Cila është e vërteta e koronavirusi

Luka

Ushtar i thjeshtë
Cila është e vërteta e koronavirusi
Koronavirusi (coronavirus) është bërë makthi i gjithë botës. Koronavirusi është sëmundja më e re e shfaqur këtë fillim viti në Kinë. Por Cila është e vërteta e koronavirusi?
Në këtë histori ka shumë pikëpyetje që me sa duket nuk është në gjendje t’i japë asnjë mjek. Ajo që të habitë është se ndonëse numri i të vdekurve nuk ka arritur as 100, sipas shifrave zyrtare, duket se është bërë shqetësimi kryesor jo vetëm i Kinës që sipas disa informacioneve ka vendosur në karantinë tre qytet popullsia e të cilave arrin gati 60 milion banorë, por edhe komplet planetit.
yetjet që lindin janë: mos ndoshta numri i të vdekurve është shumë herë më i madh por nuk bëhen të ditura? Mos virusi koronavirusi nuk ka ardhur vërtetë nga konsumimi i ndonjë gjarpri apo lakuriqi nate të infektuar? Në internet ekzistojnë shumë informacione të habitshme. Disa mund t’i quajnë konspirative por nëse nuk kemi një përgjigje zyrtare për pyetjet e mësipërme këto shpjegime ngjanë më të logjikshme. Ja disa lajme që qarkullojnë në internet në lidhje me të vërtetën të vërtetën e koronavirusi.

Koronavirusi u përhap aksidentalisht nga laboratorët sekret kinez

Kina është një shtet i madh dhe konsiderohet si një superfuqi. Duke u nisur nga kjo, është e logjikshme që të ketë shkencëtarë që bëjnë eksperimente në laboratorë sekretë për interesat ushtarake. Sipas disa lajmeve që qarkullojnë në internet mendohet se aty është edhe zanafilla e koronavirusit. Mendohet se koronavirusi nuk është thjesht një virus që është shkaktuar nga konsumimi i mishit të lakuriqit të natës apo ndonjë gjarpri që mund të ketë ngrënë lakuriq nate të infektuar. Por është një virus i krijuar në laboratorët që studiojnë formula për armët bakteriologjike.


Sipas këtyre teorive, me sa duket diçka nuk ka funksionuar sipas procedurave dhe dikush nga personat që punonin në projekt është infektuar dhe padijeninë organeve e ka nxjerre jashtë këtë virus. Kështu situata ka degjeneruar duke dalë jashtë kontrollit.
këto teori konspirative i referohen një biologu izraelit i cili punonte për Min. Mbrojtjes Izraelitë i cili mbulonte sektorin për Azinë Qendrore dhe Lindjen e Largët. Ai ka pohuar se virusi është “artificial” pra i krijuar në Laboratorët Kineze.


Kjo ide i jep përgjigje edhe pyetjes se përse është përhapur gjithë ky panik dhe përse i gjithë planeti është vënë në alarm. Sipas disa informacioneve vetëm në Amerikë këtë sezon kanë vdekur mbi 2 mijë persona dhe janë infektuar mbi 4.5 milion të tjerë. Pse nuk qenka përhapur kaq shumë panik? Pse bota nuk është vënë në alarm?

Virusin e kanë shkaktuar rusët

Disa informacione të tjera konspirative janë pak të çuditshme. Por asnjëherë nuk i dihet. Disa mendojnë se koronavirusi është krijuar nga rusët. Sado e habitshme mund të na dëgjohet, asnjëherë nuk i dihet.



Burimi: Cila është e vërteta e koronavirusi
 
ka shumë skenarë, por përderisa nuk ka fakte që të tregojnë realisht çfarë është bërë
thjesht nuk kam koment
e kam më të lehtë të besoj versionin e supës me lakuriqin e natës, por edhe kjo mund të jetë diçka krejt qesharake pasi
një përgjigje të tillë vështirë se mund ta japë një imunolog apo një infektolog jo më ne
 

