Vete një polic pët të marrë fëmijën e vet ne çerdhe (kopsht) dhe e pyet edukatoria:
- Zotëri cili fëmijë është i juaji?
- S'ka problem, më jep kë të duash - i thotë polici, nesër në mëngjes dop ta sjell përsëri.
Një fëmijë i thotë atit: -O Babi, më jep makinën të dalë xhiro ”
I ati ia kthen: -O bir, për çfarë i ke këmbët?
Djali i thotë: -Të majtën për frena, kurse të djathtën për gazin.
Beni para se të shkojë në shkollë i thotë mamasë se i dhembte barku.
E ëma i thotë: -Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh ndaj të dhemb, po të ishte plot nuk do të të dhembte.
Në shkollë mësuesi u thotë nxënësve: -Fëmijë më dhemb koka, ndaj mos bëni zhurmë ju lutem.
Beni ngrihet në këmbë the i thotë: -Mësues, e keni kokën bosh prandaj të dhembë, po të ishte plot nuk do të të dhembte
Një njeri duke udhëtuar sheh një fëmijë duke qarë dhe e pyet:
-Çfarë kë që po qan?
-Më kanë humbur një qind lekë!
-Ja merri një qind lekë nga unë!
Pastaj fëmija fillon të qajë edhe më shumë.
-E çke që po qan tani?
-Po të mos e kisha humbur një qind lekë, tani do ti kisha dy qind lekë!