Vjershë e vjetër shqiptare - Imzot, mos më lerë pa kafe

Exp

Kalorës
Vjersha më e vjetër shqiptare në shkrim arab është një lutje humoristike për kafenë, që mban datën 1725, dhe është shkruar nga Muçi Zade, djali i Muçit, për të cilin dihet se ka qenë plak kur e ka shkruar.

myxhizatë - mrekullitë
mubareq - i uruar; i bekuar
meleq - engjëll
ism - emër
gafur - përdëllyes
gjynahe - mëkate
meshhur - i famshëm

Për sa rrëfejnë myxhizatë,
për shenjtërit që janë vatë,
mos më le bë iftar thatë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!

Për hyrmet të Fatimesë,
për të mirët e Mejremesë,
mos më lerë me lëng t’armesë,
Imzot, mos më lerë pa kahve!
……………………….
Imzot, mos më le dë kujdes,
bë iftar me mjaltë pa pekmes,
O imzot, pej teje shpresë … !
Imzot, mos më lerë pa kave!

Dë këtë muaj mubareq,
falna gjynahet se jemi pleq,
për gjithë sa janë meleq,
Imzot, mos më lerë pa kave!

Për ismitë që je Gafur,
për Muhamednë q’është meshhur,
mos më lerë po me bullgur … !
Imzot, mos më lerë pa kave.

Lutiu Zotit Muçi Zade,
se heq bari shumë derde,
se s’ka as pilaf as zerde,
Imzot, mos më lerë pa kave!
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top