Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përgjigjen e gjen këtu
Robert Frank is the man!Ky paska energjinë e dhjetë burrave. Kushedi sa steroidë merr. Megjithatë është mëse e vërtetë se palestra dhe aktiviteti fizik e rrisin nivelin e testosteronit që është shumë i rëndësishëm tek meshkujt.
Mirë e ke menduar. Ne shqiptarët nuk para bëjmë stërvitje akoma edhe sikur të na paguajnë jo më thjesht me inicjativën tonë...Une kam qe nga fillimi i Nentorit te kaluar qe bej stervitje perdite - pothuajse. Mund t'i jem shmangur programit te perditshem me rreth 7 dite gjithsej. Avantazhet jane te jashtezakonshme. Jo vetem fizike dhe hormonale - po te besh squat, testosteroni te bie ne koke.
Thone shpesh qe transformimi eshte mendor, dhe eshte shume e vertete.
Në fakt këtë këtë me tre po një jo ka mundësi ta preferojnë më shumë.Parimisht ke te drejte, per diten e pushimit. Muskujve qe ke vene ne pune nje dite perpara u duhet nje dite pushim. Sepse pikerisht pushimi i rrit.
Menyra qe kam zgjedhur, eshte ta ndaj rutinen e perditshme, apo programin ne upper body - lower body, une kam shtuar dhe nje dite te trete per shpatullat dhe krahet.
Dmth eshte:
E Hene - upper body
E Marte shpatulla + krahe
E Merkure - Lower body.
Ky program riciklohet. Ne kete menyre, cdo grup muskujsh stervitet 2 here ne jave dhe ka 2 dite pushim.
Preferencat varen
1. Nga qellimi qe ke - stervitesh per force (strength training), apo per te humbur kile (weight loss training).
Zakonisht kur ben nje dite po nje jo, ben sens te stervitesh gjithe trupin ne nje dite (total body weight training). Kjo lloj stervitje eshte me efikase per te humbur peshe, sepse eshte me intensive dhe ben supersete.
2. Nga koha qe ke mundesi t'i perkushtosh stervitjes. Per shume njerez ben sens te stervitesh vetem 3 here ne jave. Ka te tjere qe mund t'i kushtojne kohe me shume.
3. Koha e rekuperimit. Zakonisht dhe ne varesi te intensitetit, mjaftojne 24 ore pushim. Ka raste qe 24 ore nuk jane te mjaftueshme. Une nuk do beja dot squat 3 here ne jave. Me duhet me shume kohe per rekuperim.
Tjeter arsye pse kam zgjedh kete menyre eshte se gjate dimrit nuk ke mundesi te besh kardio. Se zakonisht ne ditet e pushimit ben kardio (kardio mund te jete dicka e thjeshte si psh 10000 hapa ecje perdite).
Nëse ke kohë pa pasur aktivitet fizik duhet marrë shtruar se muskujt kanë nevojë për ca kohë që të vijnë në formë. Përveç kësaj mund të kesh edhe spasma apo ngërçe nëse nuk është bërë një nxehje e vogël.Cuditerisht, bera rreth 3 jave ecje te shpejt diku 10 km vatje ardhje dhe me bllokoi nervi shiatik 2 muaj e sot e kesaj dite akoma ne faze rekuperimi.
Vetëm se 10 mijë hapa në ditë mund të duket e lehtë por nuk është dhe aqe se janë rreth 8 kilometra dhe rreth dy orë ecje... Jo e pamundur por për realitetin e sotëm do pak punë....
ps: çfarë sygjerimi ke për përkthimin e fjalës squat se unë në shkollë e mbaj mend të thuhej ulje-ngritje.
Mendoj se për këto mund të ekzistojnë disa terma shqip por gjithnjë e më shumë po i përdorin anglisht.no idea. Disa terma kur popullarizohen dhe kalon shume kohe, nuk perkthehen me. Imagjino qe shume terma nga stervitja me pesha, nuk ua di ekuivalentin shqip.
Si do perkthesh psh
- curls
- rows
- deadlift
- overhead press
- bench press?
Nuk te duket i cuditshem fakti, qe keto terma nuk i njeh ne shqip?Mendoj se për këto mund të ekzistojnë disa terma shqip por gjithnjë e më shumë po i përdorin anglisht.
Vazhdimisht dalin edhe terma tema të rinj, ja psh disa të tjerëNuk te duket i cuditshem fakti, qe keto terma nuk i njeh ne shqip?
We use essential cookies to make this site work, and optional cookies to enhance your experience.