Humor Shqiptar

Uriel

Ushtar mjeshtër
Dy femra njihen tek stacioni i autobuzit dhe diskutojnë për bijat e tyre.
Dy femra njihen tek stacioni i autobuzit dhe diskutojnë për bijat e tyre.​
Thotë njëra:​
«Vajza ime është 25 vjeçe.​
Para 3 vjetësh kishte lidhje me një avokat të pasur që kishte Porsche…​
Në fejesën e saj bëmë një festë çtë të them…madhështore!​
çtë të them muzikë, orkestër, shumë njerëz!…. por brenda muajit u ndanë.​
Më pas u lidh me një doktor me Ferrari. Ai kishte më shumë para…​
U fejuan dhe bënë një aheng që zgjati 3 ditë.​
Por nuk zgjati. Për 2 muaj u nda dhe nga ai.​
Më vone u martua me një politikan.​
çtë të them… lekë me bollëk… Bëj hesap kur u martuan bëmë një festë që u shurdhua e gjithë bota….​
Por dhe me atë u ndanë pas një muaji…​
Tani kohët e fundit ka njohur një Drejtor banke…​
Aty të shohësh lekë… Vila, makina…​
Kur u njohën shkuam ta festojmë në klub dhe qerasi gjithë njerzit….​
Por dhe me atë nuk shkojnë mirë ka mundësi të ndahen.​
Por leri të miat aman, ja më thuaj ti… Më thuaj për vajzën tënde.»​
«Ε… çtë të them… dhe e jona bredh, por nuk e festojmë kaq shumë!!!»​
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Nje mace e shtrire per 7 pale qejfe ne trotuar te rruges po tymoste marihuane, perderisa perskaj saj po kalonte nje gjyshe e lagjes.

Gjyshja: Pissssssss mace!
Macja: Yeah gjyshe, PEACE! :cwl::cwl:
 
Një djalë i vogël ishte ulur në park dhe po hante çokollatë.
Hëngri një, hëngri një tjetër, hëngri dhe një tjetër.
Një burrë që ishte ulur pranë tij i tha:
-E di ti që gjithë ato çokollata që hëngre të dëmtojnë dhëmbët?
-Gjyshi im jetoi 120 vjet - u përgjigj djali
- Ngaqë hante çokollatë? - pyeti burri
-Jo, ngaqë shikonte vetëm punën e tij! - u përgjigj djali.
 
  • Haha
Reagimet: Exp
Dìkush me tha nje te bukur, e thash ta ndaja me ju mqse ekziston si teme.

Ne nje diskutim ne parajse, dikush pyet dike:
- Nga se vdiqe?
- Bleva nje sllon, thote ai.
- Aha, vdiqe sepse bere ndonje aksident.
- Jo, jo ngela pa buke.. :lol::lol:
 
Dìkush me tha nje te bukur, e thash ta ndaja me ju mqse ekziston si teme.

Ne nje diskutim ne parajse, dikush pyet dike:
- Nga se vdiqe?
- Bleva nje sllon, thote ai.
- Aha, vdiqe sepse bere ndonje aksident.
- Jo, jo ngela pa buke.. :lol::lol:
Kjo në fakt është mëse e vërtetë.
Më tregonte njëherë një grek që kishte ardhur në Tiranë, kur banonte në një ishull shikonte dy makina identike superlluksoze. Meqënëse ishujt janë relativisht të vegjël, pronarin e njërës makinë e pa njëherë o cili ishte një bos biznesmen me prona e punë plot. Makina blind fare dhe ai i veshur spic siç i ka hije një shefi. Njëherë ky rastisi të shikonte atë pronarin tjetër i cili del si garip ma tuta të shkurtra kanatjere dhe shapka, dhe i vajti të pinte një kafe aty ku qe dhe ky. Këtij nuk iu durua dhe zuri të hyjë muhabet, sepse mendoi që ky do ishte ndonjë shef edhe më i madh nga ai tjetri që rri si alabak ngaqë nuk pyet për njeri dhe bën siç ti dojë qejfi. Kur e pyeti ça punë bënte ai i kishte thënë: në ndërtim mo me të shtyrë ku të gjejmë punë. Ishte shqiptar.
 
Bisedë në Evropën Lindore.
-Gjyshja ime lindi në Austri shkoi në shkollë në Çekosllovaki. U martua në Hungari, i lindi fëmijët në Bashkimin Sovjetik dhe vdiq në Ukrainë.
-Kaq shumë udhëtonte ajo?
-Jo. Ajo asnjëherë nuk ka dalë nga qyteti i saj Uzhhorod.
 
Bisedë në Evropën Lindore.
-Gjyshja ime lindi në Austri shkoi në shkollë në Çekosllovaki. U martua në Hungari, i lindi fëmijët në Bashkimin Sovjetik dhe vdiq në Ukrainë.
-Kaq shumë udhëtonte ajo?
-Jo. Ajo asnjëherë nuk ka dalë nga qyteti i saj Uzhhorod.

Dhe që ta paralelizojmë këtë tek ne
-Gjyshi im lindi në Perandorinë Otomane, shkoi në shkollë në Mbretërinë e Serbisë, u martua në Shqipëri, rriti fëmijët në Jugosllavi dhe vdiq në Kosovë.
-Kaq shumë udhëtonte ai?
-Jo. Aj asnjëherë nuk ka dalë nga qyteti i tij Prishtina.
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,507
1,318
Çuçuritje 2022
5,323
271
Çuçuritje 2021
16,691
688
Çuçuritje 2020
6,620
303
Çuçuritje 2019
5,915
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top