Forumi.net nje tjeter forum shqiptar.

Forum interesant. Diçka më kujton si emër, por po shikoj që qenka i ri. Trego ndonjë info më tepër rreth domain dhe projektit në përgjithësi.
Përshëndetje
Emri u zgjodh rastësisht kërkuar dicka të shkurtër. Nuk është se ka ndonjë kuptim. Teorikisht dhe praktikisht është forum anonim, pa emër po që synimi është shum më tepër se cka duket.
Diskutimi rreth forumit ka kohë që është bërë por kjo pandemia sikur na frymëzoi për ta filluar.

Projekti në përgjithësi nuk ofron asgjë më shumë se forumi shqipopedia. Ajo c'ka duam të bëjmë ndryshe është debati, informacioni, bisedimi, opinioni.
 
Suksese. Interneti dhe shoqëria shqiptare ka nevojë për forume dhe faqe pozitive...
Pra ty @Siar i bie të të kemi si tip ambasadori këtu.
Faleminderit, e kam cituar në fillim të prezantimit. Unë jam aty ku shoh dicka me vlerë, të bukur dhe të pastër. Për këtë ju përgëzova.
 
Përshëndetje
Emri u zgjodh rastësisht kërkuar dicka të shkurtër. Nuk është se ka ndonjë kuptim. Teorikisht dhe praktikisht është forum anonim, pa emër po që synimi është shum më tepër se cka duket.
Diskutimi rreth forumit ka kohë që është bërë por kjo pandemia sikur na frymëzoi për ta filluar.

Projekti në përgjithësi nuk ofron asgjë më shumë se forumi shqipopedia. Ajo c'ka duam të bëjmë ndryshe është debati, informacioni, bisedimi, opinioni.
Mua më pëlqen domain dhe më duket çudi nëse e keni blerë tani. Si domain më duket i vjetër dhe ndoshta e kam frekuentuar në fillimet e mia, por mungesa e internetit në shtëpi për kohë të gjatë bëri që t'i harroja shumë forume.
 
Projekti në përgjithësi nuk ofron asgjë më shumë se forumi shqipopedia.

Projekti Shqipopedia eshte ndryshe sepse te jep te drejten ty e kujdo tjeter te promovosh forumin tend gje qe ne forume te tjera jo nuk lejohet po vendoset ne black list per te mbrojtur anetaret lol , isha ne dijeni qe po krijohej dicka e re qe te mblidhte te pakenaqurit e netedy.com dhe te fv.al

Gjithsesi mua me duket pak pa sens qe anetaret te rregjistrohen nga nje forum ne tjetrin sepse i bie te riperserin veten..
 
E vleresoj mendimin tënd packa se nuk më interesojnë pakënaqesitë e njerëzve.

Fokusi ynë nuk jan forumet e tjera dhe anëtarët, por nuk ndalojmë askënd të regjistrohet apo përjashtojmë askënd deri në momentin që thyen ato pak rregulla që kemi vendosur.

Unë jam vizitor i rregullt i këtij forumi packa që jam regjistruar për të postuar forumin edhe këtë e kam cituar në prezantim gjithashtu kam marrë leje.

Nëse ke dicka për të shkruar përsa i përket asaj c'ka kam prezantuar unë je i mirëpritur, nëse do ta kthesh këtë postim në debat forumesh atëherë je i lutur mos komentosh më.
 
Jo nuk ishte qellimi im debati pasi po bej shume kohe qe nuk merem me me ate pjese. Thjesht mora nje shembull nga x forume qe kam hasur, gjithsesi juve ju ecte mbare.
 
Mua më pëlqen domain dhe më duket çudi nëse e keni blerë tani. Si domain më duket i vjetër dhe ndoshta e kam frekuentuar në fillimet e mia, por mungesa e internetit në shtëpi për kohë të gjatë bëri që t'i harroja shumë forume.

E kam thënë unë ti i ke fiksim ato që mbarojnë me .net :cwl:

Projekti Shqipopedia eshte ndryshe sepse te jep te drejten ty e kujdo tjeter te promovosh forumin tend gje qe ne forume te tjera jo nuk lejohet po vendoset ne black list per te mbrojtur anetaret lol , isha ne dijeni qe po krijohej dicka e re qe te mblidhte te pakenaqurit e netedy.com dhe te fv.al

Gjithsesi mua me duket pak pa sens qe anetaret te rregjistrohen nga nje forum ne tjetrin sepse i bie te riperserin veten..

