Do you lift, bro?

Julius

Ushtar me eksperiencë
weight-training-mental-health.jpg
 
Bro... are you talkin to me bro?
 

Attachments

  • you talkin to me bro.jpeg
    you talkin to me bro.jpeg
    48.3 KB · Shikuar: 60
Këtë javë shefi ka bërë 94mijë hapa ose 73.5 km që i bie mesatarisht 13400 hapa ditën ose 10.4km

Dita maksimale 19.500 hapa ose 15.2 km

Dita minimale qe 1200 hapa ose 0.9 km, gjithë ditën ulur ca dhe në makinë më zuri edhe mesi edhe këmba atë ditë :cwl: ...
Po do të sëmuresh me pak llaf mos lëviz

Sipas këtij aplikacioni që po përdor kemi dhe themi:
5mijë hapa - aktivizim trupi
10mijë hapa - trup i shëndetshëm
15mijë hapa - trupi funksion mirë
20mijë hapa - djegie dhjami, humbje peshe
25mijë hapa - bërje muskujsh
 
Kisha nje pyetje personale, ne lidhje me workout. Jam mbi peshe, gjatesia 1.72 dhe 100 kg i bie rreth 20kg me shume :facepalm::tmi: dhe e keqja eshte se kam nje metabolizem qe mar kollaj kile..

Kam filluar ecje te shpejte dhe bej rreth 8km, eshte e mjaftueshme?
 
Kisha nje pyetje personale, ne lidhje me workout. Jam mbi peshe, gjatesia 1.72 dhe 100 kg i bie rreth 20kg me shume :facepalm::tmi: dhe e keqja eshte se kam nje metabolizem qe mar kollaj kile..

Kam filluar ecje te shpejte dhe bej rreth 8km, eshte e mjaftueshme?
Pësha e duhur e njeriut varet direkt nga gjatësia e tij. Psh 10 kile mbipeshë për një person 185cm nuk është e njejtë për një me gjatësi 165cm.
Për të përcaktuar gjendjen fizike nëse dikush është nënpeshë, normal, mbipeshë apo obez është BMI (Body Mass Index) indeksi i masës trupore.
Kërko në internet BMI calculator, fut gjatësinë dhe peshën dhe të thotë situatën.
Metabolizmi duhet stimuluar, dhe thuhet se pas moshës 30 vjeçare bie metabolizmi, por arsyeja kryesore është ulja e aktivitetit fizik.
Në botën e sotme janë "shpikur" palestrat për të qenë aktiv sepse jeta jonë është pasive akoma edhe punët që bëjmë nuk mjaftojnë për të djegur mjaft kalori.
Psh një bojaxhi mund të jetë dhe 120kile por një suvaxhi më shumë se 75kile zor se gjen.
Jeta e shëndetshme duhet të jetë mënyrë jetese dhe jo një plan afat shkutër.
Pra fillimisht unë mendoj se më shumë se dieta ka më rëndësi jeta aktive.
Si fillim 8 km ditën është mirë dhe mund të fillosh të shohësh rezultate pas dy muajsh, po e bëre këtë 6 ditë në javë një ditë bëje pushim. Më pas duhet parë edhe dieta, por gjërat duhet bërë një nga një. Bëje zakon të ecësh dy orë si fillim dhe mbaje këtë zakon të mirë. Nuk duhet t'i humbasësh kilet shpejt sepse i humbet shpejt i fiton shpejt.
 
Kisha nje pyetje personale, ne lidhje me workout. Jam mbi peshe, gjatesia 1.72 dhe 100 kg i bie rreth 20kg me shume :facepalm::tmi: dhe e keqja eshte se kam nje metabolizem qe mar kollaj kile..

Kam filluar ecje te shpejte dhe bej rreth 8km, eshte e mjaftueshme?

Varet sesa kalori merr.
Ne thelb, eshte ceshtje e thjeshte: Llogaritje input-output.
- Llogarit BMR-in (dmth sa kalori te duhen qe te mbash frymen gjalle). Menyren e llogaritjes, e gjen ketu:
- Llogarit sa kalori merr gjate dites.
- Llogarit sa harxhon.

Po doli qe harxhon me shume sesa merr, e sigurt eshte qe do humbasesh peshe.
 
Ja te bejme nje llogari te thjeshte per sa me siper.

8 km jane diku te 11000 hapa. Dhe llogariten diku te 550-600 kalori.
Nje birre eshte 180 kalori.

