Marrëdhënie Greqi-Turqi nuk ka qenë pothuajse asnjëherë miqësore politikisht, por duket se kohët e fundit gjërat po dalin jashtë kontrollit. A mendoni se do kemi ndonjë konflikt këtë vit?
Një artikull Politico duket se është vërtet shqetësues.
Turqia është problem sido që të jetë puna,
1. Po të jesh kundra një Turqie të fortë ajo ka për t'u shpërbërë në disa shtete, ka për të patur lufte, destabilitet, refugjatë, trazira ekonomike per rajonin dhe gjithë Evropën (ndoshta ky eshte programi i fuqive globaliste) ky nuk është një skenar i mirë edhe pse nuk përjashtohet të ndodhë në këtë shekull.
2. Një Turqi e fortë gjithmonë ka për të kërcënuar Greqinë dhe shumicën e shteteve me të cilat ka kufi madje edhe Rusinë. Turqia ka qenë gjithnjë antigreke, anti Evropë që nga zanafilla e saj, paçka se do të futet ne BE. Gjermaninë nga ana tjetër e ka gjetur belaja se ka nja 5 milionë turq emigriantë atje të cilet kanë të drejtë vote. Ne 1974
Turqia sulmoi dhe pushtoi pothuajse gjymen e Qipros dhe askush nuk i tha gjë, madje edhe sot edhe pse shumë vetë nuk e dinë, ekziston
Republika Turke e Qipros Veriore kuptohet që këtë republike të paligjshme vetëm Turqia e ka njohur por megjithatë ajo mban peng si tokat si dhe jetët të njerëzve.
A mendoni se do kemi ndonjë konflikt këtë vit?
Pyetja nuk është a do ketë konflikt, por kur ka për të ndodhur?
Kjo është një media e majtë, liberale të cilat shumë herë nuk duhet marrë për bazë pasi këta ecin sipas axhendës së tyre.