E di ku qendron e bukura, qe cdo anomali e sistemit qe ndodh, gjithmone do ndodh ne Amerike lol nuk e mohoj ekzistencen e qenieve qe jane jasht orbites tone, pasi jane nxjerre aq konfuzione e triollogjira
ku cdo gje eshte e mundshme dhe e pamundura nuk ekziston.
Ps. Jemi duke pritur ufot ne quality 4K
@Exp ose ndryshe mos ti nxjerrin fare..

Unë absolutisht nuk besoj se ka jashtëtokësorë. Më parë kam qenë pak më i hapur se ndoshta edhe mund ekzistonte mundësia të kishte por besoj se është e kotë pasi vetëm tym ka dhe asnjë fakt.
Çështja për mua nuk është ka apo jo por kujt i intereson që njerëzit të besojnë që ka qenie jashtë Tokës?
Një arsyetim idiot që e kam dëgjuar në shumë vende është "është shumë egoiste të mendojmë se vetëm ne në Tokë ekzistojmë në gjithë universin".
Mirë pra unë e pranon rrezikun dhe të akuzohem si egoist, ata që jsnë altruistë le të besojnë tek qeniet antropoide me koka bretkocash po të duan...
Për mua këto janë teorira të pabaza njëlloj siç është teoria e evolucionit, që ne ishim majmunë e pastaj u bëmë njerëz. Prit që për 5 a 6 dekada do fillojnë ta japin ufologji në orën e biologjisë dhe astronomisë, ndërsa Harri Poter dhe Lordin e Unazave në orën e historisë. Siç po venë punët nuk është çudi fare....
Në Evropë kur shtetet dhe kishat ishin bashkë, kishat kishin një farë përgjegjësie çfarë iu mësohet nxënësve në shkolla dhe nuk kishte shans që këto brroçkulla t'ju mësoheshin fëmijëve, por pas ndikimit të kulturës revolucionare marksiste kishën e përzunë dhe vendin e saj e zuri "morali" marksist dhe pseudoshkenca. Teoria e evolucionit tani konsiderohet ligj dhe kanun. pse të mos shtojmë edhe Star Trek, janë në njëjtin zhanër, fantazi.
Me këto teorira njerëzia po tallej kur doli, ka ardhur koha të tallemi përsëri tani...
Nëse shpjegimi i krijimit të botës nga Zoti nuk lejohet, atëherë pse lejohet teoria e majmunit dhe bing bangut. (Qënka e saktë kjo me pak llaf. dmth kjo i bie të jetë shkencë! Zero fakte dhe prova veç hamëndësime sepse kështu na pëlqen)
Unë të gjitha këto pikë së pari i shikoj si vegla që përdoren për të përçarë, manipuluar dhe kontrolluar njerëzit. Gjithashtu për globalistët ka edhe një arsye, globalistët janë në luftë me vetë Zotin, qëllimi parësor i tyre përhapja e ateizmit. Tani mesa duket duan të bëjnë prapë kullën e babelit dhe të bëhemi të gjithë një racë...
Si fillim fare, nuk ka rëndësi fare se çfarë besimi fetar ke, po je ateist, je de fakto marksit. Prandaj ai që beson te evolucioni nuk beson te Zoti, ai që beson te ufot nuk beson te Zoti e kështu me radhë... 100 vite para, shumica e shkencëtarëve, mjekëve, inxhinierëve, gjykatësve etj besonin se ekzistonte një Zot që na gjykon. Dhe kjo kishte ndikim sesi ata vepron, tek integriteti dhe ndershmëria e tyre. Tani kemi një "arritje të madhe" që shumica e këtyre shkencëtarëve, mjekëve, inxhinierëve, gjykatësve janë pa Zot.
(Madje të shohin vrëngër po të jesh besimtar dhe shkencëtar...)
Nga i marrin këta njerëz vlerat, mjafton vetëm betimi i hipokratit, mjafton vetëm kushtetuta?
Këtu i kemi parë sesi veprojnë me qindra mjekë (ateistë e marksitë) që e kanë bërë këtë betim.
Po ashtu këta gjykatës dhe inxhinierë se çfarë bëjnë. Dhe në fund shkenca e cila u demaskua krejt më 2020 (kuptohet për ata që kanë sy!)
Por ufot, Ka një ide se çfarë ndodhë, Ufot=(objektet fluturuese të paidentifikuara) mund të ekzistojnë, por kjo nuk do të thotë kurrsesi se nuk janë krijime nga njerëzit. Madje edhe për ata që në Amrikë betohen se kanë patur eksperienca me qënie jashtëtokësore, nuk është e thënë se gënjejnë. Shërbimet sekret madje edhe dip stejt dihet se bën shumë lloj eksperimentimesh me njerëz, i drogojnë me lloj lloj drogërash të forta, të cilat mund të të ndyshojnë personalitetin në mënyrë të parevokueshme, (psh ajovaska) dhe mund t'ju dalin të maskuar në salla operimi dhe ata të mendojnë sikur janë në ndonjë planet tjetër dhe më pas e mbajnë në gjumë për nja ca ditë iu bëjnë sugjestion dhe lavazh truri dhe i çojnë fshehurazi në shtëpi ku perzoni zgjohet dhe nuk di ça bëhet.
Dhe pastaj kur vjen disi në vete ka një histori për të treguar...
Kjo është një përgjigje shumë herë më e besueshme se ato që thuhen.