Fushatë reklamimi në fb 2

Oferta eshte qesharake pasi mua me thote pasi te sponsorizosh 20 dollar te jepet bonus 10 dollar plus, ku eshte bujaria e facebook-ut ne kete rast?
 
Oferta skadon per 24 ore, shefo.
Lërë të skadojë.
Per mendimin tim, te thuash qe do merrem me kripto, eshte njesoj si me lujt bixhoz.

Atë them edhe unë pra, është mirë me lujt bixhoz duke marrë 20$ në kriptovalutë sepse e ke një shans ti shtosh,
sesa t'ja japës Cukerbergut dhe qaji ato pare pastaj.

(kur reklamon për me shit noj gja, hade mo edhe hedh edhe pret. Por të reklamosh që të marrësh anëtarë nuk ka ndonjë ndryshim konkret për ne.)

Oferta eshte qesharake pasi mua me thote pasi te sponsorizosh 20 dollar te jepet bonus 10 dollar plus, ku eshte bujaria e facebook-ut ne kete rast?
Ça oferta janë këto,? Kot! E hap çezmën e trafikut ai për 15 minuta dhe të bëri nder aq të madh sa s'ka më.
Madje edhe këto ofertat nuk është se janë tamam oferta, dmth ata nuk na japin shërbim pa pagesë apo ulje të konsiderueshme. I marrin diku tjetër ata ato pare.

Kur adsense të vjedh lekët kur të dëbon nga programi, nuk ka rëndësi sesa mijëra euro apo dollarë janë, nuk ke kujt t'i ankohesh sepse nuk është se ke ndonjë kontratë. Ike, puthu me Milon! Gjasme ato para iu kthehen klientëve që u dëmtuan. Ça dëmtimi kishin klientët? Impresione të rreme nuk bën dot se të kap skripti, madje as klikime. Atëherë mos vallë iu kthehen paratë klientëve të cilët gjithsesi e morën shërbimin, apo iu duhet shërbyer klientëve dyfish sepse guglli është yxhymer i madh?
Jo guglli e di shumë mirë se klienti për atë që pagoi e mori shërbimin. Kështuqë pasi penalizon publikuesit, bën ca ''bamirësi'' dhe oferta me paratë që vidhen. Kështu që edhe tërheq apo mban klientët por edhe dollaro nuk humbet për këtë punë. Plus që duke eleminuar ca publikues rritet edhe CPC-ja dhe CPM-ja, sepse krasitja stimulon rritjen. Të njëjtën gjë po bën edhe me jutubin, përzë nga programi publikues, ata që janë brenda programit fitojnë edhe më shumë sepse ulet konkurrenca.
 
Lërë të skadojë.

Nuk po insistoj, you know.

Atë them edhe unë pra, është mirë me lujt bixhoz duke marrë 20$ në kriptovalutë sepse e ke një shans ti shtosh,
sesa t'ja japës Cukerbergut dhe qaji ato pare pastaj.

(kur reklamon për me shit noj gja, hade mo edhe hedh edhe pret. Por të reklamosh që të marrësh anëtarë nuk ka ndonjë ndryshim konkret për ne.)

Tashi hodhe poshte miliona modele biznesi qe nxjerrin leke me thase me kete menyre.
Pothuajse te gjitha modelet e biznesit kane nje "client acquisition cost". Te mos them TE GJITHA. Kete e paguan ose ne kohe, ose ne para. Pick one.

Nuk ke cfare te shesesh? Ok, kjo eshte ceshtje qe shtrohet per diskutim. tha.
 
Jo nuk i hedh poshtë aspak, ashtu siç thua janë.
Nëse aspekti financiar i krejt faqes do rregullohej nuk besoj se ka njeri problem me atë gjë. Nëse përveç asaj do kishte edhe të ardhura ekstra aq më mirë, nëse do fitohej për të siguru jetesën dhe me vënë ca dëngje mënjanë akoma dhe më mirë. Dhe ç'është e vërteta të gjitha këto janë të mundshme dhe të realizueshme.

Jam shumë dakort gjithashtu se pagesa bëhet ose me kohë ose me para, këto kemi diskutuar dhe këtu, fatkeqësisht nuk kemi aq njërën as tjetrën.

Shqipopedia kishte edhe një portal në një subdomain /ekonomia/ pikërisht për këtë por përderisa ishim shtrirë ca si shumë dhe nuk po bëhej gjë andej por edhe ne nuk po merreshim shumë me të, çfarë duhej ruajtur u ruajt dhe e mbyllëm. Por nëse ka ardhur koha mund ta rihapim dhe ta rikonceptojmë.

Ta them unë ku bëhej reklama më i mirë, që tani nuk bëhet më se ua mbyllën.. Reklamën më të mirë (ndoshta) dhe më të lirë e bëhej tek faqja e fesjbukut e Jetaoshqef. I pagoje ata 50€ apo sa e kishin tarifën për një link që postonin dhe vërshonin vizitorët.

Pastaj, askush nuk iua heq zotësinë gugllit dhe fesjbukut meritat për reklamime, po pse ti dëshiron të mbështesësh ata globalistë dhe nuk mbëshet tregun vendas. Të jap unë oferta reklamimi ty sa të duash, oferta që nuk i refuzon dot ;) gjithë ai trafik aty rri kot i bie cylës...
 
Back
Top