Po pra, ky mubabet ka ekzistuar që me fillimin e forumeve. Ca anëtarë kur krijuan forumet e tyre filluan rekrutimet nga forumet kryesore, duke iu dërguar mesazhe personave aktivë. Dhe bllokimi i reklamave apo këtyre personazheve ishte një farë mbrojtjeje, ose të paktën ashtu u mendua se për një farë kohe funksionoi.

Ka persona kë kanë dëshirë të shkruajnë dhe bisedojnë për tema të ndryshme, dhe këta janë të vefshëm për cilindo forum. Por me të vërtetë ne nuk kemi as kohën, as nerva të rrimë edhe të merremi me makinacione të tilla, është e lodhshme. Nëse një person me vlerë nuk do të regjistrohet, ndoshta ne duhet të rrisim edhe më shumë cilësinë tonë që ta tërheqim jo të rrimë t'i lutemi, por ai të ketë dëshirë edhe qejf të na bashkohet.
Ndoshta arsyeja që mendojmë kështu është edhe fakti se forumi nuk është qëllimi ynë kryesor, por plotësues.

Mendoj se kjo që do them tani e përmbledh më saktë filozofinë tonë.
Do të ikësh? -Mirë. Do të rrish? -Akoma më mirë.

Fokusi ynë nuk jan forumet e tjera dhe anëtarët, por nuk ndalojmë askënd të regjistrohet apo përjashtojmë askënd deri në momentin që thyen ato pak rregulla që kemi vendosur.

Unë jam vizitor i rregullt i këtij forumi packa që jam regjistruar për të postuar forumin edhe këtë e kam cituar në prezantim gjithashtu kam marrë leje.

Po pra. Është ideja e monopolit në këtë mes. Shumë veta mendojnë se meqënëse kanë 10 anëtarë aktivë kanë monopolin e internetit.
Asnjëri nuk ka atë monopol. Madje nga rrjetet sociale shtetet më të vogla janë më të dëmtuara nga të gjitha. Pasi gjithë ai trafik, gjithë ai materjal i vlefshëm shqip jo vetëm që nuk është lehtë i aksesueshëm por është i publikuar në platforma të huaja, dhe dëmin e ka interneti shqiptar.
Kur një person shkruan një postim më vlerë apo një fotografi në një status në facebook. Ajo u pa nga 24 shokët e tij edhe iku u harrua përgjithmonë, është e vështirë ta gjesh...
Prandaj mendoj se bashkëpunimi është më i mirë se izolimi. Rrjetet sociale janë armiku kryesor i faqeve dhe forumeve shqiptare, jo rivaliteti ynë i papërfillshëm.
 
Rregullimi fundit:
Nje pyetje kisha une perkthimin e ke bere ne menyre manuale sepse eshte bere vertet nje pune e mire, se @Shefi ketu ka lene ca gjera manget :facepalm::giggle:
 
Online jane shume madje edhe ky, po themi se sa aktivitet e shikueshmeri ka..

Atë e kemi thënë njëherë. Forumet kanë shumë pak aktivitet.
Po çfarë prisni të ndodhë, aq njerëz janë, aq është interesi, forumet nuk janë më në modë
çdo faqe, grup apo dhe profil në fejbuk shërben si forum më vete
plus komentet në faqet e gazetave apo videove në jutub nuk ka ç'të ngelë më për të tjerët.
E kemi thënë se cilët forume kanë aktivitet, ndërsa përsa iu përket vizitorëve dhe shikueshmërisë
prapë numër një është FSH paçka se atje ka rënë aktiviteti i anëtarëve.
Madje tani kanë filluar bëjnë ca postime se ishte nja dy vjet që nuk pipëtinte njeri
kishte bërë poshnjari dhe exp ca postime, (e merrnin dhe ndonjë backlink me atë rast)
dhe për muaj të tërë nuk shikojë këmbë njeriu.

Ndryshimi bazë i forumeve me rrjetet sociale është se personi është epiqendra në një rrjet social,
ndërsa në forum ti je pjesë e një komuniteti. Kjo gjë në dukje mund të duket e vogël por me kalimin e kohës
dalin në pah shumë gjëra dhe se ku të çojnë ato, thënë shkurt forumet janë më pozitive nga ç'duken
dhe rrjetet sociale më negative nga ç'duken....
 
Me vjen mire qe e ke vene re levizjen e FSH sepse do mare nje ndryshim radikal kete vit, me sa kam lexuar :clapping: kishte vite qe ishte ashtu po duhet te ndryshoje.

Sa i perket blacklink po ashtu kam bere edhe une, e do vazhdoj ta mbeshtes kete forum. :worried::tmi::laugh:
 
Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top