Virusi i ri i frikshëm që ka rrokur vëmendjen e botës së tmerruar, shkaktoi karantinën e 56 milion banorëve në Kinë, prishi planet e udhëtimit përreth globit dhe shkaktoi një rendje drejt blerjes së maskave nga Vuhani, në Provincën Hubei të Kinës deri në Bryan, Teksas, quhet “nCoV-2019.” Ka një tingëllimë të vjetëruar, për një kërcënim vdekjeprurës.
Emri, i zgjedhur nga ekipi i shkencëtarëve kinezë që izoluan dhe identifikuan virusin, është shkurtimi për “koronavirusin e ri” të vitit 2019”. Kjo pasqyron faktin se virusi u pranua për herë të parë që të ketë infektuar njerëz në fund të vitit të kaluar – në treg prodhimesh deti dhe kafshësh të gjalla në Vuhan – dhe se i përket familjes së koronavirusit, një grup famëkeq. Epidemia SARS e 2002-2003, e cila infektoi 8.098 njerëz në të gjithë botën, duke vrarë 774 prej tyre, u shkaktua nga një koronavirus, po kështu ishte edhe shpërthimi MERS, që filloi në Gadishullin Arabik në vitin 2012 dhe vazhdon ende (2,494 njerëz të infektuar dhe 858 vdekje deri në nëntor 2019).
Por, pavarësisht emrit të ri të virusit, dhe siç e dinë mirë ata që e pagëzuan, nCoV-2019 nuk është aq i ri sa mund të mendohet.
Diçka shumë e ngjashme me të u gjet disa vjet më parë në një shpellë në Yunnan, një provincë afërsisht një mijë milje në jug-perëndim të Vuhanit, nga një ekip studiuesish mendjemprehtë, të cilët e vunë në dukje me shqetësim, ekzistencën e tij. Përhapja e shpejtë e nCoV-2019 – më shumë se 4500 raste të konfirmuara, përfshirë të paktën 106 vdekje, që prej mëngjesit të së martës, dhe shifrat do të jenë rritur deri në kohën kur të keni lexuar këtë artikull – është befasuese, por jo e paparashikueshme. Që virusi doli nga një kafshë, ndoshta një lakuriq nate, mbase pasi të ketë kaluar nëpërmjet një krijese tjetër, mund të duket drithërues, megjithatë nuk është aspak befasues për shkencëtarët që studiojnë këto gjëra.
Një shkencëtare e tillë është Zheng-Li Shi, e Institutit të Virologjisë në Vuhan, një autore kryesore e draft studimit (ende i pashqyrtuar nga kolegët dhe deri më tani i disponueshëm vetëm në versionin para botimit) e cila i dha nCoV-2019, identitetin dhe emrin. Ishte zonja Shi dhe bashkëpunëtorët e saj që, në vitin 2005, treguan se patogjeni SARS ishte një virus lakuriqi nate, i cili ishte përhapur te njerëzit. Zonja Shi dhe kolegët e saj kanë qenë duke gjurmuar koronaviruse tek lakuriqët e natës që nga ajo kohë, duke paralajmëruar se disa prej tyre janë unikë, në aftësinë e tyre për të shkaktuar pandemi njerëzore.
Në një dokument të vitit 2017, ata përcaktojnë sesi, pas gati pesë vitesh të mbledhjes së mostrave të fekaleve nga lakuriqët e natës në shpellën Yunnan, ata kishin gjetur koronaviruse në individë të shumtë të katër specieve të ndryshme të lakuriqëve, duke përfshirë një të quajtur lakuriqi patkua. Gjenoma e këtij virusi, kanë thënë zonja Shi dhe kolegët e saj, është 96 përqind identik me virusin e Vuhanit, që kohët e fundit është gjetur edhe te njerëzit. Dhe ata të dy përbëjnë një çift të dallueshëm nga të gjithë koronaviruset e njohura, përfshirë atë që shkakton SARS. Në këtë kuptim, nCoV-2019 është i ri – dhe ndoshta edhe më i rrezikshëm për njerëzit, sesa koronaviruset e tjerë.
Them “ndoshta” sepse deri më tani, jo vetëm që nuk e dimë se sa i rrezikshëm është, por as nuk mund ta dimë. Përhapjet e sëmundjeve të reja virale janë si topat e çelikut në një makinë “pinball”. Në fund të fundit, gjithçka varet nga 11 goditjet rastësore që pësojnë topat, që ne përpiqemi të mos i lejojmë të futen në gropa.
Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance, një organizatë private kërkimore me qendër në Nju Jork, që përqendrohet në lidhjet midis shëndetit njerëzor dhe kafshëve të egra, është një nga partnerët e zonjës Shi prej një kohe të gjatë. “Ne kemi ngritur flamurin e kuq mbi këto viruse për 15 vjet me radhë,” më tha ai të premten, pa e fshehur një zhgënjim të lehtë. “Që nga SARS.” Ai ishte një bashkëautor i studimit të vitit 2005 për lakuriqët e natës dhe SARS, dhe përsëri i studimit të vitit 2017 për koronaviruset e shumta, të ngjashme me SARS, në shpellën Yunnan.
  1. Daszak më tha që, gjatë këtij studimi të dytë, ekipi në terren mori mostra gjaku nga dy mijë njerëz nga Yunnani, rreth 400 prej të cilëve jetonin afër shpellës. Afërsisht 3 përqind e tyre bartnin antitrupa kundër koronaviruseve të lidhura me SARS.
“Ne nuk e dimë nëse ata u sëmurën. Ne nuk e dimë nëse ata ishin të ekspozuar kur ishin fëmijë apo të rritur”, tha z. Daszak. “Por ajo që na tregon është se këto viruse po bëjnë kërcim, në mënyrë të përsëritur, nga lakuriqët e natës, te njerëzit”. Me fjalë të tjera, kjo emergjencë në Vuhan, nuk është një ngjarje e re. Eshtë pjesë e një sekuence emergjencash të lidhura, që shtrihet përsëri në të kaluarën dhe do të shtrihet përpara në të ardhmen, për sa kohë që rrethanat aktuale vazhdojnë.
Kështu që, kur të keni mbaruar së merakosuri për këtë pandemi, filloni të merakoseni për tjetrën. Ose bëni diçka për rrethanat aktuale.
