Mua më pëlqen domain dhe më duket çudi nëse e keni blerë tani. Si domain më duket i vjetër dhe ndoshta e kam frekuentuar në fillimet e mia, por mungesa e internetit në shtëpi për kohë të gjatë bëri që t'i harroja shumë forume.
E kam thënë unë ti i ke fiksim ato që mbarojnë me .net
Projekti Shqipopedia eshte ndryshe sepse te jep te drejten ty e kujdo tjeter te promovosh forumin tend gje qe ne forume te tjera jo nuk lejohet po vendoset ne black list per te mbrojtur anetaret lol , isha ne dijeni qe po krijohej dicka e re qe te mblidhte te pakenaqurit e netedy.com dhe te fv.al
Gjithsesi mua me duket pak pa sens qe anetaret te rregjistrohen nga nje forum ne tjetrin sepse i bie te riperserin veten..
Po pra, ky mubabet ka ekzistuar që me fillimin e forumeve. Ca anëtarë kur krijuan forumet e tyre filluan rekrutimet nga forumet kryesore, duke iu dërguar mesazhe personave aktivë. Dhe bllokimi i reklamave apo këtyre personazheve ishte një farë mbrojtjeje, ose të paktën ashtu u mendua se për një farë kohe funksionoi.
Ka persona kë kanë dëshirë të shkruajnë dhe bisedojnë për tema të ndryshme, dhe këta janë të vefshëm për cilindo forum. Por me të vërtetë ne nuk kemi as kohën, as nerva të rrimë edhe të merremi me makinacione të tilla, është e lodhshme. Nëse një person me vlerë nuk do të regjistrohet, ndoshta ne duhet të rrisim edhe më shumë cilësinë tonë që ta tërheqim jo të rrimë t'i lutemi, por ai të ketë dëshirë edhe qejf të na bashkohet.
Ndoshta arsyeja që mendojmë kështu është edhe fakti se forumi nuk është qëllimi ynë kryesor, por plotësues.
Mendoj se kjo që do them tani e përmbledh më saktë filozofinë tonë.
Do të ikësh? -Mirë. Do të rrish? -Akoma më mirë.
Fokusi ynë nuk jan forumet e tjera dhe anëtarët, por nuk ndalojmë askënd të regjistrohet apo përjashtojmë askënd deri në momentin që thyen ato pak rregulla që kemi vendosur.
Unë jam vizitor i rregullt i këtij forumi packa që jam regjistruar për të postuar forumin edhe këtë e kam cituar në prezantim gjithashtu kam marrë leje.
Po pra. Është ideja e monopolit në këtë mes. Shumë veta mendojnë se meqënëse kanë 10 anëtarë aktivë kanë monopolin e internetit.
Asnjëri nuk ka atë monopol. Madje nga rrjetet sociale shtetet më të vogla janë më të dëmtuara nga të gjitha. Pasi gjithë ai trafik, gjithë ai materjal i vlefshëm shqip jo vetëm që nuk është lehtë i aksesueshëm por është i publikuar në platforma të huaja, dhe dëmin e ka interneti shqiptar.
Kur një person shkruan një postim më vlerë apo një fotografi në një status në facebook. Ajo u pa nga 24 shokët e tij edhe iku u harrua përgjithmonë, është e vështirë ta gjesh...
Prandaj mendoj se bashkëpunimi është më i mirë se izolimi. Rrjetet sociale janë armiku kryesor i faqeve dhe forumeve shqiptare, jo rivaliteti ynë i papërfillshëm.