ë-ja

Exp

Kalorës
Shkronja ë është një shkronjat më të përdorura të gjuhës shqipe. Është e veçantë pasi jo çdo gjuhë e ka këtë tingull dhe jo të gjithë mund ta shqiptojnë lehtësisht.
Nga 41066 fjalët e fjalorit të shqipes gërma ë ndodhet në 18223 fjalë ose 44% e të gjitha fjalëve.
6449 fjalë mbarojnë me ë ose 15% e të gjitha fjalëve.
Megjithatë është shumë interesante se vetëm 53 fjalë fillojnë me ë ose 0,13%
E çfarë pastaj do të thoni ju

Çfarë është akoma më interesante është se fjalët që fillojnë me Ë ndahen në katër grup-fjalësh
ëmbël, ëndërr, ënjt dhe ënda. Pra shumica e fjalëve që fillojnë me ë (87% e tyre) kanë lidhje me to, kemi
23 fjalë për ëmbël 43.3%
14 fjalë për ëndërr 26.4%
5 fjalë për ënjt 9.4%
4 fjalë për ëndë 7.5%

pra kur një fjalë fillon me ë në shqip ajo ka lidhje ose me ëmbëlsinë ose me ëndrrat me ënjtjen ose ëndën.
 
e megjithatë siç mund ta dini mirë ka shumë rëndësi sesi statistikat interpretohen
fjala që përdoret më shumë dhe që fillon me ë është fjala është sepse është folje bazë dhe folje ndihmëse
madje është një nga fjalët më të përdorura në gjuhën shqipe e cila kap të paktën 20çen më të përdorur.

ps:
(tani sapo u përmend tri herë)
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top