Rrethanat aktuale përfshijnë një tregti të rrezikshme në jetën e egër për ushqim, me zinxhirë furnizimesh që shtrihen nëpër Azi, Afrikë dhe në një masë më të vogël, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Ajo tregti tani është e jashtëligjshme në Kinë, mbi një bazë të përkohshme; por ajo ishte e jashtëligjshme edhe gjatë shpërthimit të SARS, pastaj u lejua të rifillojë – me lakuriqë nate, breshka, minj bambush, shumë lloje zogjsh dhe kafshësh të tjera të grumbulluara së bashku në tregje të tilla si ai në Vuhan.
Rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu 7.6 miliardë njerëz të uritur: disa prej tyre të varfëruar dhe të në kërkim të dëshpëruar për proteina; disa të pasur dhe vanitozë, dhe në gjendje për të udhëtuar në çdo rrugë të mundshme, me aeroplan. Këta faktorë janë të paprecedentë në planetin Tokë: Ne e dimë nga të dhënat fosile, në mungesë të provave, se asnjë kafshë me trup të madh nuk ka qenë kurrë aq e bollshme sa njerëzit sot, lëre më kaq efektive në shterimin e burimeve. Dhe një pasojë e këtij bollëku, kësaj fuqie pra, si dhe trazirat ekologjike që vijnë si pasojë e tyre, janë shkëmbimet virale në rritje – së pari nga kafshët te njeriu, pastaj nga njeriu te njeriu, ndonjëherë në një shkallë pandemike.
Ne pushtojmë pyje tropikale dhe peizazhe të tjera të egra, të cilat strehojnë kaq shumë lloje kafshësh dhe bimësh – dhe brenda atyre krijesave, kaq shumë viruse të panjohura. Ne presim pemët; ne i vrasim kafshët ose i fusim në kafaz dhe i dërgojmë në treg. Ne prishim ekosistemet dhe shkundim viruset, duke i çliruar nga habitatet e tyre natyrorë. Kur kjo ndodh, ata kanë nevojë për një pritës të ri. Shpesh, ne jemi ai pritës.
Lista e viruseve të tilla që shfaqen te njerëzit është e gjatë: Machupo, Bolivi, 1961; Marburg, Gjermani, 1967; Ebola, Zaire dhe Sudan, 1976; H.I.V., i njohur në Nju Jork dhe Kaliforni, , 1981; një formë e Hantas (i njohur tani si Sin Nombre), jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, 1993; Hendra, Australi, 1994; gripi i shpendëve, Hong Kong, 1997; Nipah, Malajzi, 1998; Nili Perëndimor, Nju Jork, 1999; SARS, Kinë, 2002-2003; MERS, Arabia Saudite, 2012; Ebola përsëri, Afrika Perëndimore, 2014. Dhe kjo është vetëm një përzgjedhje. Tani kemi nCoV-2019, goditja më e fundit.
Rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu burokratë që gënjejnë dhe fshehin lajme të këqija, dhe zyrtarë të zgjedhur që mburren para turmës për prerjen e pyjeve për të krijuar vende pune, në industrinë e drurit dhe bujqësi, ose për shkurtimin e buxheteve për shëndetin publik dhe kërkimin. Distanca nga Vuhani ose Amazona në Paris, Toronto ose Uashington është e shkurtër për disa viruse, e matur në orë, duke pasur parasysh sa mirë mund të “hipin” brenda pasagjerëve të aeroplanit. Dhe nëse mendoni se financimi i emergjencës së pandemisë është i kushtueshëm, prisni derisa të shihni koston përfundimtare të nCoV-2019.
Për fat të mirë, rrethanat aktuale përfshijnë gjithashtu shkencëtarë të shkëlqyer, të përkushtuar dhe specialistë të reagimit kundër pandemive – të tillë ka të shumtë në Institutin Vuhan të Virologjisë, EcoHealth Alliance, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (C.D.C.), C.D.C kineze. dhe shumë institucione të tjera. Këta janë personat që hyjnë në shpellat e lakuriqëve, kënetat dhe laboratorët e sigurisë së lartë, shpesh duke rrezikuar jetën e tyre, për të nxjerrë jashtë feçe dhe gjak, dhe prova të tjera të çmuara për të studiuar sekuencat gjenomike dhe t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore.
Ndërsa numri i rasteve të nCoV-2019 është rritur, dhe numri i vdekjeve bashkë me të, një tregues, shkalla e fatalitetit të rasteve, ka mbetur mjaft e qëndrueshme deri më tani: nën 3 përqind. Që nga e marta, më pak se tre nga 100 raste të konfirmuara kishin vdekur. Ky është relativisht fat i mirë – më keq sesa për shumicën e llojeve të gripit, më mirë sesa për SARS.
Ky fat i mirë mund të mos zgjasë. Askush nuk e di se ku do të shkojë topi në makinën e pinballit. Katër ditë nga sot, numri i rasteve mund të jetë në dhjetëra mijëra. Gjashtë muaj nga sot, pneumonia Vuhan mund të rikthehet në një kujtim. Ose jo.
Ne përballemi me dy sfida vdekjeprurëse, në një afat të shkurtër dhe afat të gjatë. Në afat të shkurtër: Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, me inteligjencë, qetësi dhe një angazhim të plotë të burimeve, për të përmirësuar dhe shuar këtë shpërthim të nCoV-2019 para se të bëhet, siç mundet të ndodhë, një pandemi globale shkatërruese. Në afat të gjatë: Ne duhet të kujtojmë, që nCoV-2019 nuk ishte një ngjarje e re apo një fatkeqësi që na ndodhi. Ishte – është – pjesë e një modeli zgjedhjesh që jemi duke bërë ne njerëzit.
David Quammen është një autor dhe gazetar, librat e të cilit përfshijnë “Infeksionet e Kafshëve dhe Pandemia Tjetër e Njeriut”. / Nju Jork Tajms – Bota.al
 
