Puna për pastrimin e pasurimin e mëtejshëm të gjuhës letrare mbështetet në kriteret shkencore që përcaktohen në platformën e veçantë, e cila u miratua nga Komisioni i përhershëm për këtë qëllim (shih nr. 1 të revistës “Gjuha jonë”. Duke u nisur nga kjo platformë, grupi i punës do të mbështetet në veprimtarinë e tij sidomos në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980) e në Kartotekën e Leksikut të Shqipes si edhe në studimet nga fushat e ndryshme të gjuhësisë e në kartotekat e veçanta pranë Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë.