20 vite nga “Matrix”: Filmi fantastiko-shkencor, që trajtoi çështje të mëdha filozofike

Uriel

Ushtar mjeshtër

Nga Richard Colledge
Sado e pabesueshme që mund të duket, fundi i muajit mars shënoi 20 vjetorin e daljes për herë tëparë në kinema të serisësë parë të filmit “Matrix”, me regjinë e vëllezërve Uaçovski. Ky film shkencor “cyberpunk”, ishte një hit në kinematë e mbarë botës, për shkak të vizionit futuristik dystopian, ndjenjën e veçantë të modes,dhe sekuencat e shkëlqyera të aksionit.
Por, ai ishte gjithashtu një katalizator, për debatin popullor rreth disa temave filozofike shumë të mëdha. Filmi përqëndrohet tek një haker kompjuterash, “Neo” (luajtur nga aktori Kenju Rivs), qëmëson se e gjithë jeta e tij është jetuar brenda një realiteti të përpunuar dhe të simuluar.
Kjo botë ëndrrash të gjeneruara nga kompjuteri, u krijua nga një inteligjencë artificiale e krijuar nga njeriu, qëindustrialisht shfrytëzon trupat njerëzorë për energji, ndërsa i huton ata përmes një realiteti relativisht të këndshëm paralel të quajtur “matrix”.
Ky skenar, kujton një nga eksperimentet më të qëndrueshme të mendimit të filozofisë perëndimore. Në një pjesë të famshme të Republikës, Platoni na bën ta përfytyrojmëgjendjen njerëzore si një grup të burgosurish që kanë jetuar gjithë jetën nëshpellë të prangosur, ndaj përvoja e tyre e realitetit është e kufizuar në hijet e projektuara në faqen e shpellës së tyre.
Një i burgosur i liruar, sugjeron Platon, do të habitej po të zbulonte të vërtetën rreth realitetit, dhe do të verbohej nga shkëlqimi i diellit. Nëse ai kthehet pas në shpellë, shokët e tij nuk do të kishin mundësi të kuptonin atë që ai e kishte përjetuar, dhe me siguri do të mendonin se ai ështëçmendur. Ikja nga robëria einjorancës, është e vështirë.
Tek “Matrix”, Neo çlirohet nga udhëheqësi rebel Morfeus (ironikisht, emri i perëndisë greke të Gjumit), duke u zgjuar për herë të pare në jetën reale. Por, ndryshe nga i burgosuri i Platonit, icili zbulon realitetin “më të lartë” përtej shpellës së tij, bota që epret Neon është e shkretuar dhe e tmerrshme.
Shqisat tona të dështueshme
“Matrix”, ndalet edhe tek çështje filozofike të trajtuara shkëlqyeshëm nga francezi Rene Dekarti në shekullin XVII-të, në lidhje me pamundësinë tonë për të qenë të sigurt,në lidhje me dëshmitë e shqisave tona, dhe aftësinë tonë për të ditur diçka të saktë mbi atë se si është bota në të vërtetë.
Madje Dekarti, vuri në dukje vështirësinë e të qenurit i sigurt, se përvoja njerëzore nuk është rezultat i as i një ëndërre apo një mashtrimi sistematik keqdashës. Skenari i fundit, u përditësua në vitin 1981 nga filozofja Hilari Putnam, që mendoi njëeksperiment, ku një shkencëtar manipulonpërmes elektricitetit një tru, për të nxitur ndjenjat e jetës normale.
Pra, tek e fundit, çfarë është realiteti? Mendimtari francez Zhan Bodilar, libri i së cilës shfaqet shkurtimisht në fillim të filmit, shkroi gjerësisht mbi mënyrat përmes tëcilave shoqëria bashkëkohore, gjeneron imitime të sofistikuara të realitetit që bëhen kaq realiste, sa që ata ngatërrohen për vetë realitetin ( si për shembull duke gabuar hartën për peizazhin, ose portretin për personin).
Natyrisht, nuk ka nevojë për një konspiracion të Inteligjencës Artificiale tëllojit Matrix, për ta arritur këtë. Ne e shohim atë tani, ndoshta edhe në një mënyrë mëintensive se sa 20 vjet më parë, me dominimin e “reality TV”, dhe identiteteve të kuruara të mediave sociale.
Në disa aspekte, filmi duket se arrin në një pikëpamje të afërt me atë të filozofit gjerman të shekullit XVIII-të, Emanuel Kant , i cili këmbëngulte se shqisat tona jo thjesht kopjojnë botën; përkundrazi, realiteti përputhet me kushtet e perceptimit tonë. Ne e përjetojmë botën për atë qëështë, përmes spektrit të pjesshëm të shqisave tona.
Etika e lirisë
Së fundmi, trilogjia e “Matrix”, pretendon se individët e lirë mund ta ndryshojnë të ardhmen. Por si duhet të ushtrohet kjo liri?Kjo dilemë shpaloset në serinë e parë nëskenën e famshme tëpilulës së kuqe dhe asaj blu, që merret me etikën e besimit. Zgjedhja e Neos, është të përqafojë ose “tëvërtetën reale” (siç ilustrohet nga pilula e kuqe që i ofrohet nga Morfeu), ose të kthehet në “realitetin” e tij më normal (nëpërmjet pilulës blu).
Ky problem u trajtua në vitin 1974 nga filozofi amerikan Robert Nozik. Nëse na ofrohet një “makinë përvoje”, e aftë të ofrojë çfarëdolloj përvoje që ne dëshirojmë, në një mënyrë të padallueshme nga ato “reale”, a mos duhet ta preferojmë me kokëfortësi të vërtetën e realitetit? Apo mund të ndihemi të lirë, të qëndrojmë brenda iluzionit tonë komod?
Tek “Matrix”, ne shohim rebelët qërefuzojnë me vendosmëri rehatinë e “Matrix”, duke preferuar realitetin e zymtë. Por, ne gjithashtu e shohim tradhëtarin rebel Shifer, që kërkon dëshpërimisht vendosjen në një realitet të këndshëm të simuluar. “Injoranca është lumturi”- pohon ai.
Personazhi kryesor negativ, Agjenti Smith, vëren se ndryshe nga gjitarët e tjerë, njerëzimi (perëndimor) po konsumon pabesisht burimet natyrore. Matrica, sugjeron ai, është një “shërim” për këtë “sëmundje” njerëzore. Ne kemi dëgjuar shumë rreth rreziqeve të mundshme të Inteligjencës Artificiale, por ndoshta ka diçka të vërtetë në akuzën e Agjentit Smith. Në ngritjen e këtij tensioni, “Matrix” vazhdon të prekë nervat tona – sidomos pas 20 vitesh të tjera, të njëkonsumizmi të shfrenuar. / The Conversation – Bota.al
 
si mund ta mundim matrix ? by learning the program ,by being the program .. and then beat it at its own game
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,531
1,318
Çuçuritje 2022
5,336
271
Çuçuritje 2021
16,716
688
Çuçuritje 2020
6,628
303
Çuçuritje 2019
6,012
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 2, Anëtarë: 0, Vizitorë: 2)

Back
Top