Po bëhet nami me këtë virusin. Kina po bën çmos që të mos dalë informacioni jashtë por situata është shumë e rëndë.
Një zonë e madhe në Kinë është në karantinë e rrethuar me ushtarë me kallashnikovë. Madje po i kyçin njerëzit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre
 
Po bëhet nami me këtë virusin. Kina po bën çmos që të mos dalë informacioni jashtë por situata është shumë e rëndë.
Një zonë e madhe në Kinë është në karantinë e rrethuar me ushtarë me kallashnikovë. Madje po i kyçin njerëzit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre
Kjo gjë më habit shumë, dhe lë vend për shumë dyshime.
 
Një lajmë interesant në lidhje me nga erdhi covid-19 thuhet se shkaktari për këtë virus qenka një gjitarë i quajtur Luwak . Këtu duam të përmendim se kafeja me e shtrenjte ne bote "prodhohet" nga kjo kafshe, gjë që ndikoi edhe në shpërndarjen e covid-19.
Ska lidhje fare. Gjithnjë e më shumë po dalin fakte dhe shumica thotë se ka dalë nga laboratori, duke vërtetuar versionin e parë.
 
Anallim loje!

Më në fund po e pranojnë që korona pothuajse mori fund.
90% të rasteve që janë pozitivë as që kanë nevojë të karantinohen.
Nuk e di sesa kohë do e zgjasin, por vetë statistikat po tregojnë se mbi 90% të njerëzve që dalin pozitiv pothuajse nuk kanë fare virus në trupin e tyre.
Pra vetë mjekësia por provon se karantina nuk ishte aspak e domosdosme.

Madje CDC në Amerikë i ndyshoi numrat pa bërë zë, (edhe pse kjo gjë u diktua më pas) duke thën se vetëm 6% të të gjitha vdekjeve kishin lidhje me covid-19. Pra i gjithë sistemi i Dr. Faupit dhe Dr. Biks që bindi Trampin të mbyllte shtetin parashikonte mbi 2.2 milionë vdekje.
Tjetër bashkëpunëtor në këtë është dhe Organizata Botërore e Shëndetit ku krysharlatanin që e kanë si drejtor thoshte se vdekshmëria qe 34%.

:dead:
 
Nje loje tallese per te gjithe popujt nga qeverite e tyre e do vazhdojne te masakrojne ekonomine dhe njerezit vet me propagande te shpifur e statistika fake. Tani duan te nderhyjne edhe tek femijet neper shkolla kjo eshte e pafalshme per kedo qe e lejon.
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
cmi.jpg
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top