Po bere 8km dhe i fute 3 birra me pas, dole 0-0.
 
Kam filluar ecje te shpejte dhe bej rreth 8km, eshte e mjaftueshme?
Nuk ka pse të jetë me hap të shpejtë. Plani është afatgjatë. Djegiet e kalorisë kur vrapon dhe kur ecën ca thonë se vrapimi djeg dyfish më shumë ca thonë vetëm 25% më shumë. Pra cilado që të jetë nuk ja vlen të vraposh apo të sforcohesh në këtë fazë. Sepse nëse është veç 25% më shumë thjesht nuk ka kuptim gjithë ai mund, për 25%, ecën ca më shumë dhe e dogje kalorinë. Por edhe sikur të jetë dyfish sa kilometra do vraposh, do bësh 500 metra dhe të del llapa. Sepse dikush mund të ecë dhe 30 km dita por nëse vrapon 2 apo 3 km i del llapa dhe do 4 orë të marrë veten.
Vrapimi është histori më vete, ecjet e gjata janë mëse të mjaftueshme, plus që nuk e sforcon trupin me ngërçe, nerva shiatikë dhe ke mundësi ta bësh çdo ditë.
Një gjë tjetër që duhet patur parasysh është dhe sheqeri (ndoshta do na duhet ndonjë nënforum më vonë te lifestyle për ushqyrjen dhe jetën e shëndetshme).
Ah po sheqeri. Just don't do it. Mos hani ëmbëlsira sepse janë helm, aq më keq për meshkujt. Po jeni të dhënë pas ëmbëlsirave hani një në javë ose një për çdo 200 postime që bëni në forum:cwl:
 
Ne fakt qe ecje mjafton po mua me pelqen te djersis sa me shume, e ndjej trupin sa me mire edhe mendoj se humbas edhe me shume kalori, sigurisht nuk duhet sforcuar shume po cdo dite te njejtin ritem, mendoj se eshte mire.
 
Uriel, ecja eshte fantastike per te humb peshe.

Une kam filluar stervitjen ne Nentor. Jam munduar 4 muaj rresht te humbas peshe me stervitje vetem, dhe nuk ka qene e mundur. Ka rreth 1 muaj e gjysem qe eci kur mundem te bej 10000 hapa, dhe rezultatet kane qene te jashtezakonshme.

Ka nje arsye pse...

Ecja ve ne pune muskujt me te medhenj ne mase te trupit. Muskujt jane si fuqia motorike e makines. Sa me shume ke, aq me shume harxhon, kalori.

E ke menduar ndonjehere, pse kur vrapon te merret fryma?

Pergjigjia eshte e thjeshte... Muskujt qe ve ne pune kur vrapon, kane me shume nevoje per te djegur oksigjen sesa ti mund te futesh brenda organizmit. Rezultati? Marrje fryme. Nuk ngopesh dot me oksigjen.

Edhe kur ben stervitje, dita me e veshtire eshte "leg day". Nese e ben sic duhet, diten tjeter ndihesh i vdekur. Arsyeja eshte se ke harxhuar shume energji.

Gjithsesi, per mua nje kombinim ecjeje me stervitje, eshte kombinimi perfekt nese do te humbesh peshe.
 

The Eiger Sanction​

Një nga filmat më të bukur me Klint Istvud. Ka lidhje edhe me temën
 
Kisha shumë kohë që e kisha hequr aplikacionin për matjen e hapave.
Tani u bë një muaj që e kam instaluar dhe 30 ditët e fundit shefi ka bërë
376.805 hapa ose 294km pra rreth 10km ditën
 
Një studim për ty @Shefi

Kjo është për 0.33% të njerëzve.
Pra nëse që të gjithë shqiptarët (3 milionë) nëse merreshin me stërvitje 10 mijë prej tyre stërvitja nuk u bëka mirë.

Bukuri, edhe një herë Topi i bëri topin, nxit njerëzit të mos merren me aktivitet fizik duke ju futur frikën.
 
Një qytetar nuk ka të drejtë të jetë amator në çështjet e trajnimit fizik.
...çfarë turpi që është për një burrë që të plaket pa e parë asnjëherë bukurinë dhe fuqinë e gjërave që trupi i tij është i aftë të bëjë.
Sokrati
E5DXTAnXMAMhS7K-1-1.jpg
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top