtë arsye, presidenti amerikan, për të ruajtur dominancën e kompanive amerikane në këtë fushë, ka ndaluar produket Huawei, me pretekstin që nuk ruajnë sigurinë e të dhënave. Për mendimin tim është një pretekst i kotë që nuk i bën mirë zhvillimit të teknologjisë në përgjithësi.
Si partner i SHBA-së që jemi, kemi marrë vërejtje për implementimin e 5G në Shqipëri dhe ambasada amerikane po influencon që të ndalohen produket Huawei edhe këtu. Personalisht mendoj që do të bëjmë hapa mbrapa nëse lejojmë politikat e jashtme amerikane të ndërhyjnë në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik. Është një kohë për të investuar në inovacion jo për t'u bërë paranojakë pa arsye të vlefshme. Kujtoj që kur filloi të zbatohej teknologjia 4G nuk e vrau njeri mendjen për sigurinë e të dhënave.
Si mendoni ju?